Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 09:52 Kristian Shpendi: Ëndërr të luajmë së bashku te Kombëtarja, si vëllezërit Espozito Kristian Shpendi po kalon një moment të shkëlqyer në Itali, ku është shpallur lojtari më i mirë i muajit shtator në Serinë B. Sulmuesi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Rrjetet sociale
  • Lista e zezë
  • Cristiano Ronaldo
  • Lahuta e Malcis
  • Belinda Balluku
  • Katedralja
  • 735 pedagogë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Rrjetet sociale
  • Lista e zezë
  • Cristiano Ronaldo
  • Lahuta e Malcis
  • Belinda Balluku
  • Katedralja
  • 735 pedagogë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nard Ndoka: Takimi i Parisit një pazar i dyshimtë, do të bojkotojmë

Intervista E mërkurë, 18 Gusht 2021 04:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Partisë Demokristiane dhe anëtar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Nard Ndoka, në një intervistë për gazetën “Shekulli”, deklaron se opozita nuk ka asnjë informacion për vendimet që kanë marrë bashkëkryetarët e komisionit, siç ishte “udhëtimi turistik” i ditës së enjte në Paris. Aleati i PD-së tha se kryetarët e komisionit kanë hequr dorë nga përgjegjësia institucionale, duke e kthyer Reformën Zgjedhore në një ”reformë shëtitëse” nëpër hotele luksoze, ndërsa kryetari Oerd Bylykybashi ka treguar më shumë afrimitet më kryetarin e komisionit të PS, Bledi Çuçin sesa me opozitën.

Z.Ndoka, gjatë takimeve për Reformën Zgjedhore me ndërkombëtarët, opozita ka kërkuar gjashtë pika të rëndësishme, ku përfshihet edhe votimi elektronik. Keni informacion se çfarë vendimesh kanë marrë bashkëkryetarët për këto çështje?

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

Jo, nuk kemi asnjë informacion. Unë besoj, se votimi elektronik do të marrë formë dhe vendimmarrje, pavarësisht kundërshtimeve nga pala e maxhorancës. Atyre nuk ju intereson që të ketë shtrirje në të gjithë territorin, por duan ta bëjnë në mënyrë të pjesshme votimin elektronik, kurse opozita është e vendosur se pa votim elektronik në gjithë territorin, vështirë se do të ketë zgjedhje.

Mendoni se do të jetë i mundur votimi elektroni për zgjedhjet e ardhshme apo do të pilotohet në disa zona?

Ndoshta në zgjedhjet lokale do të jetë një test. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse kemi zgjedhjet përpara dhe ka hapësirë për ta implementuar dhe për të bërë një reformë. Ne, si opozitë kemi pasur takime, por për fat të keq edhe vetë PD-ja nuk është e qartë nëse duhet ndërhyrë për sistemin dhe çfarë sistemi preferon. Pra, gjithmonë e shikojmë me rezerva “pazarin” mes dy partive dhe mund të ketë “lojë të dyfishtë”.

Sipas jush, çfarë “lojë të dyfishtë” po bëjnë dy partitë e mëdha?

Të tipit, se mund të bien dakord të dy palët që të kontrollojnë procesin. Unë asnjëherë nuk besoj se mund të ketë zgjedhje të lira kur kontrollohen nga të dy parti politike. Pra, monopolizimi i zgjedhjeve nga PD-PS është një “pazar” i hershëm dhe kjo i dëmton standardet, dëmton garancinë e zgjedhjeve të lira, sepse ato nuk heqin dorë nga monopoli i zgjedhjeve.

A kanë ofruar mbështetje financiare ndërkombëtaret për ndryshimet e propozuara në Reformën Zgjedhore?

Nuk është se ka ndonjë kosto të madhe, pasi e përballon buxheti jonë aplikimin e votimit elektronik. Unë e konsideroj më të rëndësishme Reformën Zgjedhore, sesa Reformën në Drejtësi. Nuk mund të kemi një politikë që del nga vota e vjedhur. Ndërkombëtarët kanë paraqitur gatishmërinë e tyre për ta suportuar këtë reformë.

Bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore kanë pasur një takim javën e shkuar në Paris, ku kanë mbyllur bisedimet për gjashtë çështjet sensitive. A keni informacion?

Për fat të keq, bashkëkryetari i komisionit e ka shikuar Reformën Zgjedhore më shumë si një OJF, me shëtitje nëpër hotele luksoze, nëpër seminare të ndryshme, ndërsa tani marrim vesh që paskan shkuar edhe në Paris. Nuk kemi fare informacion për shëtitjet e dy kryetarëve. Për fat të keq e kanë hequr pjesën institucionale të këtyre takimeve, duke e kthyer më shumë si një “reformë shëtitëse”, nga njëri hotel në tjetrin. Kohët e fundit nuk kemi bërë asnjë mbledhje në Kuvendin e Shqipërisë, e cila i ka të gjitha sallat dhe infrastrukturën e nevojshme për këto takime. Pra, e kanë kthyer më tepër në kuadrin e një projekti të OJF-ve, dhe të dy bashkëkryetarët janë produkt i tyre.

Sa transparent ka qenë bashkëkryetari i PD-së z.Bylykybashi me opozitën, për diskutimet që ka zhvilluar me bashkëkryetarin tjetër të PS-së për ndryshimet në Kodin Zgjedhor?

Fatkeqësisht z.Bylykybashi, siç duket më shumë ka lidhje me kryetarin e vet, se nuk ndan informacion me aleatët e opozitës. Ne po e ndjekim me shumë vëmendje, sepse nuk duhet të bëhemi pjesë e kësaj farse. Nëse vazhdojnë në kuadrin e këtyre pazareve, do ta bojkotojmë komisionin. Nuk duhet të bëhemi pjesë vetëm formalisht, pasi këta vazhdojnë me metodat e vjetra.

Pse ju krijohen dyshime të tilla? Cilat janë ndryshimet që dini ju të bëhen nga kjo reformë?

Për ne është shumë i rëndësishëm sistemi, sepse administrimi i zgjedhjeve është problematik. Depolitizimi i komisioneve zgjedhore është një domosdoshmëri. Pra, nuk mund të kontrollohen zgjedhjet nga militantët PD-PS, pasi koha ka treguar që kanë pasur vetëm hajdutë në numërimin e votave dhe jo njerëz që kanë përgjegjësi ndaj ligjit. Nëse vazhdojnë me këtë tendencë, nuk do ketë miratim. Besoj se javën që vjen do të na informojnë për takimin që kanë pasur me “dyer të mbyllura” në Paris. Opozita nuk ka pasur takime për Reformën Zgjedhore, ka pasur një dakordësi në parim, por në pjesën e diskutimit që ka të bëjë me sistemin do të vazhdojë të ketë diskutime. Votimi për emigrantët do të pilotohet, sepse nuk ka infrastrukturë, besueshmëri, por as informacion. Partia Socialiste e përdor si demagogji, por mund të krijohet një kulturë ligjore. /Shekulli/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kristian Shpendi: Ëndërr të luajmë së bashku te Kombëtarja, si vëllezërit Espozito
SPORTI Para 20 minutash

Kristian Shpendi: Ëndërr të luajmë së bashku te Kombëtarja, si vëllezërit Espozito

Rama: Kush ka bërë akte të dhunshme do t’i ndalohet kalimi në shtetet e BE!
KRYESORE Para 26 minutash

Rama: Kush ka bërë akte të dhunshme do t’i ndalohet kalimi në shtetet e BE!

“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)
AKTUALITET Para 28 minutash

“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)

U gjobit me vetëm 255 euro, Cristiano Ronaldos i duhen 36 sekonda për ta paguar shumën
SPORTI Para 32 minutash

U gjobit me vetëm 255 euro, Cristiano Ronaldos i duhen 36 sekonda për ta paguar shumën

Më të lexuarat

1 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 9 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 13 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 9 orësh

Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 16 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 13 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

6 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

7 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026
Para 1 ore

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026

8 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 12 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.