Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kiço Blushi për baritonin e madh, “Shaljapini shqiptar”, Lukë Kaçajn

Historiku E enjte, 17 Korrik 2025 10:45
Kiço Blushi për baritonin e madh, “Shaljapini shqiptar”, Lukë Kaçajn
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në specialen e përjavshme të gazetës “Koha Jonë”, AKS, e diel 17 Korrik 1994, është botuar një shkrim nga Kiço Blushi për baritonin e jashtëzakonshëm të traditës shqiptare vokale, Lukë Kaçaj. Me titullin “Nuk due t’ja bëj vedit me sy” dhe nëntitullin “Lukë Kaçaj -instrument i lindur vokal”, shpërfaqet me mjeshtëri profili artistik i këtij personaliteti unik, i cili me zërin e tij të jashtëzakonshëm hymnizoi figura legjendare të sfidës operistike. Ajo që ky shkrim sjell, i trajtuar nga Blushi në formën e një bashkëbisedimi, është thjeshtësia dhe modestia, urtësia dhe burrëria e këtij malësori, e këtij emri të madh, këtij personaliteti, jeta dhe rrugëtimi artistik i të cilit kaloi nëpër shtigje të ngushta dhe shpesh kërcënuese. U dënua dhe denigrua nga diktatura, u plaçkit dhe u linçua, u burgos si zë dhe si liri, por pa mundur ta nështrojnë talentin e madh dhe njeriun e përkorë.

E risjellim në kujtesë këtë shkrim, këtë bashkëbisedim të Kiço Blushit me të madhin bariton, i cili e meritoi me vlera e me vepër përkufizimin si “Shaljapini shqiptar”, Lukë Kaçajn, si një homazh për të dy, mungesa e të cilëve është një obligim ndërmendje dhe respekt, për atë çfarë ata ishin dhe çfarë ata i dhanë artit.

Ndonëse artisti shqiptar, i kalibrit botëror të Luk Kaçajn, sot kanë gjetur fatin dhe famën e tyre në skenat gjigande, duke përfaqësuar veten, talentin dhe Shqipërinë. Por sërish mbetet aktuale thirrja që Kiço Blushi bën në mbyllje të këtij shkrimi të trajtuar në formën e një bashkëbisedimi, të publikuar në AKS, Koha Jonë më 17 korrik 1994: “Në Shqipëri nuk duhet të ketë më artistë të harruar dhe talente të denigruara. Le të shpresojmë.”

Albert Vataj

Faksimile e faqe 11 të suplementit AKS të Koha Jonë’, e diel 17 Korrik 1994

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Nuk due t’ja bëj vedit me sy”

Lukë Kaçaj -instrument i lindur vokal

Lukë Kaçaj është një nga talentet shqiptare më të mëdha të këtij shekulli. I cilësuar si një nga baritonët më të mirë të Evropës, ai është krahasuar me Shaljapinin nga kritikët e huaj të muzikës e publiku i specializuar. Ka dhënë koncerte në Balshoj e në shumicën e kryeqyteteve të Evropës. Repertori i tij përmbledh rreth 5 orë muzikë të regjistruar nga kryeveprat operistike duke nisur nga Don Karlo. Don Baziljo. Rigoleto. Ivan Susanin. gjenerali Granin nga Evgjenij Onjegin. Gjinin e “Mrikës”. “Mefistofeli” i Arigo Bojtos, nga opera “Faust” e Gunosë, mbi 40 romanca, baladën e deshtit të Musorgskit etj. etj Ka marrë mime ndërkombëtare në Moskë. Bukuresht etj Biseda me të, e rastësishme në kafen e Bixhit është tronditëse.

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 23 orësh
Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

16 Tetor 2026, 10:15
“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

“Britannica”: Shqipëria ndër shekuj, nga e kaluara e trazuar te perspektiva evropiane

13 Tetor 2026, 10:25

I dënuar me burg pas plenumit të 4- t. veprimtaria e tij u pre, zëri i tij u burgos. Asnjë prej nesh që adhuronim zërin e tij, nuk e mësuam dot kurrë “ç’mëkat” mund të kishte bërë një artist si Luka kur e pyes për ato vite, ai thotë: -Për hir të së vërtetës, tek unë dorë nuk vunë. S’due me rrejt, due me dek. Një ditë vjen tek unë në qeli vetë kryetari i hetuesisë. Ky madje nuk më quajti as i pandehur. Më pyeti Lukë, pse nuk u arratise në Berlin?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

-Ç’është e vërteta, mue më kanë propozue disa herë, me çek në dorë e me makinë përjashta, për të ikë e për të këndue jashtë, i thashë kryetarit të hetuesisë: Për tri arsye s’kam ik, zotni kryetar. Sepse nuk di ndonjë artist të madh që s’e do vendin e vet. Sepse prej natyret s’jam aventurjer. Dhe sepse kam nanë e babë e s’due që ata të vuejnë për hatrin tim.

-Po atëhere më trego.-më tha hetuesi, pse vetëm ty kanë kërkue me të ble?

-Më falni, zotni kryetar i thashë

Për këtë nuk jam në gjendje me t’u përgjigj. Po të doni të dini pse, shkoni pyesni e gjejeni vetë.

Ironi e fatit: një bashkëstudent i tij, këngëtari bullgar Nikolaj Gjauro, i ikur në Itali, jo vetëm që pati e vazhdon të ketë sukses botëror. por e pret në Itali Lukën si koleg e shok të vjetër.

-Kur ishim studentë. Nikolaj dilte gjithmonë para meje te profesori, sepse po të dilte pas, profesori do ta qortonte me siguri… Ai u bë këngëtar botëror, me zë të mirë, por i mungon shpirti, nuk bën interpretim.

Kështu u shpreh edhe shtypi kur dha një koncert me dirigjent Markajanin. Biseda kalon në vitet e shkuara, të lumtura si për të përligjur thënien e Dantes: “S’ka fatkeqësi më të madhe se të kujtosh ditët e lumtura kur…”

Më kujtohet një konkurs ndërkombëtar në Moskë. Morën pjesë 170 këngëtar. Hyra me frikë. Rrija si lypës në fund të korridorit. Kishte ardhë edhe përfaqësuesi i ambasadës. Pyete po deshe vetë profesor Papariston. E thërrasin atë pastajm mua. Në krye të jurisë ishte vetë kryedirigjenti, Melik Pashaj. E kuptova se kisha fituar. “Një instrument të tillë vokal s’kam dëgjuar kurrë” tha profesor Pashaj në emër të jurisë.

-Shkruaje këtë. E them me përgjegjësi morale e penale… Qeshim. Fjala përgjegjësi morale e sidomos penale në zërin e Lukës, kishte një tingëllim të pazakontë.

Bie fjala dhe e pyes ku jeton dhe si Më thotë se, prej dy vjetësh kishte jetuar dhe si.

Më thotë se prej dy vjetësh kishte jetuar në Itali. Gjatë nëntë muajve pat punuar pedagog në Trieste dhe… dhe kishte fituar sa ç’nuk kishte marrë gjithë jetën, 45 milion lireta. Të gjitha i pat bërë “rrush e kumbulla” në Itali. Kishte parë muzetë e Italisë, qytetet e kulturës. veprat e artit dhe sigurisht sallat e operave.

E kam ble një biletë 400 mijë lireta. Kam jetue me artin. Nikolaj kujtoi në fillim se unë do t’i varesha në qafë…

Se kisha shkue për me i lyp… Jo or, vëlla, jo! Luka s’ja ka shtri dorën kujt! Edhe pamja e tij prej malësori, portreti e sidomos sytë, tregojnë për një njeri krenar, -krenari që e ka kultivuar të qënit artist dhe që s’e ka rënuar dot as vuajtjet në burg.

-Tani jam pa shtëpi. Po vërtitem gjyqeve… Pa asnjë të drejtë apartamentin tim ja kanë dhënë një tjetri… S’due kurrgja, të marr shtëpinë, të pushoj e të lexoj… I kam fitue me të drejtë të gjitha gjyqet, por s’kam fuqi me shkue nëpër gjyqe… Tash e kam në Apel… – Po pse nuk bën ndonjë recital? – kalojmë bisedën për ta çliruar nga hallet. -Sepse nuk due me ja ba vedit me sy. Nuk due të më duartrokasin për mëshirë.

-As në radio nuk po e dëgjojmë zërin tënd…

-Nuk di ç’ka me thanë… Di vetëm që bobinat e mia janë zhduk… nuk egzistojnë. I kanë vjedh. Këtë ma ka provue edhe një studenti im në Itali, tash këngëtar i njoftun, Frano Lufi. Zëri im nuk është më në radio.. -S’mund të jetë e vërtetë!

-Ashtu kjoftë! Por ju ma mirë shkoni pyesni në radio.

E pyesim se kush e pat denoncuar, kush qenë ata që.. por Lluka e pret shkurt:

-Unë i di të tana. Por nuk due me fol, i kam fal ata që kur kam ken në hetuesi.. Bile më kërkuen prova edhe për ta, por unë nuk kam fol, as nuk due me fol! S’kam dashur kurrë me u mburr.

-A të ka ardhur mirë kur shtypi botëror të ka krahasuar me Shaljapinin dhe Çosjeviçin? -Jo. Asnjëherë s’më ka pëlqye. Unë kam dasht të jem vetëm Lukë.

-Por për Mentorin ç’mendim ke? Mentori ka pas një za të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm i dridhej dora kur vinte firmën në bordero.

Më kap një ditë afër kafe”Florës”. Ishte i shqetësuem. S’e kisha, parë kurrë ashtu. Ishte pas Revolucionit kulturor kinez… Kërkojnë prej meje, më tha, të ndërroj mënyrën e të kënduarit. Të këndoj ndryshe. Unë s’marr vesh se si mund të këndoji ndryshe. I thashë. Mos çaj kryet për kërrkend. Mentor. Ti këndo ashtu si di, sepse si ti s’këndon dot kurrkush. I them Lukës se do të bëj një shkrim për të e se po të kish mundësi të më sillte disa foto nga karriera e tij. U takuam të nesërmen, në të njëjtin vend. Më tregoi fotografitë dhe më thotë me dëshpërim:

-Nuk kam shumë, ja, vetëm këto.

M’i kanë humb gjatë bastisjes edhe këto, edhe gazetat që kanë shkrue për mue… Prandaj, të lutem, mi kthe, se këto janë të vetmet që më kanë mbet… Ndahem me Llukën me një ndjenjë disi të çuditshme: që në Shqipëri ka pasur e ka talente të nivelit botëror, kjo dihet. Por që fati i keq këta artistë të mëdhenj i ka denigruar e po i denigron, edhe kjo tashmë dihet. Mjafton për këtë krahasim i fatit të bullgarit Gjauro dhe Kaçajn.. Deri kur do të vazhdojë kështu?

Në Shqipëri nuk duhet të ketë më artistë të harruar dhe talente të denigruara.

Le të shpresojmë.

K.Blushi

Etiketat e lidhura

albert vatajkico blushiLukë Kaçaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.