Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët dhe rinia
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Përplasja te Katedralja
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Qeveri tranzicioni
  • Ertjan Kofsha
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Studentët dhe rinia
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Përplasja te Katedralja
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Qeveri tranzicioni
  • Ertjan Kofsha
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Paralajmërim i fortë nga Xhixho: Protesta e 16 shkurtit, goditja finale e kësaj qeverie të korruptuar

Intervista E martë, 21 Shtator 2021 00:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Përgjimet e “VOA” legjitimojnë opozitën në kërkesen e saj për një qeveri kalimtare që do organizojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do çoj përpara procesin e integrimit”

Nënkryetarja e Lëvizjes Socilalise për Integrim, Erisa Xhixho në një intervistë për Gazeten Standard, e pyetur për miratimin e fundit në Bashkinë Tiranë për administrimin e parkingjev, është shprehur se ky vendim është antiligjor dhe totalisht një koncesion i pastër dhe duhet të kalonte, pasi u kalua me shumicen e thjeshtë të votave, ndërkohë që duhej të kalonte me 3/5 e votave të Keshillit Bashkiak. Për sa i përket protestës së 16 shkurtit ajo theksoi se do të jetë goditja finale e kësaj qeverie të korruptuar, që do mbahet mend që kryeministri i saj Edi Rama kanabizoj vendin. Nga ana tjetër, Xhixho ka komentuar dokumentat e dalë nga Autoriteti i Dosjeve, për Bujar Sheshin ku theksoi se është nje akt shumë i rëndë që përfundimisht tregon qartë cënimin e  reformës në Drejtësi.
Intervistoi: Ermelinda Ndoja
1-Si e shihni miratimin e fundit në Bashkinë Tiranë për administrimin e parkingjeve dhe nga subjekteve private?

Për mua është antiligjor pasi u kalua me shumicen e thjeshtë të votave, ndërkohë që për ne është totalisht një koncesion i pastër dhe duhet të kalonte me 3/5 e votave të Keshillit Bashkiak.  Si parim shtimi i një shërbimi me kupon fizik dhe makineta për pagesen e parkimit është shumë mirë, por qëllimi i atij projekt vendimi ishte totalisht një koncesion i manipuluar. Nëse do lexonit relacionin thuhej qartë qe Shoqëria Përfituese do të përfitojë komisionin i cili do të kryehet nga qytetarët që përfitojnë nga shërbimi i parkimit publik. Pra privatit i jepet prona publike, në këtë rast trotuari ose rruga, dhe nëse marrim një mesatare 1,5 M2  që do ti duhen hapsirë publike për vendosjen e makines  për 35 rrugë të parashikuara, duke marr një mesatare që kostoja e 1m2 në rrugët kryesore të Tiranës kushton 2 mij euro m2 i bie me matematike të thjeshtë : për 52.5 m2 pronë publike me një vlerë afërsisht  105 mijë euro që automatikisht do të shkojnë për dobi të privatit.  Nga ana tjetër kjo i lihet pa afat shoqërise përfituese duke i siguruar vjeljen e të ardhurave të pakufizuara në kohë. Ky rast është i njëjtë me koncesionet pasi vihet në përdorim hapsira publike dhe të ardhurat e kësaj komanie do të vijnë nga një aktivite që zhvillohet në pronë publike, gjithashtu  rrit çmimin e parkimit për qytetarët që edhe kaq sa çështë sot e kanë shumë të shtrenjtë. Kur bashkia ngeli duke gënjyer për kartat  e rezidentit që do ti përjashtonte nga pagesa qyetetarët resident. E vetmja zgjidhje që në mbështetem ishte që vet Tirana Parking mëqe propagandohet që është e sukseshme dhe ka prodhuar të ardhura ti blej vet makinetat e pagesave dhe ti menaxhoje vet .

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

2- Me 16 Shkurt është paralajmëruar protesta e madhe në kryeqytet. Çfarë pritet nga opozita?

Protesta e 16 shkurtit do të jetë goditja finale e kësaj qeverie të korruptuar, që do mbahet mend që kryeministri i saj Edi Rama kanabizoj vendin, kriminalizoj kuvendin, prishi klimen e biznesit, uli investimet e huaja në 0, forcoj oligarkinë ekonomike duke sjellë shkatërrimin e ekonomisë, instaloj ne mënyre kapilare fenomenin e shit-blerjes së votave duke ulur mundësine që njerëzit e ndershëm të merren me politike dhe mbi të gjitha largoj të rinjtë dhe krahun e punës nga vendi i tij.

