Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 11:37 Alarm në Stamboll para Galatasaray-Aston Villa, dyshohet se një luan është arratisur, policia nis kërkimet Një ngjarje e pazakontë ka trazuar Stambollin në prag të sfidës mes Galatasarayt dhe Aston Villas në UEFA Champions League. Policia turke dhe autoritetet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Politologu Janssen: “NATO e humbet rëndësinë pa SHBA-në”

Intervista E hënë, 10 Maj 2021 11:52
Politologu Janssen: “NATO e humbet rëndësinë pa SHBA-në”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për shkak të Trumpit dhe të Putinit në Ballkan mund të krijohet një disbalancë e re, paralajmëron politologu Siebo Janssen. Edhe një konflikt i ri i armatosur në rajon është i mundur.

DW: Në Ballkanin Perëndimor ka ndikime të ndryshme politike. Interesat e Rusisë dhe të SHBA-së shpesh aty janë shumë të ndryshme. Çfarë mund të presim në Ballkanin Perëndimor nga Presidenca e Trumpit dhe një afrim midis tij dhe Putinit?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Siebo Janssen: Në Ballkan vazhdojnë të jenë të përfaqësuara pak a shumë regjimet e vjetra nacionaliste, të cilat kanë përcaktuar tonin që prej shpërbërjes së Jugosllavisë dhe që e përcaktojnë ende. Atje vazhdojnë të kalojnë edhe sot vija ndarëse. Deri tani situata ka qenë e tillë që Perëndimi, përkatësisht SHBA-ja kanë thënë: këtij konflikti ne duam t’i japim fund në mënyrë të qendrueshme dhe të përpiqemi për një pajtim politik. Unë druhem se tani me Putinin, i cili ka një interes qartësisht tjetër, forcimin e serbëve, dhe me Trumpin në anën tjetër, në Ballkan do të krijohet një mungesë barazpeshe. Dhe se serbët do ta ashpërsojnë tonin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Donald Trumpi ka thënë se NATO është vjetëruar dhe është bërë e tepërt. Njëkohësisht, Rusia kërkon që shtetet e Ballkanit, të cilat ende nuk janë anëtarësuar në NATO, të mos anëtarësohen as në të ardhmen në NATO. Çfarë prisni në këtë drejtim?

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Unë mendoj se vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjerim të NATO-s. Trumpi nuk do të ketë interes për këtë. Dhe pa SHBA atje nuk do të ketë ndonjë zhvillim të rëndësishëm në politikën e sigurisë. SHBA-ja ka qenë gjithmonë një kolonë mbajtëse e NATO-s, dhe po të tërhiqet ajo pjesërisht, atëherë aleanca e humbet rëndësinë. Me këtë u vihet pikëpyetja të gjitha zgjerimeve  – dhe ky është qartësisht një sukses për Putinin.

A mund të ndodhë që Donald Trumpi t’ia lërë Ballkanin Perëndimor Vladimir Putinit?

Ai do të qendrojë jashtë të gjitha çështjeve të kësaj zone – dhe do t’i shpallë ato një çështje evropiane. Por meqenëse evropianët janë edhe këtu të përçarë – disa shtete të BE-së, si Spanja për shembull nuk e njohin Kosovën – për mendimin tim punët do të ecin qartësisht në një drejtim tjetër. Rusia do të luajë atje faktikisht një rol të fortë dhe do të bëjë që të ndihet zhvillimi i saj.

Në të gjithë rajonin sundon sërish pasiguri. Në Kosovë është përhapur frika e ndarjes. A është e justifikuar ajo? Dhe a është e mundur që SHBA-ja t’i tërheqë së shpejti nga rajoni trupat e veta?

Kjo është me të drejtë një frikë e justifikuar, kryeministri serb ka kërcënuar indirekt me luftë, udhëheqja e shqiptarëve të Kosovës reagoi po kështu në mënyrë luftarake. Në plan afatmesëm unë besoj se trupat e SHBA-së do të tërhiqen nga rajoni. Pyetja që shtrohet është: a kanë dëshirë evropianët dhe a janë ata në gjendje që të stacionojnë atje kaq masivisht trupa, sa atje të pengohet në mënyrë të qendrueshme shpërthimi i një konflikti? Shumë njerëz në Ballkan, midis tyre edhe përfaqësues të OJQ-ve me të cilët kam folur më thonë se për tri ose katër vjet atje mund të shpërthejë një konflikt i armatosur, po të mos përpiqet Perëndimi që ta mbështesë më shumë demokracinë dhe shoqërinë civile. Dhe për momentin unë nuk e shoh që kjo të bëhet – për shkak të tendencave izolacioniste në SHBA.

Politologu dhe historiani Dr. Siebo Janssen punon në Institutin për Historinë Anglo-Amerikane të Universitetit të Këlnit. Në pikërëndesat e tij krahas SHBA -së bën pjesë ish-Jugosllavia.-DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarm në Stamboll para Galatasaray-Aston Villa, dyshohet se një luan është arratisur, policia nis kërkimet
Para 1 minute

Alarm në Stamboll para Galatasaray-Aston Villa, dyshohet se një luan është arratisur, policia nis kërk...

Pio Esposito shkëlqen te Interi, Chivu përballë dilemës së sulmit
Para 5 minutash

Pio Esposito shkëlqen te Interi, Chivu përballë dilemës së sulmit

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin e PD
Para 6 minutash

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin e PD

Zelensky: Inteligjenca tregon për sulme të reja ruse ndaj Ukrainës
Para 6 minutash

Zelensky: Inteligjenca tregon për sulme të reja ruse ndaj Ukrainës

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 14 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

3 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 16 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 13 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.