The Economist: Ja si mund të çarmatoset Koreja e Veriut

Prej dekadash fuqitë e mëdha janë përpjekur të marrin sa më shumë informacion të jetë e mundur mbi predhat dhe bombat bërthamore të Koresë së Veriut. Por historia ka treguar se pavarësisht marrëveshjeve, koreano-veriorët gjithnjë kanë gënjyer dhe tradhtuar atëherë kur më pak pritej. Kim Jong Un dhe Donald Trump së fundmi patën takimin e famshëm dhe në media shfaqen vazhdimisht si dy lidera që shkojnë më së miri bashkë, por duhet konsideruar fakti që “Njeriu i Raketave”, siç e quan edhe Trump, mund të dalë nga fjala e tij sërish. Frymëzuar nga takimi i fundit që Sekretari  i Shtetit Mike Pompeo pati në Pyongyang, prestigjiozja The Economist ka publikuar disa këshilla nga vëzhguesit e CIA-s si të arrihet çarmatosja reale e Koresë së Veriut.

Kërkesat bazë:

1 Një deklaratë bindëse. Është e ditur që Koreja e Veriut kërkon të nxjerrë më shumë uran dhe të zgjerojë një nga fabrikat e saj të predhave. Tashmë koreano-veriorët duhet të mendohen dy herë përpara se të veprojnë sepse informacionet që dihen janë më shumë nga ç’mendojnë ata.

Swiss Digital Desktop Reklama

2 Organizim më i mirë i vijës së parë mbrojtëse. Ata duhet ta bëjnë lëvizjen e parë, të hapin inspektimet dhe të ndalojnë nxjerrjen e uranit nga toka. Heqja dorë nga mbrojtja si në rastin e Libisë nuk është ide e mirë. Çmontimin e armëve bërthamore Koreja e Veriut me siguri do ta marrë me përtesë dhe do të duhen disa muaj. Asnjë sanksion nuk duhet të shpërbëhet deri në përfundim të programit dhe reagimi duhet të jetë i menjëhershëm në rast devijimi nga misioni. Duhet qartësuar që kur Trump tha se është “ok” që Kina po zbut mbrojtjen, ai nënkuptonte që nuk është aspak “ok”.

Swiss Digital Mobile Reklama

3 Përfshirja e qeverive të tjera. Meqë jemi te Kina: duhet të jetë pjesë e marrëveshjes. Meqë bëhet fjalë për zhdukjen e armëve bërthamore, të pesta fuqitë e autorizuara për prodhimin e armëve bërthamore duhet të bien dakort. Koreja e Veriut duhet të jetë gjithashtu pjese marrëveshjes dhe Japonia mos të mbetet jasht.

4 Verifikimi. Të gjithë u treguan të shpejtë për t’ja mbyllur gojën gazetarit që evidentoi se marrëveshja e Singaporit nuk përfshiu verifikimin. Në fakt verifikimi është një pikë kyçe. Duhet të jetë më rigoroze se marrëveshja e çarmatosjes në Iran, dhe duhet të përfshijë monitorim të vazhdueshëm që urani mos të nxirret më nga toka. Duhet më shumë përfshirje se në Iran: qasje në fabrikat e predhave dhe facilitetet e ushtrisë.

5 Kleçkat. Një shanc i vogël është që pasardhësit e e dinastisë Kim në të ardhmën të mos e shkatërrojnë Seulin dhe Los Anxhelos, por të bëhen pjesë e ekonomisë botërore. Përfitimet do të ishin të jashtëzakonshme. Por sigurisht, koreano-veriorët duan më shumë: “një garanci sigurie”. Me siguri e kanë fjalën për heqjen e mbrojtjes së Koresë së Jugut dhe tërheqjen e 28,000 trupave.

6 Më e shenjta e të shenjtave. Le ta pranojmë. Gjasat janë që Koresë së Veriut t’i hapen dyert e të gjithë botës ndërsa ata ende do vazhdojnë ta ruajnë si të shenjtë programin bërthamor. Pas të gjithash, është pjesë e kushtetutës së tyre. Në këtë rast, skenari më i mirë që mund të imagjinohet është një regjim i fortë që e tkurr në maksimum arsenalin e saj./Opinion.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?