Home ShowBiz FOTO/ Mbaron ...

FOTO/ Mbaron zia për Mbretëreshën, çifti Harry-Meghan dalin në një club nate

154
0

Mbretëresha Elizabeth II u përcoll me një ceremoni që u pa në mbarë botën më 19 shtator. Por Princi Harry dhe Meghan Markle duket se e kanë lënë mënjanë zinë, pasi shijuan një natë në një koncert të Jack Johnson.

Dyshja ishin në një seksion privat të koncertit mbrëmjen e së mërkurës (5/10) me dhjetë persona të tjerë me të cilët u panë duke biseduar. Sipas TMZ, Harry dhe Meghan vallëzuan gjatë koncertit, me Dukën e Sussex-it që i vendosi krahun rreth belit dukeshës.

Sussex-ët u fotografuan edhe me artistë të tjerë, përfshirë këngëtaren Paula Fuga dhe Ron Artis II. Dalja e natës së çiftit shënoi herën e parë që çifti u shfaq në publik që nga funerali i Mbretëreshës Elizabeth në Londër më 19 shtator.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit