Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vjosa Osmani dhe regjimi i Tiranës

Forum E premte, 18 Dhjetor 2020 14:50
Vjosa Osmani dhe regjimi i Tiranës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ilir Levonja –

Shumë njerëz bëjnë habi se përse Edi Rama nuk ndodhej në Kuvend gjatë fjalës së Presidentit në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani. Eshtë fare e thjeshtë, ka të bëj me kultin e individit, regjimin e tij. Vetëm shqiptarët nuk e po e kuptojnë dot se Edi Rama aktualisht ka ngritur një regjim. Sado të prisni 25 prillin, prapë nuk do fitoni. Sado të shpresoni në një rrotacion normal, prapë ai do fitoj. Do ta gjej një kleçkë, një mënyrë, do e plasi një bombë tjetër ku ju të futeni në atë gangrenën, që, e bëri veza pulën apo pula vezën? Ju do gërrëvrreni prapë, pasi ai i ka kapur të gjitha. Dhe sado të dalldiseni studiove, pasi bini kollaj në rrjetat e makinerisë së tij, me meditimet mbi protestat, ligjshmëritë, vagabondët, adoleshentët, studentët etj.. Apo larjen e duarve nga përgjegjësia mbi protestat, mënjanimin sikur jeni të virgjër në politikë, prapë jeni të humbur. Përse? Sepse nuk po e merrni seriozisht regjimin e këtij individi. Por po bëni lojrat e tij. Nga ana tjetër dasimet sociale dhe pretendimet politike të bythecëve që e kujtojnë veten liderë të demokracisë, duke rishpikur forca me prirje tavolinash ku dominon kafeja turke dhe alkoli, plotësojnë kuadrin e një rënie totale të vendit amë. Një Kosovë e sfilitur luftrash duhej të kishte sot një nderim katërfishor, për shkak se shikon tek ne kombin. Deri pak vite më parë, pavarsisht të gjithave, lidereshipi politik i të të dy anëve, kishin vëmendje të lartë dhe të ndërsjelltë.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Me ardhjen e Edi Ramës kryeministër, raportet Shqipëri-Kosovë futen në një konflitualitet të përditshëm sa sot askush nuk e ka të vështirë të kuptoj ftohjen e madhe mes Prishtinës dhe Tiranës. Dhe ta mendosh që ca javë më parë e gjitha makineria e propogandës e regjimit të Tiranës, çfarë nuk tha në lidhje me një kasetë ku lideri i opozitës paska hetuar kundër UÇK-ës. Megjithatë, kreu i regjimit, ky strateg i madh i rajonit, nuk denjon të dëgjoj drejtpërdrejtë fjalën e Presidentit në detyrë të Kosovës. Ai nesër mund të dali, siç edhe e ka zakon, ashtu masiv qillotash, me sy plot urrejtje, të japi mendje. Të flasi plot përbuzje si bullist që është, karshi kundër çdo mendimi ndryshe, pavarsisht titullit si kryeministër i shqiptarëve. Mund të përbuzi kërkënd duke i pëlqyer veç e vetëm mendja e tij. Dhe kjo mund t’i bëjnë të fërkojnë shalët perversët e kastës së tij, të gjitha ata që janë gati ta shkelin akoma Shqipërinë veç e vetëm për hatër të shefit të tyre dhe për inat të Sali Berishës etj. Në fund të fundit, Kosova apo çështja kombëtare nuk është punë e tyre. Punë e tyre është vetëm kulti i individit. Ndaj sot fjalimi i Presidentit në detyrë të Kosovës, stonon në Tiranë. Kjo për sinqeritetin, opozitarizmin e drejtëpërdrejtë, fisnikërinë dhe historinë e individit të përndjekur nga i huaji dhe i veti. Vjosa Osmani stonon edhe për mendësinë e femrës së Tiranës karshi asaj të Prishtinës, në raport me shefin dhe çështjen kombëtare. Ajo e Kosovës e sheh Skëndërbeun në Krujë, kurse ajo e Tiranës tek kryeministri në detyrë. Çështje regjimi, jo kombi. Edi Rama nuk ka se si ta duroj askënd që i del përpara planeve të tia. Për ‘të takimet mes shqiptarëve janë vetëm të mbyllura, janë ato çfarë u servir mediave ertv-ja e tij. Kurse Vjosa është e hapur. Nuk punon për vete por për Kosovën dhe Shqipërinë. Në Tiranë Edi Rama punon për vete. Një vajzë nga Mitrovica e përvëluar nuk ka se si të punoj për vete. Një pinjoll i regjimit po. Madje ashtu si Enver Hoxha, u thotë të tijëve që Kosova nuk është në axhendën tonë. Dhe nuk është. Nuk ka se si! Nuk është Vjosë…. Po ty faleminderit moj fisnike se çele bash në kohën e duhur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 3 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 3 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 4 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 4 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 7 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 12 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 14 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 3 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.