
Nga Aleksandër Biberaj
29 vite më parë, drejtuesit më të lartë politikë të 12 vendeve të Komunitetit Europian vendosën që ta shndërrojnë Komunitetin Europian në Bashkim Europian.
Duke nënshkruar Traktatin e Mastrihtit ata morën përgjegjësitë në kushtet e reja të krijuara pas përmbysjes së komunizmit, duke i hapur rrugën kështu zgjerimit të BE-së nëpërmjet anëtarësimit të vendeve ish-komuniste.
Ky ishte një zhvillim shumë pozitiv, pasi iu tregonte vendeve ish-komuniste, popujve të shtypur nga diktaturat komuniste se sakrificat e tyre për liri dhe demokraci nuk kishin shkuar dëm, dhe se ëndrrat e tyre për një Europë të Bashkuar mund të bëheshin realitet.
Edhe Shqipëria e filloi me shumë shpresë, besim dhe entuziazëm rrugëtimin drejt BE-së që në vitin 1992 me fitoren e demokracisë, dhe deri në vitin 1996 eci shumë mirë duke qenë ndër vendet e para të Europës Jug-Lindore për kryerjen e reformave përkrah Hungarisë, Çekisë dhe Polonisë.
Po të kishim vazhduar me atë ritëm dhe sukses reformash do të ishim anëtarësuar që në vitin 2004 kur u anëtarësuan 10 vende ish-komuniste. Fatkeqësisht ngjarjet e viteve 1996-1997 na kthyen 20 vite pas, dhe që nga ajo kohë deri sot vendi sorollatet në dyert e BE-së, herë duke u afruar dhe herë duke u larguar prej saj.
Qeverisjet e majta e kanë pasur shumë defekt integrimin e Shqipërisë në BE, sa kohë ishte Fatos Nano në periudhën 1997-2005 vendi nuk e fitoi dot Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ndërkohë që qeverisja e PD-së e mori direkt sapo erdhi në pushtet në vitin 2005 falë reformave të suksesshme.
Fatkeqësisht si me modelin e Fatos Nanos, prej 8 vitesh Shqipëria nën drejtimin e Edi Ramës dhe sektit të rilindjes po rrëshqet çdo ditë e më poshtë duke iu larguar BE-së me synimin e Edi Ramës për ta çuar vendin drejt lindjes turko-arabe, por orientimi ynë mbetet ai euro-atlantik.
Një ndër detyrat dhe sfidat kryesore të qeverisë së PD-së dhe opozitës së pas 25 prillit është edhe integrimi dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE, për të cilën ekzistojnë të gjitha kushtet dhe mundësitë, mjafton një vullnet i fortë politik të cilin Lulzim Basha e ka, dhe kryerja e reformave të suksesshme.
Lulzim Basha do të jetë kryeministri që do të anëtarësojë Shqipërinë në BE!
