Gafa e turpshme live gjatë një interviste, sekretari britanik ngatërron dy herë Shqipërinë me Rumaninë

Një gafë e rëndë është shënuar nga sekretari britanik i Punës dhe Pensioneve, Mel Stride, i cili ngatërroi vazhdimisht Shqipërinë me Rumaninë gjatë një interviste për emigracionin në një bashkëbisedim në programin Today të ”BBC Radio Four”.

Gjatë intervistës Stride bëri gafën e turpshme teksa mbrojti planin e qeverisë për Ruandën. Prezantuesja Mishal Husain, tha se kryeministri Rishi Sunak ishte në rrugën e duhur për të thyer premtimin e tij për të ndaluar varkat e vogla që transportonin emigrantë përtej Kanalit nga Franca.

Ai nuk hexzitoi për t’i kthyer një përgjigje, i cili tha se qeveria kishte një sërë politikash për ta ndihmuar atë të arrinte objektivin e saj, duke bërë edhe gafën e tij duke ngatërruar Rumaninë me Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për shembull, ne kemi pasur një marrëveshje me Rumaninë, e cila tani do të thotë se duke i kthyer njerëzit menjëherë në Rumani, numri i rumunëve që vijnë këtu ka rënë”, tha Stride. Gazetarja ndërhyri menjëherë. “E ke fjalën për Shqipërinë?” Ai tha: “Më falni, e kam fjalën për Shqipërinë, ju kërkoj falje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?