Gjergj Leka: Po bëj një festival timin

Teksa foli për festivalin e RTSH, që këtë vit u shqërua me shumë reagime, kompozitori Gjergj Leka në studion e “Provokacija” zbuloi edhe projektin e tij.

Leka tha se është duke bërë festivalin e tij. Kompozitoi bëri me dije se është frymëzuar nga shprehja e famshme “Unë kam një ëndërr” të Martin Luterking. Siç shpjegoi ai formati i progarmit do të jetë i tillë, që të thërrasë për të kënduar ata që janë privuar për arsye të ndryshme nga muzika.

“Sa për sqarim unë do bëj një festival timin. Po e them te ty. Unë mora shprehjen e famshme të Luterkingut, “I have e dream” (Unë kam një ëndërr) sepse nuk e ke idenë sa këngëtarë dhe autorë, jo vetëm të brezit tim që janë luftuar nuk kanë dalë në festivale dhe unë gjeta një formulë, ti thërras të gjithë dhe të njëjtën këngë ta këndojë i riu bashkë me të vjetrin.

Ky festival do fillojë të promovohet në janar deri në maj në finalet që do bëhen dhe të gjithin po e bëj me lekët e mia dhe me sponsorin që do gjejë vetë, për të thënë se ne kemi mundësi të ruajmë këngën shqiptare. Unë nuk jam i vjetër në këndim, jam i vjetër me moshë dhe shyqyr se më ka vlejtur të mësoj shumë gjëra. Mua më ka pjekur jeta në një gjë që kam kuptuar edhe gabimet që kam bërë falë situatave dhe falë njerëzve. Mendoj se Shqipëria sot duhet të ketë festival. Shqipëria sot gjendet në pikë të hallit. Ore nuk thashë kot peshku qelbet nga koka, nuk po bëhet asgjë, as për artin, as për muzikën, ça presim ne të bëhet për festivalin”, deklaroi Leka./

SHKARKO APP