Videoja e Sokol Ballës, Eni Çobani kërkon me urgjencë një ligj për privatësinë

 

Juristja Eni Çobani e sheh si nevojë emergjente miratimin e një ligji për privatësinë, pas publikimit të videos erotike të gazetarit Sokol Balla. Një ligj, që t’u përgjigjet nevojave të kohës, me zhvillimin e teknologjisë që po ecën me hapa gjigantë. Juristja e emisionit “Shihemi në Gjyq”, pjesë e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, në një intervistë për gazetën Panorama thotë se shkelja e privatësisë po shkatërron familje e karriera të ndërtuara ndër vite.

“Ishte emergjenca për të patur një ligj të fortë kundër vjedhjes së materialeve private dhe publikimit të tyre, me çfarëdolloj përmbajtje qofshin. Duhet ta kthejmë ligjin e “privacy”, në një nga ligjet më frenuese kundër keqpërdorimit të imazhit, të jetës private, të shpifjeve. Duhet ligj i detajuar sepse teknologjia ka avancuar. Vetë evolucioni i ngjarjeve, evolucioni i rrjeteve sociale, i teknikave të përgjimit e spiunimit etj., na detyrojnë për ndryshime ligjore. Interneti po bëhet një shkatërrim sa i përket karrierës dhe personalitetit, spiunimi e përgjimi po ndodh kudo me stilolapsa, ora, vëth, unaza etj., dhe nuk e di me kë po flet. Duke mos e ndarë pjesën e jetës publike me atë private, sot po shkatërrohen familje, po shkatërrohen karriera që janë ngritur me zor ndër vite”, shprehet Çobani.

Përsa i përket videos së drejtuesit të emisionit Top Story, ajo thotë se gjithçka është bërë “në dhomën e personazhit, në privatësinë e tij, pa prezencën e askujt” dhe se “zhvillimet që ndodhin aty janë zgjedhje individuale, që nuk kanë të bëjnë me jetën e askujt tjetër”.

SHKARKO APP