Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Territore dhe falje e kriminelëve serbë në këmbim të amnistisë për Hashim Thaçin?!

Forum E enjte, 7 Maj 2020 15:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Enver Bytyçi –
Josep Borrel hoqi mantelin e shefit të Sigurisë dhe Politikave të Jashtme të BE-së dhe veshi veladonin e priftit spanjoll pa ditë më parë kur refuzoi të bëhej më Papë se”Papa” Hashim në raport me marrëveshjen Kosovë-Serbi! Shkurt, u bë palë me politikat që çojnë në ndarjen e Kosovës, kur tha se “Nëse palët duan, atëherë unë nuk mund të bëhem më Papë se Papa”. D.m.th, nëse Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq janë dakord, pse të mos e mbështesë dhe ai shkëmbimin e territoreve dhe ndryshimin e kufijve?! Ai e di se me këtë politikë mbështet projektin për Serbinë e Madhe dhe rritjen e pranisë ruse në Ballkanin Perëndimor.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dhe me këtë logjikë ai shkon në kundërshtim me politikat që ia dikton funksioni që ai kryen në Komisionin Europian. Nga ana tjetër kjo deklaratë e Borrel i ka turbulluar më shumë ujërat dhe ka nxit projektuesit e shkatërrimit të shtetësisë së Kosovës dhe ndarjes së territorit të saj që të marrin kurajo për të punuar më fort në këtë drejtim. Presidenti i Kosovës është më aktivi në këtë drejtim. Me një këmbëngulje prej Herkuli Hashim Thaçi bën çmos që ta realizojë projektin e Aleksandër Vuçiq. Ndaj pa asnjë paralajmërim axhende ia hipën avionit një herë në muaj dhe fluturon për në Amerikë ose kryeqytete e qytete të ndryshme të Europës ku organizohen samite ndërkombëtare e ku bëhet bashkë me presidentin e Serbisë. Siç e kemi vënë re vazhdimisht nga videot dhe fotot e këtyre samiteve, edhe pse aty kanë marrë pjesë personalitete politike të Kosovës, shoqëria dhe aranzhimi i sjelljeve, fjalimeve dhe qëndrimeve të Hashim Thaçit ishin me zotin Vuçiq është i jashtëzakonshëm. Gjithçka dëshmon se Hashim Thaçi është rreshtuar me projektin serb të ndarjes së Kosovës. Këtë fakt ai e ka pohuar në mënyrë të vazhdueshme gjithashtu gojarisht.

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 7 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 8 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 13 orësh

Dhe ajo çfarë është më e trishtueshme ka të bëjë me faktin se Thaçi është investuar për kompromis me Serbinë, duke këmbyer territore me qëllim që t’i shpëtojë Gjykatës Speciale të Hagës dhe krimeve që ka kryer ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Ne e dimë tashmë se kjo gjykatë u ngrit me vendim të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, si dhe me këmbënguljen e miqve e partnerëve të fuqishëm të Kosovës, pas akuzave të Dick Marty ndaj zotit Thaçi. Për t’i shpëtuar gjykatës presidenti i Kosovës vendosi që t’i japë territore të vendit të tij, Serbisë. Ndërkohë Serbia që të përfitonte më shumë nga kërkesa e Hashim Thaçit për zhbërjen e Gjykatës dhe amnistinë e tij si i akuzuar për krime gjakftohta, këmbënguli që edhe Kosova të japë amnisti për krimet serbe kundër njerëzimit në Kosovë. Kësisoj presidenti i Kosovës në këmbim të jetës dhe mazhit të tij i ka ofruar Beogradit jo vetëm territore, por edhe faljen e kriminelëve serbë, të cilët shkaktuan në Kosovë 13000 të masakruar, plus mbi 2000 të tjerë të zhdukur, si dhe 20 mijë të përdhunuar. Ai ka shpreh gatishmërinë e tij që të falë gjithashtu miliarda euro dëme materiale të Serbisë në Kosovë. Dhe për ta realizuar këtë projekt anti-shtet, anti-pavarësi, anti-Kosovë, anti-shqiptar, Hashim Thaçi ka mundur t’u bëjë presion gjithnjë më të shtuar kundërshtarëve të idesë serbe të ndarjes në Prishtinë e në Tiranë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në Prishtinë ai mundi ta shndërrojë kreun e LDK-së në një vegël qorre në shërbim të tij. Ka mundur me forma të ndryshme të neutralizojë (dua të jem gabim për këtë) Ramush Haradinajn. Dhe mundi ta rrëzojë nga pushteti legjitim kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Vjosa Osmanit i vjen radha pas kryeministrit, nëse ajo do të rezistojë! Në Tiranë Thaçi duket se i ka josh disa politikanë kryesorë që të paktën të heshtin e të mos reagojnë fuqishëm kundër projektit serbo-rus për ndarjen e Kosovës. Përjashtim bën vetëm Sali Berisha! E të gjitha këto i ka arrit përmes shpifjeve të vazhdueshme te partnerët ndërkombëtarë, sidomos ata amerikanë. Madje deri aty sa të gjithë kundërshtarët e idesë së ndërrimit të kufijve t’i konsiderojë si “antiamerikanë”! Trysnia e Thaçit ndaj politikanëve kundërshtues ka funksionuar me ndihmën e Beogradit dhe Moskës. Fushatën që ai udhëheq për projektin e Serbisë së Madhe e sponsorizon Beogradi në forma të ndryshme, me para, kontakte, përçimin e opinioneve dhe ideve të përbashkëta në kanalet diplomatike e jo diplomatike, përmes miqësive të dyanshme etj. Asnjë hap diplomatik i presidentit të Kosovës në këto tri vitet e fundit nuk është hedh pa sponsorizimin në forma të ndryshme të Beogradit dhe Moskës. Madje edhe Edi Rama ka kontribute të mëdha sponsorizimi prej miliona eurosh në këtë fushatë anti-kombëtare! Edi Rama për momentin ka zgjedhur të heshtë, por sapo peshorja të anojë nga ideja e ndarjes së Kosovës, do të zgërdheshet, duke i sfiduar shqiptarët me pyetjen frenuese: “A ju thashë”? Borrell e di se projekti Thaçi-Vuçiq është është projekt i dy presidentëve dhe kryeministrit të Shqipërisë.

Ai i njeh në detaje aktorët e realizimit të projektit, ashtu siç njeh edhe regjisorët, skenaristët dhe sponsorët e tij. Jo pak herë Borrell ka sulmuar nga zyrat e qeverisë së Beogradit Kosovën, i sponsorizuar nga Ivica Daçiç. Tashmë në Bruksel duket se ka ndërruar lëkurën, për zakonin nuk e ka harruar! Sepse shefi i Politikave të Jashtme evropiane e di edhe faktin se 90 përqind e popullsisë dhe e politikanëve në Kosovë janë kundër këtij projekti shkatërrues për shtetin dhe për rajonin. Mos e thashtë Zoti që edhe Borrell të punojë, njësoj si Mogherini, për interesat ruse e serbe e ruse në Bashkimin Europian, kur paguhet për të kundërtën e kësaj! Megjithatë, ai ka të drejtë kur thotë se “nuk mund të bëhet më Papë se Papa”, sepse edhe Hashim Thaçi paguhet e është pasuruar me gjakun e qytetarëve të Kosovës për t’i shërbyer interesave të Serbisë dhe të Rusisë në Kosovë!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.