Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët protestues
  • Kritika ndaj Ramës
  • Përplasja te Katedralja
  • Peticioni për Ramën
  • Ujëhedhëse në Rinas
  • Vrasja në Kamëz
  • Pagat e policëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët protestues
  • Kritika ndaj Ramës
  • Përplasja te Katedralja
  • Peticioni për Ramën
  • Ujëhedhëse në Rinas
  • Vrasja në Kamëz
  • Pagat e policëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Klajda Gjosha: Zëvendësimi i mandateve, joligjor dhe antikushtetues

Intervista E enjte, 23 Shtator 2021 13:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha në një intervistë dhënë për “Channel One” deklaron se pavarësisht ndërrimit të deputetëve, që sipas saj është jo i ligjshëm, edhe vetë Parlamenti është antikushtetues, pasi Kushtetuta kërkon që ai të përbëhet nga 140 deputetë, numra këto që nuk janë në Kuvend.

Pjesë nga intervista e Klajda Gjoshës për Channel One

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

Sot Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se thithja e deputetëve në Parlament që po zëvendëson opozitën nga KQZ-ja, nuk është legjitime, sepse shqiptarët kanë votuar për siglën e partisë. Tashmë jeni në proces zëvendësimi në Parlament.

Është e vërtetë që janë zëvendësuar, madje KQZ-ja ashtu si dhe Kuvendi kanë vrapuar për të zëvendësuar mandatet e deputetëve, të cilët pas një vendimi politik të opozitës dhe të partive politike në opozitë, vendosën që të digjnin mandatet. T’ju them të vërtetën i gjithë procesi deri më tani, është jo ligjor. E para, nisi që në momentin që ne dorëzuam mandatet, që ishte hapi i parë i një procesi të ligjshëm, sepse ishte me zgjedhjen e gjithsecilit deputet, për të shkuar dhe për të dorëzuar këto mandate. Më pas vijoi me një shkelje të ligjit që ishte tejet e hapur, në shkelje të Kushtetutës, por edhe të Kodit Zgjedhor të nenit 164, ku thuhet në mënyrë eksplicite që Kuvendi duhet të thërrasë Këshillin e Mandateve dhe të Imuniteteve, ku çdo deputet duhej të shkonte për të deklaruar dorëzimin e mandatit, arsyen pse dhe në fund të firmosnim.
Kjo duhej të ishte publike dhe transparente përballë qytetarëve shqiptarë. Ky është një proces që nuk ka ndodhur dhe ka vazhduar në një mënyrë shumë të shpejtë, madje nuk u mbushën as 24 orë pas lënies të mandateve tona, që u dorëzuan në KQZ, e cila ka vazhduar më tej dhe me zëvendësimin e mandateve dhe që ka pasur dhe një tërheqje, sepse ka shumë interpretime të ligjit apo edhe të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Ajo nuk pranon lënien e mandateve në grup, pra në një numër kaq të madh deputetësh dhe zëvendësimin e tyre.
Ka dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 1993, e cila thotë qartë që mandatet nuk mund të lihen në një numër të zgjeruar deputetësh dhe të zëvendësohen po në të njëjtën mënyrë. Ndaj dhe është një precedentë që vazhdon të thellohet edhe më tepër në mënyrën se si është menduar. Nuk përbën problem për ne zëvendësimi i këtyre mandateve, as i individëve që mund të marrin mandatin.
Numrat mund të jenë, ju duhet të kuptoni që ai Kuvend nuk ka më 140 deputetë, ashtu sikundërse e thotë qartë edhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. E dyta, ne duhet të pranojmë që kemi një sistem zgjedhor, i cili nuk bazohet në emrat e individëve, pra nuk është mazhoritar. Klajda Gjosha nuk kandidon në emrin e saj. Unë votohem nën siglën e LSI-së. Është një sistem që e ka rrënuar demokracinë në këtë vend dhe e ka sjellë Shqipërinë pikërisht në këtë pikë ku ne ndodhemi sot. Ka qenë pikërisht greva e vitit 2008, ku zoti Ilir Meta në atë kohë, i cili kërkonte ta ngrinte këtë çështje dhe ta bënte të madhe, sepse kishte parashikuar gjithçka që do të ndodhte fatkeqësisht në vitet në vijim. Nuk arriti ta zgjidhte, ishte një vendim i dy partive të mëdha. Dhe fatkeqësisht është sistemi që e ka çuar vendin në këtë rënie të demokracisë në këto momente.

Shumë nga faktori ndërkombëtar kanë thënë këto ditë që Parlamenti është legjitim edhe me këto lloj zëvendësimesh…

Ka pasur deklarata. Nuk përbëjnë ndonjë habi, as për mua personalisht as për opozitën. Duhet të kuptoni që është e vështirë për faktorin ndërkombëtar të pranojë një precedent të tillë, i cili mund të kthehet precedent edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Të mos harrojmë që opozita në Podgoricë është sot në rrugë. Ajo në Beograd është në rrugë. Kosova gjithashtu ka problemet e saj të brendshme. Dhe kjo mund të kthehet në një çështje që mund të shkaktojë probleme më pas në gjithë vendet e Rajonit.

Por nëse ata thonë vazhdimisht që është legjitim, atëherë si do vijohet?

Nuk është se kanë bërë një analizë të mirëfilltë. Sepse kanë qenë të kapur përpara një fakti të kryer, të vendimit opozitar. Kanë qenë më pas sërish të kapur në një fakt të kryer, kur kuvendi çoi brenda 24 orëve në KQZ dorëzimin e mandateve të deputetëve të opozitës. Dhe nuk është se ka pasur një analizë të thellë të jeni të bindur edhe nga faktori ndërkombëtar. Shumë prej arsyeve që unë shpjegova, vendimi i Gjykatës Kushtetuese në ’93 e të tjera me radhë i janë bërë prezente OSBE-së dje edhe nga ana ime personalisht, në mënyrë që ato të kenë mundësi të shikojnë rast pas rasti precedentët që kanë ndodhur në vite. Sepse pavarësisht se sot nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese, Kushtetuta në vetvete nuk është se ka ndryshuar në këtë pikë, pra për zëvendësimin e mandateve. Ndaj dhe precedenti i ’93 është i mundshëm për tu marrë edhe sot si shembull nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Pra ka disa raste të cilët ndërkombëtarët janë ende në analizim e sipër. Ata janë ende duke parë një mënyrë zgjidhjeje. Të mos harrojmë që tashmë çështja ka kaluar ekstra ligjore. Pra nuk bëhet më fjalë për zgjidhjen e këtij fenomeni brenda ligjit. Dhe duke qenë se është ekstra ligjore kërkohet edhe një zgjidhje politike që është shumë herë më e madhe se ajo çka është menduar.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 2 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 2 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 2 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 5 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 2 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 6 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 20 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 9 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 2 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

6 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 5 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

7 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 6 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

8 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 11 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.