VIDEO Presidenti Nishani dhe Ruçi këndojnë labçe

 

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani shfaqet duke kënduar këngën kushtuar Ismail Qemalit pranë kryetarit të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi. Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në mjediset e Institucionit të Presidentit ku ishin të ftuar drejtues të institucioneve, deputetë, përfaqësues të klerit, drejtues të pushtetit vendor etj. Presidenti vlerësoi Ansamblin Folklorik “Çipini”, Vlorë me Titullin “Mjeshtër i Madh” për punën mjeshtërore dhe kontributin e dhënë në fushën e kulturës tradicionale folklorike të trevës së Labërisë.

Presidenti i Republikës vlerësoi gjithashtu me Titullin “Mjeshtër i Madh” z. Golik Jaupi, z. Tomorr Lelo, z. Vendim Kapaj si dhe me Titullin “Naim Frashëri” z. Shyqyri Hysi, z. Nazo Çelaj, znj. Bardha Brahimaj, z. Bexhet Mahmutaj, znj. Katina Rika, z. Idajet Duka.

Gjithashtu Presidenti vuri në dukje besimin e plotë se kënga labe, kënga polifonike, ajo e bregut të Shqipërisë ashtu si edhe trevave të tjera të Shqipërisë, lindje, veriut perëndim në mes shumë dimensioneve, kanë disa dimensione të cilat e tejkalojnë thjesht të qenit art, kulturë sepse “historia na ka mësuar jo vetëm në libra, jo vetëm në gojëdhëna të trashëguara, por edhe në tërë eksp eriencën e gjatë të historisë se nëse ka pasur një element mbizotërues, fondamental, të pazëvendësueshëm, madje kryesor për të ruajtur shumë nga virtytet, parimet, por mbi të gjitha elementet e ekzistencës dhe trashëgimisë sonë ku spikasin mbi të gjitha gjuha, ka qenë pikërisht

kënga, poema e cila në kushtet e pushtimi qindra vjeçar, terrorit, pamundësisë për të organizuar, për të pasur shkollat e gjuhës shqipe,­njofton presidenca.

SHKARKO APP