Xhezair Zaganjori dhe gjesti i tij patriotik që meriton mirënjohje

Nga Erl Murati –
Pas 40 vitesh pune, Xhezair Zaganjori mund të mos e kalojë vetingun, por ka të paktën një gjest, një vendim që i jep atij moralisht një dekoratë mirënjohjeje në historinë e jurisprudencës shqiptare.

Në nëntor të vitit 2009, vota e Xhezair Zaganjorit ishte vendimtare (votimi 5 me 4) për kalimin në seancë të marrëveshjes me Greqinë për përcaktimin e kufijve detarë.

Dihet që kjo gjykatë vendosi një vit më vonë ta quajë atë antikushtetuese dhe për herë të parë në historinë e Shqipërisë të rrëzojë një marrëveshje mes dy shteteve.

Po të mos ishte relatori i çështjes, Xhezair Zaganjori, ky pakt famëkeq sot mund të ishte në fuqi dhe vendi im do të kishte 350 km2 territor më pak.

Kaq mjafton që kryetari i Gjykatës së Lartë ta kalojë sot, të paktën, “vetingun patriotik”.

SHKARKO APP