Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 10:34 Atentati në Fier, zbulohen detaje të reja: autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar Sel Çamin Burime bëjnë me dije se autorët e atentatit në Fier kanë përdorur dy pistoleta me silenciator dhe dy persona kanë pasur rolin e qitësave…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Njihuni me gjeniun e rërës, Fatmir Mura (Foto & Video)

Intervista E enjte, 29 Korrik 2021 07:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervistoi: Aurora Allushaj _

Të gjithë kanë një frymëzim, apo një ëndërr që ka nisur nga diçka e rastësishme, apo krejt periferike. Dikush një ëndërr fëmijërie; një pasazh i lexuar nëpër libra, apo i parë në filma; një trashëgimi e familjes; apo diçka tjetër. Por personazhi ynë e ka zbuluar muzën që do i zgjonte një dhunti të fjetur pas një publiciteti rastësor në televizion. Quhet Fatmir Mura dhe vjen nga Vlora. Më poshtë mund të njiheni me një rrëfim të sinqertë të gjeniut të rërës. Për veten, familjen dhe padyshim për dhuntinë e tij në artin e rrallë, çka e ka bërë të famshëm jo vetëm në vendlindje apo Itali, atdheun e dytë, por edhe me gjerë.

Cili është Fatmir Mura? Individi, emigranti, artisti?

Një person normal, që luaja dhe dëfrehesha me fëmijët e tjerë. Kështu që loja ishte pjesë kryesore e jetës sonë dhe ushqim për të forcuar kurajon dhe vendosmërinë për të përballuar çdo situatë. Në moshën 16 vjeç emigrova për në Greqi, duke e kaluar kufirin në këmbë rreth 6 herë radhazi. Çdo udhëtim ishte shumë i vështirë dhe zgjaste 6 ditë, rreth 360 km në këmbë. Sa herë që mbërrinim tek stacioni i parë i trenit, më i afërti në qytetin Kallabakë policia lokale na kapte dhe na kthente mbrapsht bashkë me emigrantët e tjerë, sepse nuk ishim të pajisur me dokumenta të rregullta për të qëndruar, kështu që prisnim 2-3 ditë, derisa mbushej autobusi dhe na dërgonin në Kakavijë. Kështu që më duhej të prisja dy-tre muaj, apo edhe më shumë që të plotësoja përsëri lekët e duhura për t’u nisur sërish në këmbë me shpresën se gjithçka do shkonte mirë. E kështu me radhë vazhdova të udhëtoj derisa herën e gjashtë më shkoi mbarë dhe arrita më në fund në Athinë, ku qëndrova për një periudhë të gjatë, 6 vjeçare pa shkëputje. Ditën punoja në ndërtim dhe në darkë vazhdoja kurse private në shkolla të ndryshme, si kërcime latine, teatër, pantomime, etj.. Këto kurse ishin dëshirat e mia qëkur isha i vogël dhe sigurisht ishin hapat e para drejt botës së artit dhe spektaklit. Mbas këtyre 6 vjetëve vendosa të emigroj për në Itali dhe kështu veprova. Udhëtimin e bëra me skaf nga Vlora deri në Brindizi, pastaj mora trenin drejt Firences, ku tashmë kam krijuar familjen time dhe jetoj këtu.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Çdo artist ka muzë. Cila është muza juaj?

Muza ime ka qenë dhe është gjithmonë muzika, ëndërroj dhe frymezohem gjithnjë nëpërmjet saj. Ka qenë gjithmonë kështu qëkur isha i vogël. Sa herë që doja të ëndërroja, mbyllja sytë dhe me shoqërinë e muzikës kapërceja çdo kufi të imagjinatës sime. Ndjehesha i mbështjellë nga një rënqethje e lëkure, e cila më bënte të ndihesha i lumtur. Edhe pse e dija se pas imagjinatës më priste “realiteti”, të cilën duhej ta përballoja. Ëndërrimi për mua ka qenë faktori kryesor i krijimtarisë time. Ndihesha i lumtur, për këtë arsye kam ndjekur ëndrrat e mia.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si keni mbërritur deri këtu?

Unë kam mbërritur deri këtu ku jam, falë sakrificës dhe vuajteve nga e kaluara. Përvoja dhe eksperienca e jetës më ka ndihmuar që të jem i vendosur dhe me këmbët në tokë.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Si ka qenë jeta juaj? Veçoni momentin më të bukur e atë më të vështirë?

Momenti më i vështirë ka qenë periudha nga adoleshenca, derisa arrita të stabilizohem dhe të pajisem me dokumenta qëndrimi të rregullta. Kjo për mua ishte shumë e rëndësishme dhe njëkohësisht e domosdoshme për të arritur qëllimet e mia në lidhje me jetën edhe me profesionin. Momentet më të bukura kanë qenë kur u bëra baba, në 2006, si dhe kur fitova emisionin “Ti Vlen” në Top Channel 2009.

Kur e zbuluat artin e rërës?

Artin e rërës e zbulova krejt rastësisht, nga një publicitet në TV. Gjatë asaj kohe isha në kërkim të shprehjeve të reja artistike dhe në momentin që po shihja publicitetin me rërë po flisja me veten: Fantazia nuk ka kufij kështu që rëra më jep mundësinë të shpreh çdo dëshirë, apo emocion që unë provoj. Dhe nuk është e përsëritshme si një sekuencë vallëzimi, apo një performancë tradicionale.

