Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 11:37 Alarm në Stamboll para Galatasaray-Aston Villa, dyshohet se një luan është arratisur, policia nis kërkimet Një ngjarje e pazakontë ka trazuar Stambollin në prag të sfidës mes Galatasarayt dhe Aston Villas në UEFA Champions League. Policia turke dhe autoritetet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çuçi: S’pse të mos e vazhdojmë koalicionin me LSI në 2017-n

Intervista E shtunë, 8 Maj 2021 10:38
Çuçi: S’pse të mos e vazhdojmë koalicionin me LSI në 2017-n
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Pushtetit Vendor dhe Koordinatori Kombëtar për Antikorrupsionin, Bledi Çuçi deklaroi se koalicioni me LSI-në nuk ka arsye të mos vazhdojë edhe në zgjedhjet e 2017-ës.

***

Zoti ministër, një nga ligjet më të rëndësishme që ju si dikaster keni kaluar është ai për sinjalizuesit, ose siç njihet ndryshe “bilbilfryrësit”. A ka filluar zbatimi i tij? A kanë filluar të ndihen efektet e para?
Pa diskutim që është një nga ligjet më të rëndësishme që parlamenti ka kaluar dhe që lidhet me luftën kundër korrupsionit, për dy arsye: e para, sepse sigurisht që ky mekanizëm ligjor krijon kushtet e favorshme për të rritur numrin e denoncimeve të zyrtarëve publikë, por edhe punonjësve në bizneset private për të denoncuar çdo akt korruptiv, me të cilin ata përballen gjatë ushtrimit të detyrës; dhe e dyta, sepse është një legjislacion i ri edhe për botën perëndimore apo për vendet e zhvilluara.

Tani, me zbatimin mund të them që jemi në një fazë intensive, pasi me miratimin e ligjit ne kemi miratuar edhe aktet nënligjore që duhej të dilnin, në funksion të tij, dhe jemi në fazën intensive të krijimit të strukturave që do merren pranë çdo institucioni publik dhe privat, për ata që kanë mbi 80 punonjës që do merren me trajtimin e çdo sinjalizimi që do vijnë nga sinjalizuesit në organizata. Është një proces që po koordinohet nga unë si koordinator kombëtar kundër korrupsionit, por sigurisht që pjesën më të rëndësishme e ka Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, i cili është përcaktuar edhe në ligj si një hallkë thelbësore për sa i përket zbatimit të ligjit, pasi Inspektorati do luajë rolin e një organizmi të nivelit të dytë për sa i përket trajtimit të sinjalizimeve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pra, thënë ndryshe, nëse një sinjalizues sinjalizon brenda organizatës së tij për një rast korruptiv te struktura që ngrihet posaçërisht për këtë punë dhe që po ngrihen tani nëpër institucione dhe që nuk merr zgjidhje dhe mbyllet nga kjo strukturë, atëherë kemi lënë të drejtën që të shkojë në një institucion të pavarur nga institucioni ku ai është për të vazhduar ndjekjen, hetimin administrativ apo për të çuar denoncimin e tij, dhe ky institucion është ILDKP-ja.

Përse ky ligj prek edhe sektorin privat?

Sepse korrupsion bëhet edhe në bizneset private, sepse shkelje ligjore, shmangie nga taksat ka edhe në bizneset private. Ndaj është gjykuar që të jenë bizneset që kanë një lloj aktiviteti, mbi të cilat presupozohet të krijohet një klimë e favorshme për të bërë një korrupsion apo një akt tjetër që është në shkelje të ligjit. Dhe, sa për informacion, mund t’ju them një gjë shumë interesante, që gjatë periudhës së diskutimit të ligjit me të gjithë aktorët e interesit, me shoqërinë civile, me median, me institucionet publike dhe me biznesin, mund t’ju them që takimi që bëmë me biznesin ka qenë takimi më produktiv për sa u përket mendimeve që u hodhën në tryezë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sepse në takimin me biznesin u përfaqësua kryesisht nga biznese të mëdha që janë këtu dhe që janë filiale të bizneseve të huaja me seli në Londër, në Berlin e kështu me radhë, kompani celulare, banka të mëdha, dhe përfaqësuesit e tyre ishin përfaqësues të këtyre strukturave që merren me sinjalizimet në organizatat e tyre. Sepse ata i kanë tashmë të ngritura, për shkak të standardit që imponon kompania e madhe mëmë në Perëndim. Dhe janë pikërisht këto biznese që dhanë edhe imputet me vlerë në përmirësimin e ligjit. Dua të them që, kjo është një praktikë që në botë sot haset rëndom, dhe bizneset e mëdha e kanë tashmë të implementuar këtë strukturë brenda tyre.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Qysh në fillim të punës suaj hapët një portal antikorrupsion. A mund të na thoni sot se sa rezultativ ka qenë; sa prej denoncimeve kanë shkuar në prokurori?

Numri i denoncimeve është me mijëra. Shumica nuk lidhet drejtpërdrejt me çështje korruptive. Ka shumë raste që janë çuar në prokurori. Nuk mund t’ju them një shifër të saktë, por mund t’ju them se një pjesë e tyre janë mbyllur nga vetë prokuroria dhe shumë pak raste kanë një vendim gjykate. E gjitha kjo tregon se nuk ka funksionuar pikërisht sistemi i drejtësisë. Për këtë është shumë e rëndësishme që procesi i vetingut të nisë zbatimin menjëherë, për të ndryshuar pikërisht sistemin e drejtësisë.

Kjo qeveri ka ndërmarrë reforma tejet drastike. A e shikoni të vështirë përballjen në zgjedhjet e 18 qershorit, për shkak të ndoshta një lloj konsumimi prej këtyre reformave?

Bie dakord me ju, që shpeshherë reformat kanë qenë edhe të forta, por ato janë ndërmarrë pikërisht në të mirë të vendit. Ndaj ne shkojmë në këto zgjedhje jo vetëm me reformat e ndërmarra, por edhe me rezultatet e para nga zbatimi i reformave që janë rezultate në dobi të qytetarëve shqiptarë. Rezultatet e para i shohim dhe i kemi edhe në këtë fund viti. Gjithë Fondi i Solidaritetit që ne po ndajmë me shqiptarët, me pjesën më vulnerabël të shoqërisë shqiptare, me pensionistë, familje në nevojë, janë të gjitha para që vijnë si efekt i reformave të ndërmarra nga mazhoranca në këto tri vite. – GSH.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarm në Stamboll para Galatasaray-Aston Villa, dyshohet se një luan është arratisur, policia nis kërkimet
Para 11 minutash

Alarm në Stamboll para Galatasaray-Aston Villa, dyshohet se një luan është arratisur, policia nis kërk...

Pio Esposito shkëlqen te Interi, Chivu përballë dilemës së sulmit
Para 15 minutash

Pio Esposito shkëlqen te Interi, Chivu përballë dilemës së sulmit

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin e PD
Para 15 minutash

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin e PD

Zelensky: Inteligjenca tregon për sulme të reja ruse ndaj Ukrainës
Para 16 minutash

Zelensky: Inteligjenca tregon për sulme të reja ruse ndaj Ukrainës

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 14 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

3 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 16 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 13 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.