Urrejtja e popullit

Nga Agim Jazaj –
Hapja ligjore e fushatës elektorale në qarkun e Vlorës, befasoi gjithë ata që e panë me syt e arsyes dhe të zemrës edhe për skenarin e mirëmenduar dhe aq me art i realizuar!
Organizatorët, Drejtuesit e fushatës dhe gjithë kandidatët për Deputet të PD, të shoqëruar nga mbështetja dhe dashamirësia masive e qytetarisë vlonjate, u prezantuan dhe njëkohësisht u betuan përpara varrit të themeluesit të shtetit Shqiptar Ismail Qemali.
Kurorat me lule të organizatorëve, shoqëruar edhe nga këngëtar të grupeve labe dhe kandidatët për deputet, u vendosën te varri i themeluesit të shtetit Shqiptar, për të rithemeluar shtetin e rrënuar nga “Rilindja” e Rivdekjes!
“Në Serbi gjenden dy rrugë të quajtura njera me emrin e Esat Pash Toptani, tjetra me emrin e Koçi Xoxes dhe pritet rruga e tretë, me emrin Edi Rama”- tha ndër të tjera drejtuesi i fushatës të PD z. Bujar Leskaj- nga sheshi i Flamurit.
Marshimi i fitores, nisur nga sheshi i Flamurit, ka marë rrugët dhe sokakët, në çdo lagje, rrugicë, në çdo vatër vlonjate, në çdo cep të qarkut që nga; Konispoli e deri në Selenicën- Triumfuese, kudo në çdo vatër shqiptare e shpirt shqiptarie!
Bashkia e Labëri- Selenicës me kordinatorin e saj Përparim Shametaj, burri i zgjedhur me dorë dhe i sprovuari në beteja, ka marë bekimin e zgjedhësve, të cilët dijnë të zgjedhin me votën e arsyes, bij që përligjin votën, së bashku me ekipin e tij solidar dhe të përkushtuar, kanë organizuar takime me zgjedhësit, të mbetura dhe të shënuar fortë në kujtesën njerëzore.
Takimet kudo në gjithë hartën organizuar dhe mbështetur edhe nga Shezai Balilaj, kryetari i degës së PD- Selenicë, si dhe nga grupi mbështetës: Klevis Beko, Xhuljo Maraj, etj!
I tillë ishtë dhe takimi triumfal, organizuar nga FRPD Selenicë, ku energjia djaloshare dhe çupërore çmojnë dhe shohin përtej moshës së tyre, ndjejnë rënkimën dhe mallkimin e prindërve, të moshatarëve që kanë mbetur të vetmuar nga politika e mallkuar!
Marshimi i nisur nëpër rrugët e Lumit të Vlorës, deri në Amantian e lashtë, ka ringjallur shpresat e shpresëvrarëve nga organizatorët dhe promotorët: Krenar Shoraj, Lelo Maraj, Enerik Imamaj, Qerim Hodaj, Gëzim Hysenaj, Ervin Dalipaj, Fatmir Shametaj, Agim Hyskaj, Alvaro Zeneli, Armando Seitaj, etj.
Mbi basamakët shekullor të amfiteatrit “Amantia”, është ulur edhe aktori i madh Bujar Asqeriu, sikur reciton dhe apelon me vargjet- Klithma të poetit- qiellor, birit të kësaj ane; Ali Asllani:

Sidomos ju dredharak,
ju me buzët aq të nxira,
Ju dinak ju shushunja,
ju gjahëtar në errësira!

Vlonjatët presin edhe birin e tjetër me rrënjë vlonjate; Neritan Liçaj te Sheshi i Flamurit, në Amantian e lashtë, në Drashovicë, kudo në Labëri, Selenicë…presin dhe kërkojnë jo thjeshtë: Ndryshimin e Pushtetit, po Transformimin, Emancipimin, Shërimin, Shërbimin, Përgjegjësimin, Ndëshkimin dhe Shënjtërimin e Pushtetit!
Vuajtja dhe Mallkimi më i madh në jetë janë: Urrejta e Popullit!
Të largojmë të keqen që ka pllakosur vendin, jo të largohemi nga e keqja, të vazhdojë rrënimin, shëmtimin e vendit tonë të bekuar nga Zoti, të mallkur dhe të shëmtuar nga robi?!…

SHKARKO APP