Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:01 Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s Agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se Alice Huang, e lidhur me ish-drejtorin e Nvidia-s Jensen Huang, kishte kontakte me Ministrinë e Sigurisë Shtetërore të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Trekëndëshi Rilindas për shqiptarët

Forum E mërkurë, 18 Dhjetor 2019 12:26
Trekëndëshi Rilindas për shqiptarët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Dritan Kaba

Nuk është paketa ligjore ndaj medias më e keqja dhe me diktatorialja. Nuk është kjo paketë ajo që kufizon lirinë e të shkruarit apo të bërit lajm! Nuk është kjo paketë, që të detyron të mbyllin gojën, sytë edhe veshët, mikrofonat apo objektivët e kamerave, gazetarët. Nuk është kjo paketë që po e kthen vendin në diktaturë! E keqja fillon tek një qeveri që ka ardhur në pushtet me votat e blera nga bandat e krimit të organizuar, nga votat e blera nga klientët e PPP super korruptive. Kemi një qeverisje të zezë, kriminale, të paaftë, të kapur, arrogante, që po bën gjithçka për të mbajtur një pushtet të dalë nga krimi dhe jo nga vota e lirë!

Edi, si Makbethi zhytet nga një krim në tjetrin. Nga një gjak në tjetrin. Nga një PPP, në tjetrën edhe më të keqe edhe më korruptive. Reagimi i mbrëmshëm i OSBE e bën edhe më të qartë që vendi ynë fatkeqësisht po përdoret si një epruvetë për eksperimentet e një grupi që do të rrijë në pushtet pa vota, e një establishmenti që është kthyer në një llum kënete në institucione të tillë edhe si OSBE. Në atë institucion nuk është se nuk ka njerëz të vërtetë që të bardhës i thonë të bardhë dhe të zezës të zezë, siç është znj. Glover dhe ekipi i saj, që hartuan raportin e fundit të votimeve moniste për pushtetin lokal. Me atë raport kjo qeveri jo nuk duhej të merrte në mënyrën më qesharake drejtimin e OSBE, por duhej të ishte nën akuzë të qartë nga vetë autoritetet e OSBE.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Qëndrimi i zyrtarëve të OSBE ndaj gjestit rrugaçëror të ambasadorit Borchardt drejtuar grave shqiptare, është shumë më i turpshëm se qëndrimi ndaj kësaj pakete ligjore! Nëse media atëherë do e ngrinte me forcë dhe do e kundërshtonte këtë qëndrim të zyrtareve të OSBE ndoshta nuk do ishin sot para këtij fakti të rëndë për profesionin e tyre! Por shumë nga mediat u mjaftuan me transmetimin e gjestit të shëmtuar të Borchardt. Ky ambasador i mbrojtjes së trafikut të drogës, i zgjedhjeve të vjedhura dhe të blera, i mbulimit të korrupsionit të frikshëm, i “hareshëm” me zyrtarët shqiptarë është pasqyra më e qartë e llumit kënetor ku gjendet OSBE sot.
Qershia mbi tortë, për këtë organizëm, është kryesimi i tij nga vendi, i cili është kanali kryesor i trafikut të drogës në Evropë dhe i pastrimit të parave. Këto fakte duhen për të kuptuar kush është OSBE sot.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky ligj nuk është i vetëm. Ai paraprihet fillimisht me ndryshimet e ligjit të koncesioneve në 2014, ku u ligjërua mohimi i konkurrencës dhe garës, vjedhja me kontratë dhe korrupsioni gjigand u vesh me parzmore ligjore.
Ky ligj mostër u pasua me një tjetër reformë false me qëllime të qarta politike me përkrahjen më të gjerë të mundshme të ndërkombëtarëve siç quhet reforma në drejtësi, që për mua është një kapje kriminale e gjyqësorit përmes akteve ligjore të paprecedenta. Sot shqiptaret “gëzojnë” një prokurori memece, të kapur tërësisht, që realisht është burimi i gjithë kësaj “fuqie” i qeverisë rilindase! Kemi tre institucione “të reja” KLP, KLGJ dhe KED që drejtohen nga drejtues të zgjedhur jo vetëm në mënyrë të paligjshme por edhe të pamoralshme.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Në institucionet e KLP dhe KLGJ me shumë se gjysma e anëtarëve janë kundërshtuar edhe nga ndërkombëtarët, por pas kundërshtimit ata ranë në qetësi, nuk u ndjenë më duke rënë me shumë kënaqësi në llumin kënetor të qeverisë së Rilindjes. Sot vendi është pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese. Por pas procesit të përzgjedhjes së kandidaturave të para të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe pas zgjedhjes në mënyrë antiligjore e inspektorit të përgjithshëm të KED, nuk kam asnjë besim tek këto institucione drejtësie. Më bën çudi edhe heshtja e ndërkombëtarëve “shqiptarë” rreth këtij emërimi më saktë se zgjedhjeje apo gare vlerash. Metani është caktuar nga rilindasit në këtë detyrë bashkë me miratimin e ligjit, ndaj e bllokuan zgjedhjen e inspektorit për dy vite me radhë.

Pas kapjes së plotë të ekonomisë, sistemit të drejtësisë, natyrisht do i vinte radha edhe medias së pa kapur. Kështu këtu nuk ka asnjë çudi. Sot Rilindasit përmbyllën trekëndëshin e tyre të Bermudës, ate te varjes ne litar apo mbyllen Shqiperine e ktheyn plotësisht në kentë, për shqiptarët: me vënien në kontroll me anë të ligjeve të ekonomisë, drejtësisë dhe medias! Pa ekonomi të lirë, me një drejtësi tërësisht të kapur, me një media nën kërcënim, shqiptarët kanë dy rrugë para tyre, atë të emigrimit masiv ose të marrin vetë fatet në dorë.
Sot është dita kur edhe opozita të bëjë të qartë qëndrimin e saj deri diku të dyzuar ndaj këtyre “ndërkombëtarëve” pa asnjë kompleks.

Sot një qëndrim realist ndaj tyre është një rreze drite për shqiptarët e thjeshtë. Sot opozita nuk duhet të ketë asnjë kompleks përballë ndërkombëtarëve të llumit kënetor. Është kjo opozitë që rrëzoi sistemin komunist, të etërve, të të bijve që janë sot në pushtet. Është kjo opozitë, që futi Shqipërinë në NATO kur bijtë e etërve ulërinin kundër anëtarësimit të saj. Është kjo opozitë që liberalizoi lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Edhe këto arritje u bënë me reforma, jo me lobingje të ndyra me zhapikë kënetash! Sot shqiptarët, nga opozita, duan garanci që nuk do vazhdojnë të jenë kavie laboratori të globalistëve, por zot në vendin e tyre. Sot shqiptarët duan shpresë, duan dinjitet, duan ndryshim! Sot nga opozita shqiptarët duan garanci reale dhe të qarta, jo premtime elektorale! Sot opozita duhet ta bëjë, ndryshe nesër është vonë, shumë vonë!

Etiketat e lidhura

Dritan Kabaedi ramaPaketa antishpifje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Para 10 minutash

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 32 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 40 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.