Ylli Manjani: PS e desh reformën, por jo për vete
Nga Ylli Manjani
SPAK (Prokuroria e Posaçme Antikrim e antikorrupsion) është parashikuar të ngrihet për të hetuar trafikantë e zyrtarë publikë.
Një pjesë e zyrtarëve publikë janë ende me imunitet ndaj arrestimit dhe kontrollit të banesës.
Pra SPAK do ti duhet të çojë provat jo më në gjykatë por në Kuvend! Dalja e provave jashtë dosjes hetimore dhe jo në një sallë gjyqi, është fundi i çdo hetimi. Ja pra që reforma mori fund!
Rasti “Tahiri” vendosi tashmë precedentin e shkatërrimit të hetimeve pa filluar ende! E vendosën këtë precedent pikërisht ata që na hapën barkun me dashurinë për reformën.
Skam pasë asnjë dyshim që nuk deshën reformë, por kontroll politik mbi drejtësinë. Deshën reformë për të kanosur cilindo që ju del kundër dhe jo reformë për të vendosur drejtësi për të gjithë njësoj! Ja ku u shfaq qëllimi i tyre i vërtetë!
Është krejt “normale” që të kërkojnë
kontrollin mbi drejtësinë se janë thuajse të gjithë të pandehurit e saj!
Kanë kanabizuar e kriminalizuar shoqërinë. Nuk e kanë lejuar, por e kanë drejtuar. Janë kapur në flagrancë tashmë!
Ndërkohë sistemi politik e juridik nuk është as sa Pakistani apo Brazili, që morën në përgjegjësi penale drejtuesit e shtetit ende ne detyrë. I sikterisën pavarësisht imunitetit.
E bënë këtë gjë pa reformë në drejtësi e pa SPAK. E bënë pa deklarata ambasadorësh. Thjesht zbatuan ligjin!
Na rroftë reforma në letër!
Besoj do ja heqin Bodyguardët edhe zonjës nga BE-ja. Se po del që anti reformistët na qenkan miqtë e saj qeveritarë!