Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 09:03 Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, ka mohuar zërat për një përplasje me Kylian Mbappe, duke konfirmuar se sulmuesi i Real Madridit nuk do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Virusi i politizuar, që merr jetën e shqiptarëve

Forum E mërkurë, 1 Prill 2020 10:29
Virusi i politizuar, që merr jetën e shqiptarëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Aleks Martin Kapllaj
Virusi i politizuar, që merr jetën e shqiptarëve.

Politizimi dhe propaganda, që përdorë Rama, në menaxhimin e situatës së epidemisë në Shqipëri, do të na kushtojnë shumë jetë njerëzish.

Ashtu siç e nënvleftësuan fazën e përgaditjes për të përballuar këtë emergjencë, po me të njëjtën qëndrim papërgjegjshmërie po përballohet situata kur epidemia ka një muaj e gjysëm, që ka hyrë e po përhapet në vendin tonë.

Ashtu siç nuk u mor asnjë masë për të testuar ose për të matur temperaturën e qytetarëve, me qëllim zbulimin e pozitivëve e karantimin e atyre, që vinin nga zonat me rrezik të lartë në Shqipëri, kështu po vazhdohet me mostestimin e sa më shumë shqiptarëve për të zbuluar rastet e infektuar, që përhapin virusin me një shpejtësi të shpejtë, duke i izoluar dhe kuruar ata.

Shumë pak masa mbrojtëse me dispozitivë të përshtatshëm në përballimin e kësaj epidemie për përsonelin mjekësor (dhe testimin për gjurmimin e virusit mes tyre), të cilët në Shqipëri ishin viktimat e para të atyre që janë në frontin e kësaj lufte, duke u bërë edhe përhapësit e virusit në strukturat shendetsore.
Të gjithë epidemiologët dhe virulogët shqiptarë me studime në universitetet më të mirë ndërkombëtarë, kanë theksuar rëndësinë e zbulimit të pozitivëve me anën e testeve jo vetëm atyre me shenja klinike të qarta, por edhe atyre që nuk kanë shenja klinike, siç kërkon edhe protokolli i OBSH-së. Eksperiencën e tyre qeveria Rama e ka injoruar deri sot, duke u mbështetur vetëm në specialistët e politizuar të strukturave e shërbimeve shëndetësore.
Vetë grafiku i numrit të testeve për gjurmimin e virusit si dhe ai i të infektuarve të rinj në Shqipëri, kanë një rritje të sheshtë, që nuk ka asnjë vend tjetër në rajon e në Evropë, por që e ka vetëm Koreja e Jugut dhe Japonia. Pra grafiku, tregon se ka arritur në një nivel të sheshtë, në një kohë kaq të shkurtër, gjë që është e pamundur.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Para 12 orësh
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 22 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Koreja e Jugut e ka një grafik të tillë, sepse ka bërë shumë tampone dhe ka izoluar e kuruar të infektuarit dhe ka ndaluar përhapjen me shpejtësi të virusit, ndërsa në Japoni kanë rritur masat mbrojtëse të mjekëve e personelit shëndetsor.

Mungesa e trasparencës dhe e papërgjegjshmëris së qeverisë Rama, në menaxhimin e emergjencës, do të na kushtojë shumë jetë njerzish dhe do të ketë një çmim të lartë ekonomik, sepse kështu do të zgjatet koha e emergjencës me një sistem prodhues të ndaluar pothuajse në të gjithë sektorët, me përjashtim të sektorëve esenciale jetik të një vendi.

Imperial College of London dhe Medical Facts, kanë bërë disa studime që kanë konfirmuar se pacientët pa shënja klinike kanë qënë përgjegjës kryesor të përhapjes së lartë të virusit sepse nuk kanë shenja dhe lëviznin pa limite, sidomos para mbylljes dhe izolimit të qytetarëve nëpër shtëpi.

Sipas studjuesve të epidemiologjisë, duke u nisur nga viktima e parë në Shqipëri me 11 mars, dhe koha e infektimit të saj ka ndodhur 31 ditë më parë, pra virusi Covid-19, ka hyrë para datës 14 shkurt, para kongresit të Ps, para mitingut të presidentit Meta, para festave 7 e 8 marsit, ku kontaktet e qytetarëve kanë qënë shumë të përqëndruara.

Në shumë vende të Botës si Izraeli dhe Mbretëria e Bashkuar, dhe në disa rajone të Italisë, është përdorë strategjia e mbrotjes të gjithë atyre që kanë sëmundje kronike që koronavirusi i godet më shumë dhe rezultatet kanë qënë shumë të mira.

Mungesa e bashkëpunimit me specialistët dhe ekspertët e epidemiologjisë, virulogjisë, ekonomisë, farmakologjisë e sociologjisë, të organizuar në “Grupin Këshillimor Shkencor” dhe menagjimi i situatës me metoda të improvizuara, duke ngulur këmbë në metodat që thellojnë gabimet e tyre, do të na kushtojnë shumë jetë njerëzish.

Nga sot në Zvicër-shkruan epidemielogu Taulant Muka, të gjithë ata që hyjnë në Spitalin Universitar të Zyriut, do të testohen për koronavirus edhe nëse nuk kanë shenja klinike. “Ne thjesht duam nivelin më të lartë të mundshëm të sigurisë, për pacientët dhe punonjësit”, tha CEO Gregor Zund, atë që duam të gjithë ne që kërkojmë masa mbrojtëse për përsonelin mjekësor dhe gjurmimin e virusit, duke lënë menjëanë show-t dhe propagandat boshe të Ramës dhe ministrave të tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Aleks Martin Kapllaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin
Para 12 minutash

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit
Para 12 minutash

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar
Para 14 minutash

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habita...

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 1 ore

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 18 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.