Zyra Informative e kryeministrit

Kësaj kategorie, zyra u përgatit një ofertë “tradhëtie” të leverdisshme, ruajtje e postit, “dashamirësi” dhe “vlerësim” dhe në një fazë të dytë një marrëveshje, për një kalim “llogjik” dhe “natyral”në krahun e më të fortit, e pra nga LSI drejt PS.

Nga Artur Zheji

Para ca javësh nxori një listë, nëpunësish që sipas tij janë të inkriminuar. Një listë me 100 persona, të raportuar nga një ent i panjohur informativ, që thuhet se ka disa kohë, që vepron si një zyrë personale informative e kryeministrit. Këta 100 persona ishin 100 drejtorë me origjinë politike rokoko, PS+LSI, të cilët u paragjykuan si të korruptuar apo të paaftë apo si një listë nëpunësish, që do të shfarosej, për tu lënë vendin 100 të tjerëve. Efekti ishte i menjëhershëm.

“Zyra informative” e kryeministrit, duke se merret edhe me dizinformim të qëllimshëm, si edhe ishte rasti i një nëpunësi të lartë, që vjen nga LSI dhe që u shpall rrejshëm i arrestuar në 48 orët e fundit.

Dje mblodhi dhe kërcënoi në mënyrë revolucionare të gjithë drejtorët e zyrave hipotekore të Shqipërisë, duke ju dhënë 24 orë afat. Dhe afati skadon sot në mesnatë, mediat akoma nuk kanë shënuar reagimin e tyre, por duke qenë se shumica duhet të jenë juristë me profesion, ata presin të shkarkohen nga shteti, që të fitojnë më pas proçeset gjygjsore dhe të marrin dëmshpërblimet.

Zyra informative dhe operative pranë kryeministrit, përgatit lista me emra, dosje, ndoshta porosit përgjime, shënime biografike, por merret, informojnë burimet e pamvarura, edhe me presione, për ndrrim ngjyre partiake, në këmbim të ruajtjes së postit, që politikisht kanë patur nga LSI. Kjo aplikohet, për ata që kanë treguar një peshë elektorale të qëndrueshme në zgjedhjet më të fundit politike dhe që kanë poste “interesante” nga pikëpamja financiare.

Kësaj kategorie, zyra u përgatit një ofertë “tradhëtie” të leverdisshme, ruajtje e postit, “dashamirësi” dhe “vlerësim” dhe në një fazë të dytë një marrëveshje, për një kalim “llogjik” dhe “natyral”në krahun e më të fortit, e pra nga LSI drejt PS.

Mirëpo “Zyra” e kryeministrit, ka tagra dhe për të tjera gjëra. Burimet thonë se ka tagra edhe për të përpiluar formula kontrolli kapilar dhe më pas argumenta presioni për të gjithë administratën, pamvarsisht origjinës politike të preardhjes së tyre.

Skenari është gjithmonë e më i qartë. Qeverisja do të jetë gjithmonë e më në mënyrë të personalizuar dhe gjithmonë e më në mënyrë policieske, përkundrejt administratës, por kjo skemë mund të shtrihet fare mirë edhe për të “pakënaqurit” në brendësi të PS, për binzeset me miqësi politike të “dyshimta” dhe të pakontrollueshme, me mediat rrebele dhe me indeks pamvarsie, si edhe kuptohet edhe për titullarët e Opozitës.

Zyra Informative, do të jetë vetëm në dispozicion të kryeministrit dhe thuhet se do ti raportojë atij, edhe mëkatet personale të këtyre kategorive. Ku përfshihen flirtet, skandalet e fshehura seksuale, pasionet për seksin, alkoolin, jetën e natës apo bixhozin si dhe miqësitë e dyshimta politike. Rast pas rasti kryeministri, do të instruktojë kryespiunët, që ata të instruktojnë spiunët dhe zarat e tyre, që të thellojnë investigimet e posaçme dhe aspak ligjore ndaj individëve të caktuar që mund të shquhen për aktivitetin e tyre shqetësues opozitar. Ndërkohë edhe Policia e Shtetit mund të ketë detyra paralele, sepse de facto, do të drejtohet në mënyrë inteligjente nga Zyra Informative, që në mënyrë të koduar dhe me emërtesë ndryshe, do të vazhdojë të ketë zyrat e veta edhe në Kryeministri, por jo vetëm. Kuptohet fare mirë se në çfarë regjimi të ri, organizativ dhe informative, përgatitemi të hyjmë shumë shpejt nën hyqmin e timonierit të vetëm… 360grade.al

SHKARKO APP