Sa i shpërblyer ndjeheni me artin tuaj?

Sigurisht që ndjehem shumë i shpërblyer përsa i përket artit të rërës dhe nuk mund ta përcaktoj në numra, apo ndonjë masë tjetër. Di të them se aktualisht arti i rërës më plotëson dhe më kompleton si artist, më jep mundësinë të udhëtoj nëpër botë dhe njëkohësisht më plotëson nevojat ekonomike për të jetuar.

Çfarë pëlqeni tek vetja dhe çfarë do korrigjonit?

Ato që pëlqej tek vetja janë: krijimtaria, vendosmëria dhe të qënit i thjeshtë. Unë jam paksa “permaloz” dhe nuk harroj shpejt, nëse lëndohem, ose ofendohem nga dikush, edhe sikur të jetë një prej personave të afërt. E kam të vështirë të hapem përsëri ndaj më duhet kohë dhe ndihmë që ta kaloj. Jam njeri i rezervuar dhe nuk hapem lehtë me personat që nuk kam konfidencë, kurse në lojë dhe argëtim jam krejt i kundërt, përkundrazi i çiltër i qeshur dhe lider i grupit.

Çfarë i ofron Italia një artisti shqiptar? Po vendlindja?

Territori i Italisë është shumë i madh dhe më jep shumë mundësi për punë. Unë punoj vazhdimisht si në Itali ashtu edhe jashtë saj. Kurse në Shqipëri ka raste të punoj një herë në vit, ose një herë në dy vjet. Varet nga kërkesat e programeve televizive. Kërkesat private akoma nuk kanë filluar.

Çfarë do të thotë të shkëlqesh njëherësh në disa fusha të artit?

Të shkëlqesh njëherësh nuk është e zakonshme. Mua më ndodhi, sepse i kisha kultivuar në “komodinë” ëndrrat dhe kur mora guximin të hyja në botën e artit isha i gatshëm të veproja dhe kisha bagazhin e duhur për të ecur, ndaj më ndodhi kështu. Megjithatë kur e sheh që në disa fusha je i prirur dhe shkëlqen është e pamundur të mos ndjehesh i lumtur.

A ka arti moshë? Po limite?

Arti nuk ka moshë dhe limite. Unë besoj se secili nga ne e ka venën artistike breda vetvetes, varet se kur dhe kush përpiqet ta nxjerrë dhe ta zhvillojë. Shumica e personave këtu në Itali e ndjekin artin kur dalin në pension. Sepse, ndoshta atëherë kanë më tepër kohë. Ky aspekt nuk më pëlqen, sepse në radhë të parë personat nuk i ndjekin ëndrrat e tyre duke u përshatur rrethanave të jetës dhe duke menduar se do i ndjekin ëndrrat kur të kenë kohë, pa dhënë rëndësi moshës e cila është shumë kryesore përsa i përket krijimtarisë. Ndryshe ëndërron kur je fëmijë dhe ndryshe kur je i moshuar.

Cili moment i ditës është më produktiv për juve?

Momenti me produktiv për mua është nata. Gjallëria dhe zhurmat e ditës nuk më ndihmojnë të përqendrohem plotësisht në krijimtari. Nata, hëna dhe yjet kanë qenë gjithnjë frymëzim për poetët, filozofët, artistët, etj..

Familja juaj cilën pjesë të artit zë?

Familja ime është gjithmonë prezente me artin tim dhe në të shumtën e rasteve komunikoj dhe vendos bashkë me ta për krijimet e reja.

Do të ndaje me lexuesit tanë ndonjë sekret qoftë edhe të vogël profesional?

Unë nuk kam kushedi se çfarë sekretesh në lidhje me profesionin. Gjithsesi sekreti më i madh në lidhje me krijimtarinë është të luajturit dhe argëtimi njësoj si një fëmije. Pa kushte, pa kufizime dhe pa kondicione. Kur dikush argëtohet është komplet i lire. Kështu ndodh kur krijoj, apo luaj me rërën pa objektiv, thjesht bëj lëvizje me rërën për të çliruar dorën dhe mendjen. Frymëzimi dhe fantazia vjen lirshëm dhe natyrisht po e sforcove veten bllokohesh dhe nuk prodhon!

Çfarë pengu keni nga jeta?

Nga jeta ime pengu më i madh është mungesa dhe mbështetja e familjes.

Nëse nuk do ishit ky që jeni, ku do e shihni veten?

Nëse nuk do isha ky që jam do e shihja veten si një numër. Pjesë e ingranazhit të një sistemi, i cili pret prej meje që të prodhojë dhe konsumojë. Nuk do të isha pronar i kohës sime, por do e blija kohën e lirë. Artistët të paktën e kanë këtë privilegj, ata shtojnë kohë në kohën e tyre dhe u tepron…

No automatic alt text available.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Atentati në Fier, zbulohen detaje të reja: autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar Sel Çamin
Para 4 minutash

Atentati në Fier, zbulohen detaje të reja: autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar ...

Kovac paralajmëron Arsenalin: Dortmundi ka cilësinë për pikët
Para 7 minutash

Kovac paralajmëron Arsenalin: Dortmundi ka cilësinë për pikët

Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti
Para 36 minutash

Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti

Kritika të ashpra ndaj Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, është kthyer në problem për Al Nassr
Para 43 minutash

Kritika të ashpra ndaj Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, është kthyer në problem për Al Nassr

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 13 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 15 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 12 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.