Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Vajtimi pa zë i Shqipërisë dhe buzëqeshja zhurmëmadhe keqqeverisëse”

Forum E hënë, 1 Mars 2021 11:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Nga Ardit Gjinali –
Shqipëria vajton për fshatin e zbrazur, qytetin e përçudnuar dhe shtetin e shkatërruar nga gllabërimi i kthetrave të pushtetit…..Shqipëria vajton dhe pushteti qesh me vajin e së tillës…qesh pambarim duke e përplasur të tillën buzëqeshje në fytyrën e përlotur të Shqipërisë së shumë-vuajtur….pushteti imponon dhe përcjell përmes fuqisë së propagandës së të njëjtit secilën sjellje përfshirë dhe buzëqeshjen duke prezantuar lotët e vuajtjes si të tillë gëzimi….gëzimi dhe hareja pushtet-mbajtëse që kumbon me zhumë të madhe për të mundur thirrjen e padëgjuar qëllimshëm së qytetarit të pamundur, braktisur, gënjyer që është fytyra e një Shqipërie të drobitur dhe të sëmurë që është degdisur në tunelin e errësirës autokratike….Shqipëria kërkon dritën…thërret ndryshimin dhe kërkon një besim dhe shpresë të re, gjithashtu.
Qytetari vuan dhe Shqipëria vajton në heshtje të tillën vuajtje që do ta shprehte piskama e revoltës së sinqertë…..vajtim pa zë, por me një shpirt asfare të humbur nga përdhuna dhe ofensiva e hordhisë sunduese që tenton të mbulojë secilën gjurmë pozitive të së shkuarës përmes shfaqjes së një realiteti të rremë…..vajtimi i Shqipërisë së shkretuar është dhimbja për vuajtjen që shkakton largimin qytetar dhe shpopullimin kombëtar, gjithshtu. Shqipëria vajton zbrazëtinë dhe qetësinë e gënjeshtërt që sjell boshllëku i heshtjes njerëzore;- nuk është heshtja njerëzore që dëshmon miratimin e së keqes pavarësisht interpretimit si i tilli miratim nga vetë e keqja; nuk është heshtja njerëzore si dëshmi e një harmonie shoqërore ku secili fluks shoqëror përshtatet me të tillin status dhe të tillat pritshmëri; nuk është heshtja njerëzore e një besimi ndaj shtet-pushtetit në shpresën e gënjeshtërt të ndryshimit të sjelljes politike të të këtillit pushtet; – heshtje njerëzore e zbrazëtisë sepse njeriu….qytetari është larguar për shkak të kalvarit të mundësive të vjedhura në një vend që sundohet….mundësi e vjedhur nga rendi sundues për të dobësuar individin e lirë dhe për të uzurpuar jo vetëm shpirtin e të tillit, por të ardhmen e një vendi dhe shoqërie, gjithashtu. Shqiptari i zakonshëm vuan nën zgjedhën keqqeverisëse, e tilla që rreket të përmbushë nënshtrimin e të njëjtit përmes dorës së zgjatur të djallëzizë kinse ndihmuese që ofron diçka-në nga shumëçka-ja e fshehur në kalendat proçeduriale që serviren si zbatueshmëri e ligjit; i tilli ligj që shndërrohet në instrument të jetësimit të sundimit; ligj i hartuar nga sejmenët e shtet-pushtetit , miratuar nga ansambli i paligjshmërisë dhe zbatuar nga secilin segment institucional i vendosur nën thundrrën e sundimtarit.
25 Prilli është dita dhe data për të mos heshtur dhe për të hedhur tutje frikën që buron nga kërcënimi i shtet-pushtetit ndaj segmenteve të ndryshme të shoqërisë; është dita për të shpaguar secilën vuajtje, lot, pamundësi të stisur dhe për të reaguar dhe ndëshkuar politikisht në heshtje, por me vendosmërinë për të nisur një erë të re ndryshimi në vend; dita qytetare për të kthyer qytetin tek qytetarët dhe për ti kthyer Shqipërisë nderin e vjedhur dhe fytyrën e rrëmbyer nga ansambli mëkatar keqqeverisës. 25 Prilli është dita për të kthyer shpresën përmes një ndryshimi thelbësor dhe të qënësishëm për një Shqipëri me normalitet të kthyer përmes një qeverie dhe Kryeministri normal, gjithashtu. 25 Prilli thërret për një bashkim të madh për të mundësuar një fillim të ri i mbrujtur në një besim të ri. Bashkë sepse ka ende shpresë….

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 2 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 2 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 3 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 3 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 11 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 6 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 13 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.