Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 07:40 DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës Eksperti i DGAP, Nikola Xaviereff, analizon protestat në Shqipëri, qëndrimin e Edi Ramës, ndikimin e huaj dhe rolin e BE-së e Gjermanisë. Deutsche Welle:…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zhan d’Ark, shenjtorja që u dogj e gjallë në turrën e druve

Forum E enjte, 30 Maj 2024 09:54
Zhan d’Ark, shenjtorja që u dogj e gjallë në turrën e druve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj

Zhan d’Ark, një fshatare e devotshme në Francën mesjetare, besonte se Zoti e kishte zgjedhur atë për ta udhëhequr Francën drejt fitores në luftën e saj të gjatë me Anglinë. Pa asnjë trajnim ushtarak, ajo e bindi princin e kurorës Charles of Valois, që ta lejonte atë të drejtonte një ushtri franceze në qytetin e rrethuar të Orléans, ku ata arritën një fitore mahnitëse.

Mund t'ju interesojë

Dëshmorët e Kryeziut, krenari, nderim dhe lavdi e përjetshme

Dëshmorët e Kryeziut, krenari, nderim dhe lavdi e përjetshme

Para 14 orësh
Shumë reagime në rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

Shumë reagime në rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

Para 16 orësh
Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

20 Tetor 2026, 08:45

Pas një fitoreje kaq të mrekullueshme, reputacioni i Zhan d’Ark u përhap duke u veshur me aureolën e një mrekullie qiellore zbritur në besimin e një vajze. Ajo dhe pasuesit e saj e shoqëruan Charlesin nëpër territorin e armikut, deri në Reims, duke marrë qytete që rezistuan me forcë dhe duke mundësuar kurorëzimin e tij si Mbret Charles VII në korrik të vitit 1429.

Swiss Digital

Zhan d’Ark hodhi idenë se francezët duhet të nxisnin pretendimin për të rimarrë Parisin, por Charles u lëkund, pasi i preferuari i tij në gjykatë, Georges de La Trémoille, e paralajmëroi atë se Zhan po bëhej shumë e fuqishëm. Anglo-Burgundianët ishin në gjendje të forconin pozicionet e tyre në Paris dhe kthyen prapa një sulm të udhëhequr nga Zhan d’Ark në shtator.

Në pranverën e vitit 1430, mbreti urdhëroi Zhan-in të përballej me një sulm Burgundian në Compiège. Në përpjekjen e saj për të mbrojtur qytetin dhe banorët e tij, ajo u hodh qëllimisht nga kali dhe u la jashtë portave të qytetit, ndërsa ato mbylleshin. Burgundianët e morën rob dhe e sollën mes shumë bujë në kështjellën e Bouvreuil, të pushtuar nga komandanti anglez në Rouen.

Dhe gjithçka fillon aty, ku mori jetë një gjyq fars dhe u shpërfaqën intrigat dhe nuk u kursye ndaj saj asnjë poshtërsi dhe akt çnjerëzor, për ta gjunjëzuar dhe fajësuar, për ta poshtëruar dhe denigruar çfarë ajo kishte arritur përmes mrekullisë dhe besimit. E vetme kundër të gjithëve, e pambrojtur përballë një armate gjykatoresh dhe harbutësh.

Ajo, Zhan d’Ark, (15 janar 1412- 30 maj 1431) ishte vajza e vullnetit hyjnor, që u dogj e gjallë për herezi, e cila 489 vite më vonë u shpall shenjtore, por mbeten po kaq të shenjtëruar në përligjjen e padrejtësisë më emblematike në histori edhe ata që e stisën këtë mekanizëm mizor duke çuar në turrën e druve një vajzë të pafajshme.

Nuk ka në histori një histori si ajo e Zhan d’Ark, vajzës fshatare të Francës mesjetare, e cila më 30 maj 1431 u digj e gjallë në sheshin e Tregut të Vjetër në Ruen, pa i mbushur ende 19 vjeç. Në vitin 1920 Kisha Katolike do ta shpallte Zhan d’Arkën martire dhe shenjtore, ndërsa Shekspiri, Volteri, Michelet, Schiller, Mark Twain, Anatole France, George Bernard Shaw, dhe të tjerë të shumtë për t’u përmendur, që shpërfaqën heroizmat dhe fatin e saj fatal, me mjeshtërinë e shpirtit të tyre krijues, duke e pavdekësuar atë dhe ngjitur në qiell më lart se çdo dekret apo kanunizim kishtar.

Në gjyqin që pasoi, Zhan d’Ark u urdhërua të përgjigjet për rreth 70 akuza kundër saj, duke përfshirë magjinë, herezinë dhe veshjen si burrë. Anglo-Burgundianët synonin të hiqnin qafe liderin e ri si dhe të diskreditonin Charles, i cili ia detyronte kurorëzimin e tij asaj.

Në përpjekje për të distancuar veten nga një heretik dhe shtrigë e akuzuar, mbreti francez nuk bëri asnjë përpjekje për të negociuar lirimin e Zhan d’Ark. Në maj të vitit 1431, pas një viti në robëri dhe nën kërcënimin e vdekjes, Zhan u zbut dhe nënshkroi një rrëfim duke mohuar se ajo kishte marrë ndonjëherë udhëheqje hyjnore.

Megjithatë, disa ditë më vonë, ajo kundërshtoi urdhrat duke veshur sërish rroba burrash dhe autoritetet e shpallën dënimin e saj me vdekje. Në mëngjesin e 30 majit 1431, në moshën 19-vjeçare, Zhan u dërgua në tregun e vjetër të Rouen dhe u dogj e gjallë në turrën e druve.

Fama e saj u rrit vetëm pas vdekjes, megjithatë, dhe 20 vjet më vonë një gjyq i ri i urdhëruar nga Charles VII, fshiu emrin e saj, por pa mundur dot ta shkulë nga memoria historike dhe vetëdija e atyre që u bënë dëshmitarë të mrekullive të saj. Shumë kohë përpara se Papa Benedikti XV ta kanonizonte atë në vitin 1920, Zhan d’Ark kishte arritur shtat mitik, duke frymëzuar vepra të shumta arti dhe letërsie gjatë shekujve, duke përfshirë filmin klasik pa zë “Pasioni i Zhan d’Ark “.

Në vitin 1909, Zhan d’Ark u lumturua në katedralen e famshme Notre Dame në Paris nga Papa Pius X. Një statujë në katedralen e Zhan d’Ark, e cila përfundimisht u bë shenjta mbrojtëse e Francës, i bën haraç trashëgimisë së saj.

Etiketat e lidhura

albert vatajZhan d'Ark
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës
AKTUALITET Para 1 ore

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 9 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 10 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 10 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 13 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 10 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 16 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 10 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 12 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 21 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.