VIDEO/ Dalin regjistrimet private të patransmetuara kurrë të Dianës
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=A3OyVhfKtjA” width=”560″ height=”315″]
Dokumentari “Diana: Me fjalët e saj” do të transmetohet në 6 gusht në Channel 4, por ka shkaktuar debate të shumta ende pa dalë në ekran. Ai prezanton princeshën e ndjerë duke folur sinqerisht për çdo aspekt të jetës së saj, duke përfshirë edhe rolin e Camilla Parker Bowles në martesën e saj.
Regjistrimet janë bërë nga viti 1992 deri në 1993-shin nga tekniku i Dianës, Peter Settelen dhe nuk janë transmetuar kurrë në televizionet britanike. Ato përmbajnë të dhëna për jetën private të princeshës që vdiq më 31 gusht 1997.
Dickie Arbiter, ish-zëdhënës i mbretëreshës i tha Sky News: “Është absolutisht e turpshme që këto regjistrime u janë vënë në dispozicion medieve. Duket se paska një specie të parave të përgjakura në qarkullim. “Channel 4” duhet të mëndihet thellësisht dhe jo vetëm për renditjen e shikueshmërisë. Duhet të mendojë edhe për njerëz dhe familje që janë ende gjallë dhe mund të ndihen keq”.
Përmbajtja e këtyre regjistrimeve është konsideruar gjithmonë një çështje e ndjeshme që akuza nuk preferoi t’i përdorë në çështjen kundër mazhordomit mbretëror Paul Burrell që vdiq kohët e fundit.
Rosa Monckton, një nga miket më të mira të Princeshës Diana duhet tu jepeshin princave dhe nuk duhet të transmetoheshin. Në një intervistë për “The Guardian” ajo tha: “Ato nuk i përkasin opinionit publik. Është një tradhti e jetës së saj private dhe familjes së saj. Sigurisht nuk mendoj se duhet të transmetohen”.
(Rosa Monckton)
Autori Ingrid Seward i tha “The Sun”: “Mendoj se çdo stacion TV ka opinionin e tij që merr në diskutim”. Edhe një zëdhënës i Channel 4 mbrojti vendimin e drejtuesve për të transmetuar regjistrimet, citon lapsi.al.
Duke folur për Express.co.uk zëdhënësi u shpreh: “Regjistrimet e bëra nga Peter Settelen nuk janë transmetuar kurrë më parë në TV britanik dhe ato janë një burim historie. E kemi kuruar me kujdes të gjithë materialin filmik të regjistruar. Megjithëse bëhet fjalë për një regjistrim në jetën private, tashmë ai është një çështje publike.
Kështu do t’i japim publikut një histori unike të Dianës që u impenjua të ishte një zë publik, por edhe të tregojë jetën e saj private që kulmoi me intervistën e saj për Panorama.
Ky regjistrim unik i Dianës i jep një zë dhe e vë përballë dhe në qendër të një momenti kur vendi mund të reflektojë për jetën dhe vdekjen e saj.”