Sot njerezit kanë shumë arsye për të protestuar dhe kjo protestë vjen pikërisht nga thirrja e tyre e vazhdueshme për një tubim që me forcen e pjesëmarrjes do i kërkojnë kryeministrit largimin dhe hapjen e rruges drejt krijimit të një qeverie kalimtare që do zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në 16 shkurt njerëzit do të protestojnë për premtimet e pambajtura dhe arrogancen e kësaj qeverie që erdhi pushtet nëpërmjet votave të blera, do protestojnë për rritjen e çmimit të ujit dhe dritave, për papunësine dhe mungesen e shpresës për një të ardhme në vend, do protestojnë bizneset e vogla për taksat që i kanë marr frymën dhe për mungesen e sigurise juridike. Do protestojnë për mungesen e sigurisë së jetës së tyre ku kriminaliteti ka një rritje të frikshme në vend, do protestojnë studentët për mashtimet që kjo qeveri i ofroj me Paktin për Univeristetit ku kërkesa e tyre baze për uljen e tarifave për ciklin 3 plus 2 të studimeve nuk u përmbush. Opozita ne 16 shkurt do jetë në ball të protestave dhe ku qytetarët do jenë të vetmit që do vendosin për protestat e pandalshme deri në rrëzimin e Z. Rama dhe fillimi i një kapitulli normaliteti  dhe zhvillimi ekonomik për vendin.

3- Si i komentoni dokumentat e dalë nga Autoriteti i Dosjeve, ku vërtetojnë se anëtari KLP, Bujar Sheshi ka qënë ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në Kohën e Komunizmit?

Për mua si qytetare dhe si juriste është nje akt shumë i rëndë që përfundimisht tregon qartë cënimin e  reformës në Drejtësi, pasi gjithë filtrat që ishin vënë nga ligjvënësi për të pasur persona me integritet dhe në plotësim të plote të kritereve të kërkuara nuk kanë rezultuar efikase.

Fakti që Prokuroria e Përgjitshme ka vazhduar proceduarat duke e propozuar si Kandidature për anëtar të  KLP Z.Sheshi pa pritur përgjigjen e Autoritetit të Dosjeve është qartësisht një shpërdorim detyre gjë që tashmë LSI dhe PD e ka kallzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Përfshirja e kandidaturave në kundërshtim me kriteret ligjore të parashikuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” , përkatesisht në nenin 105/2/ dh  ku thuhet mjaft qartë  se “ kandidatët për KLP, ndër të tjera duhet të mos kenë qënë anëtare, bashkëpunëtore ose të favorizuar të ish-sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “ Për të drejten e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë “

Ndërkohë që po tek ky ligj në nenin 109/1/2  flet qartë për përgjegjësine direkte dhe personale të Prokurorit të Përgjithshëm  në procesin e verifikimit te deklaratave të kandidatëve dhe përputhjes së tyre me kriteret ligjore.

Qëllimi kryesor i reformës në drejtësi si një nga kushtet për hapjen e negociateve në qershor 2019 ishte pikërisht kthimi i besimit të qytetarëve  tek drejtësia e pavarur dhe ku parimi i barazisë para ligjit të ishte themeli i saj, por faktet e njëpasnjëshme tregojnë qartë kapjen e kësaj drejtesie nga kryeministri Rama.

4- Si e komentoni fashën e dytë të përgjimeve, ku pesë ditë më parë ‘ Zëri i Amerikës’ publikoi pjesë të tjera të dosjes 339 ku faktohet se kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako kishte marrdhënie të afërta me Avdulajt

Zëri i Amerikës me investigimin shumë serioz nxorri në pah në sy të publikut me fakte përgjimet e dosjes 339 ku faktohet shit-blerja e votive në zgjedhjet e 2017, një denoncim që opozita e ka bërë që në ditët e para mbas zgjedhjeve.

Këto përgjime legjitimojnë opozitën në kërkesen e saj për një qeveri kalimtare që do organizojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do çoj përpara procesin e integrimit.

Për mua është nje fakt i ditur, shumë i rëndë që ka sjell një dëm shumë të madh për vendin, pasi ka prodhur një kuvend jo nga vullneti i njerëzve duke u vazhduar me një qeverisje arrogante që duke ardhur në pushtet me vota të blera nuk ka përgjegjësi për mirëqeverisjen, por është e interesuar për fuqizimin ekonomik të vetës dhe të oligarkëve pranë saj. Ka demoralizuar njerëzit e ndershëm dhe me integritet që të përfshihen në politike pasi standarti sot eshte ose kriminel ose pjesëmarrës në veprimtari të jashëligjshme të kondrabandës së drogës në mënyrë që të ardhurat ti hedhësh në fushatë për të blerë vota. Ketu janë deformuar komplet parimet e demokracisë që fillojnë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe pa u zgjidhur përfundimisht fenomeni i shit blerjes së votës veshtirë të flasim për reform zgjedhore dhe shtet të së drejtës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 4 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 4 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 4 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 7 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 8 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 4 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

3 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 11 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

4 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 22 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

5 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 4 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 8 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 13 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

8 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 7 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.