Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 10:02 Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bëri thirrje shteteve anëtare të miratojnë brenda një viti një kuadër multilateral për menaxhimin e rreziqeve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Phillips-Ramës: Afrimiteti me Turqinë, mban Shqipërinë larg BE

Intervista E premte, 6 Gusht 2021 01:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

David Phillips, ekspert i politikës së jashtme në ShBA, drejtor i programit për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili në ”Tonight Ilva Tare”, tha se Brukseli nuk ka shqetësimë për marrëdhëniet e ngushta të Shqipërisë me Erdogan. Në një lidhje me skype nga SHBA, Phillips tha se afrimiteti me Turqinë e mban Shqipërinë larg BE.

Intervista dhënë për gazetaren Ilva Tare

Ilva Tare: Mirëmbrëma zoti Phillips, kënaqësi që të kam në këtë komunikim të drejtpërdrejtë

David Phillips: Mirëmbrëma, faleminderit shumë

Ilva Tare: Besoj se e keni dëgjuar përgjigjen që i dha shqetësimit të shprehur nga ana juaj në një intervistë për Zërin e Amerikës në lidhje me orientimin e Shqipërisë apo mesazhet e dyfishta që dërgonte drejt perëndimit, por edhe drejt Turqisë apo vendeve të tjera që mund të përbënin rrezik për stabilitetin e Shqipërisë. Keni një koment për përgjigjen që ktheu zoti Rama?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

David Phillips: Në intervistën time  për Zërin e Amerikës kryeministri Rama ka interpretuar diçka që kam thënë që ishte diçka shumë pranë të vërtetës. Ajo ka të bëjë me një përgjigje jo shumë të qartë. Ne duhet të kemi një qëndrim të qartë për qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me Turqinë dhe vendet e tjera perëndimore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ilva Tare: Rama tha se në Bruksël nuk ka shqetësim për marrëdhënien e Shqipërisë me Erdogan, po në SHBA?

David Phillips: Le ta qartësojmë fillimisht marrëdhënien me BE me Turqinë. PE ka votuar për të pezulluar procesin e anëtarësimit dhe Junker ka deklaruar se Turqia  nuk do të anëtarësohet në një kohë të shpejtë dhe Shqipëria nuk  duhet të mbajë një shoqëri të afërt me Turqinë pasi e  sjell Shqipërinë më larg me BE. SHBA janë të shqetësuara, ka vetëm një pikëpamje. SHBA nuk kanë një mik të mirë se Shqipëria në këtë rajon. Ne duam të mbajmë këtë bashkëpunim të ngushtë e sidomos kur ka cështje shumë shqetësuese për atë që Turqia po luan si rol në Rajon duke blerë edhe raketa nga Rusia, duke mbështetur grupime të tjera në Rusi. Ne duam ta mbajmë Shqipërinë afër me Perëndimin, pasi Shqipëria dhe SHBA kanë vlerësim të ndërsjelltë dhe këto marrëdhënie të ngushta me Turqinë nuk janë në interes të Shqipërisë dhe nuk janë dicka që e duan BE dhe SHBA.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Ilva Tare: Kryeministri Rama është shprehur mbrëmë në Ora Neës se ai është i interesuar për çdo investim që mund të kryejnë kompanitë e ligjshme sa i takon vendit të origjinë, përfshi edhe ato turke, pasi Turqia dhe investimet e tyre në Shqipëri nuk përbëjnë asnjë rrezik për sovranitetin apo kërcënim për Shqipërinë.

David Phillips: Do të doja se nga vinë paratë, ka shumë akuza për asete publike përfshirë telekomin dhe teknologji të tjera dhe sigurisht është një situatë e sikletshëm për të ndërtuar një aeroport në Vlorë.  Këto asete të mëdha infrastrukturore dhe te telekomunikacionit janë të konsiderueshme dhe ndoshta mund të jenë praktika korruptive dhe duhet një monitorim më i madh. Duhet të jetë një qartësim që nuk ka mënyra të jashtëligjshme  dhe duhet parë që politikanët shqiptarë nuk përfitojnë nga kjo marrëdhënie me Turqinë.

Ilva Tare: Sa të rrezikshëm e shihni realisht shqetësimin për një ndikim rus apo turk në Shqipëri në kushtet kur sondazhet flasin për një qasje të fortë perëndimore të Shqipërisë, 90% e shqiptarëve janë pro anëtarësimit në BE. A është shqetësimi juaj, sic u shpreh Rama jashtë realitetit, apo ka të vërtetë në të.

David Phillips: Ata kanë qenë përgjegjës për krime shumë të mëdha, pra Turqia. Dua të shoh që Shqipëria të ruajë sovranitetin e saj, të bëhet me e hapur dhe një aleat më i besueshëm në NATO. Zoti Rama nuk duhet t’i bashkohet të tilla frymave ndërkombëtare. Shqipëria duhet të mbetet një vend sovran dhe sa më shumë ta zhvillojë këtë marrëdhënie me Turqinë aq më shumë dëmtohet kjo gjë. Kjo është mundësia më e mirë që Shqipëria të përfitojë nga të gjitha marrëdhëniet, jo vetëm nga BE, por edhe nga partnerë të tjerë.

Ilva Tare: Faleminderit zoti Phillips! Mbrëmë patët një ftesë indirekte nga kryeministri për tu takuar për të pirë një kafe dhe për të sqaruar qëndrimet dhe për të dhënë argumentat tuaja në lidhje me shqetësimin që keni shprehur. Nuk e di si do ti përgjigjeshit kësaj ftese.

David Phillips: Unë e kam pritur kryeministrin në Universitetin Colombia, ai është takuar me lider të tjerë, ne kemi biseduar atje. Interesi im është vetëm në një Shqipëri të mirë, një të mirë të përbashkët në rajon dhe kjo përputhet me interesat. Do të pija një kafe me kryeministrin Edi Rama në çdo kohë, por kur ne flasim nuk ka asnjë biznes që kryehet për të kompromentuar asetet e qytetarëve shqiptarë apo që minon prosperitetin e tyre. Prosperiteti i një qytetari nuk duhet marrë prosperitetin e një kombi të gjitë dhe territori shqiptare me lidershipin e tij janë në rrezik jo vetëm sovraniteti i Shqipërisë, por edhe i Kosovës. Sovraniteti i këtyre vendeve duhet të mbetet një, duhet të ketë zhvillim ekonomik, duhet të ketë mbajtje të territorit të përbashkët që të diskutohet më pas për interesa. Kjo është dicka që SHBA duhet ta shohin dhe për këtë të shpresojmë.

Ilva Tare: David Phillips, faleminderit për këtë komunikim të drejtpërdrejtë me lajmet qëndërore në Ora News.

David Phillips: Faleminderit Shumë, natën e mirë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti
Para 28 minutash

Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti

Kritika të ashpra ndaj Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, është kthyer në problem për Al Nassr
Para 35 minutash

Kritika të ashpra ndaj Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, është kthyer në problem për Al Nassr

PS e PD bien dakord për mocion me debat, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e diskutimeve në Kuvend
Para 43 minutash

PS e PD bien dakord për mocion me debat, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e diskutimeve në Kuvend

Gustavo Varela vendos rekord historik në Seria A
Para 51 minutash

Gustavo Varela vendos rekord historik në Seria A

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 13 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 15 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 12 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.