Vjedhjet më të mëdha bëhen konform ligjit

Nga Artan Fuga

Vjedhjet e mëdha nuk bëhen duke anashkaluar dhe shkelur ligjet në fuqi. Vjedhjet më të mëdha bëhen konform ligjit, i cili legjtimon vjedhjen duke e shndërruar atë në “politika ekonomike”.

Këtu fillon dhe mbaron puna.

Vjedhjet në shkelje të ligjit janë krejt të papërfillshme në krahasim me vjedhjet konform ligjit.

Vjedhja më e madhe është pabarazia pronësore, në të ardhura, në pasuri, në status social, midis shqiptarëve të sotëm e krijuar nga viti në vit, mbi pabarazitë që kishte krijuar tanimë shoqëria totalitare.

Midis atyre që i kanë lënë pa brrekë, i atyre që nuk kanë lekë as të shkojnë një javë me pushime, atyre që nuk mund të blejnë as edhe një palë pantallona jashtë tregtisë të Gabit, atyre që masin çdo lek për të blerë preshë, qepë, domatet e fundit, dhe të nginjurve, diferencat janë si ato midis sheikëve të naftës në Lindje dhe të papunëve të periferive të qyteteve perëndimore.

Të gjitha këto pabarazi kriminale brenda një lagjeje, një qyteti, një shoqërie.

Ka mbaruar sensi i drejtësisë sociale, pra nuk ka vend për drejtësi juridike, sepse drejtësia juridike pa drejtësi sociale, është padrejtësi uluritëse.

Këtë veting bëni në fillim!

I dini ju këto pabarazi kriminale!!!

I boton njeri?

Jo, sepse del ndonjë kapobandë bregalanase dhe konsideron se pabarazitë në kapitalizëm janë të mira dhe duhen shtuar edhe më shumë, dhe se të revoltohesh ndaj tyre është punizëm, populizëm, a kanibalizëm.

Qelbësira!

Kurrë kombi shqiptar nuk ka qenë në gjendje kaq të pabarabartë.

Apo i kanë me meritë!

Nuk përjashtohen biznesmenët e ndershëm. Aspak. Atyre ju qoftë e hajrit!

Por, politikat që bazohen në rritjen stratosferike të barazive ekonomike dhe shoqërore janë kriminale.

Ato zhvasin popullin dhe shkatërrojnë edhe bizneset prodhuese sepse nuk ka blerje.

Kanabizimi rural nuk është asgjë para tyre!

Ata që nuk jetojnë veçse duke rrumbullakosur me uri muajin janë budallenj, dembela, parazitë, të mefshtë, të leshtë!

Po, o mashtruesa po!

SHKARKO APP