Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zgjedhje politike dhe vendore sa më shpejt është përgjigja ndaj verdiktit të sovranit

Forum E hënë, 27 Shtator 2021 14:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Shezai Rrokaj

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në vend të qeverisë vendin, Kryeministri ynë merret me sms shantazhi ndaj kundërshtarëve të vet. Këtu përfshihen gazetarë, intelektualë, ish-deputetë, por edhe vetë liderët politikë, që nuk i vijnë pas oreksit. Sms-ja e fundit, që Presidenti i Republikës bëri publike, tregon qartë se kjo mazhorancë po qeverisë nëpërmjet kapjes së pushteteve dhe eliminimit të kundërshtarëve politikë. Kurse populli, kryesisht opozitar, po eliminohet vetvetiu prej kësaj qeverie, sepse ai po braktis Shqipërinë. Nëse në 2017-ën blerja e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe oligarkët ishte një tragjedi për demokracinë, kjo që ndodhi në 2019 u kthye në tragji-komedi, sepse farsa shkoi nga vjedhja e votave të kundërshtarit te vjedhja e vetes, ose siç mund të quhet vjedhja sui generis. Kjo mazhorancë nuk u mjaftua që bëri votime moniste, nuk u mjaftua që mbajti larg opozitën nga administrimi dhe monitorimi i zgjedhjeve, nuk u mjaftua që bëri votime pa alternativa e pa konkurencë, gjë që bie ndesh me interesat e qytetarëve, nuk u mjaftua as edhe me vendimet e gabuara të KQZ-së, e cili mori kompetenca të Gjykatës Kushtetuese, fakte këto që u theksuan qartë nga raporti paraprak i OSBE-ODIR-it.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 14 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 15 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 16 orësh

Ky regjim ia kaloi edhe vetë regjimit të diktaturës komuniste, ku rezultatet ishin me 99,99%.  Në 10 bashki të paktën rezultatet ia kaluan edhe diktaturës me mbi 100%, pasi kishte më shumë vota në kuti sesa votues.  Duket hapur se pangopësia për pushtet e ka shtyrë këtë mazhorancë drejt një diktature të re. Përveç pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ, pushtetit gjyqësor e atij mediatik, kjo mazhorancë mori edhe pushtetin vendor, duke e futur demokracinë në një udhëkryq të rrezikshëm. Por këto votime ishin një tregues politik për vetë partinë socialiste për të nxjerrë në dritë atë fakt të ngritur nga opozita dhe të faktuar nga dosjet 339 dhe 184 se ky establishment i ka marrë dhe i ka kapur pushtetet përmes deformimit të votës së qytetarëve.  Në fakt në këto votime mazhoranca shpresonte të kishte mbështetje të gjerë popullore dhe me këtë rast të dilte ‘ballëhapur’ para ndërkombëtarëve, opozitës dhe qytetarëve se qeverisja e saj për “Shqipërinë që duam” kishte mbështetje të plotë të votës popullore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Ndaj edhe e lëshoi gjithë fuqinë e saj politike dhe materiale për të siguruar një pjesëmarrje të gjerë në votime, pasi rezultati i fitores së të gjitha bashkive dihej. Ky ishte kurthi që i ngriti vetes padashur, duke mos e kuptuar komerdaren e shpëtimit që i hodhi Presidenti me shtyrjen e datës së mbajtjes së tyre, edhe pse kjo shtyrje kishte në thelb si qëllim pjesëmarrjen e gjithë spektrit politik në zgjedhje dhe mënjanimin e përplasjes sociale. E gjendur e vetme përballë aktorëve politikë vendës e atyre ndërkombëtarë në këtë mocion besimi qytetar, ajo me siguri synonte dy objektiva: të merrte të gjitha bashkitë dhe këshillat bashkiakë, të cilat tani e tutje do të votojnë pro propozimet e kryetarit si dhe të tregonte mbështetjen e qytetarëve për qeverisjen e saj. Synimi i parë nuk kishte dyshim; vetë shkruaj, vetë vulos, vetë dreqos. Me këto votime gjithë bashkitë e vendit janë  këtë radhë njëngjyrëshe, rozë ose mavi. Kurse synimi i dytë ishte vdekjeprurës për të.

Nëse të gjitha pushtetet burojnë nga populli, i cili ia delegon klasës politike përmes votës, këtë radhë populli nuk shkoi të votonte: rreth 85% e qytetarëve e refuzuan thirrjen e saj. I thanë jo testit të mbështetjes politike për pushtetet e kapura prej saj. Rezultati i votimit ishte një test për mbështetjen që mazhoranca pretendonte se kishte në popull. Vetëm 15% e qytetarëve me të drejtë vote e mbështetën. Kjo do të thotë se vetëm 15% janë të kënaqur prej saj, pa përmendur këtu trysninë mbi administratën publike dhe shkeljet e tjera që tashmë janë vënë në dukje nga opozita dhe OSBE-ODIR-i. Ky fakt nuk ka nevojë as për mend e as për kalem. Nuk ka nevojë as për ndërkombëtarë që ta sqarojnë. Ai flet vetë, sy ndër sy. Qytetarët të ndëshkuan me mospjesëmarrje. Dhe ky ndëshkim ishte një test sesi këto pushtete të kapura duhet të çlirohen për t’i hapur rrugë një shteti funksional joautokrat, themeli i të cilit janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Në këto kushte zgjedhjet e parakohshme politike dhe ato vendore duhet të jenë reagimi i parë i klasës politike ndaj leximit të drejtë të votës së sovranit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 8 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 8 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 8 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 9 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 9 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 12 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.