Vetëm ligji i hashashit, shkarkon Klement Zgurin
Sipas ligjit të shtetit (neni 18 i Kodit Zgjedhor), kryetari dhe anëtarët e KQZ shkarkohen pa ju mbaruar mandati në rrethana tepër të veçanta. Shkarkohet për arsye se janë sëmurë, bien në burg, japin dorëheqje, vdes, kryen veprimtari politike apo dëmton funksionimin e KQZ.
Që shkarkimi të bëhet nga Kuvendi, sipas nenit 18 të Kodit Zgjedhor duhet që 4 anëtarë të KQZ të formulojnë një propozim. Pa këtë propozim Kuvendi nuk shkarkon dot asnjë anëtar as kryetar të KQZ.
Nga ana tjetër nuk ka ligj që të ndëshkojë kryetarin apo anëtarin për vendime që i merr apo nuk i merr një organ kolegjial. Po të ekzistonte ky ligj, Edi Rama duhet të ishte shkarkuar çdo javë për ato që bën ai dhe qeveria e tij! Ky është ligji i shtetit!
Ligji i hashashit ka rregulla të tjera! Te ligji i hashashit funksionon hakmarrja jo arësyeja! Funksionon llogjika e të fortit jo forca e llogjikës! Te ligji i hashashit ka të drejtë Rama! Me këto ligje jo Klementin, po çdo kush që nuk i bindet kapos shkarkohet e shtypet si milingonë!
Prandaj shkarkimi i mundshëm pa 4 votat e KQZ, justifikohet vetëm nga ligji i Hashashit! Ligj i cili ka hedhur në tuç suksesshëm Kushtetutën e ligjet e shtetit, për fat të keq!
Më në fund, por jo për nga rëndësia, nuk mund të mos shpreh se edhe largimi i Denar Bibës nga kryetar ishte i pa ligjshëm! Ajo marrëveshje politike e dy kryetarëve të partive, që nxorri nga fuqia Kushtetutën dhe ligjin e zgjedhjeve, u rrëfeftë!
Por, formalisht të paktën Denari dha dorëheqje dhe zëvendësimi ishte formalisht korrekt me Kodin Zgjedhor.
Në rastin e sotëm nuk respektohet as ky precedent i vetëm para pak muajsh! Ligji i hashashit duket shumë i fortë! Krye i pandehuri nuk njeh ligj tjetër…