Veliaj iu përgjigjet kritikëve: Unë kam ecur vetë duke bërë edhe kamarierin, po edhe fadromistin
“Gara jonë nuk është me s’nuksat e 8 viteve, por është me standardin që kemi krijuar”.
Kështu u shpreh ministri Erion Veliaj, në një fjalim të gjatë në çeljen e Panairit të Punës në Pallatin e Kongreseve.
Veliaj tha se gara për punësimin është me veten, me standardin që kanë krijuar në këto një vit e gjysëm, dhe jo me s-nuksat e 8 viteve, që sipas Veliaj dinë të thonë vetëm “nuk”:
"Kam një porosi për ata që do të marrë stafetën e ministrisë së Mirqënies Sociale dhe Rinisë: Gara jonë nuk është mes s’nuk-sat e 8 viteve që ikën, gara jonë është me këtë panair me standardin që kemi krijuar deri tani, me zyrat e punësimit, me fondin e punësimit dhe ne këtë garë e kemi me veten tonë", tha Veliaj.
Ai iu përgjigj edhe kritikave, se ka ecur falë mbështetjes së Ramës në politikë:
"Unë punën e parë nuk e kam pasur minister as drejtues.
Punën e parë e kam pasur edhe kamarier, edhe shitës ambulant, edhe fadromist për të hequr borën kur isha student dhe më vjen mirë që në këtë panari ka të rinj që besojnë te fabula e njerëzve që bëhen vetë, sesa si ai drejtori i portokallisë, i cili në fakt është një pardoi dhe jo një shembull suksesi që është në pritje që drejtorillëku ti vijë nga qelli.
Të rinjtë që nuk i bëjnë bisht punës, që punojnë në hoteleri turizëm, që punojnë në call center, fason, banke edhe kombani sikurimesh, dua ti them vetëm nëj fjalë; Respekt, Respekt!"