Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Protesta te Unaza e Re. Braimllari: Rama të tërhiqet, ndryshe reagimi do jetë i fortë

Intervista E martë, 14 Shtator 2021 18:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Banorët e Astirit janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme tek Unaza e Re, për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre. Në këtë protestë banorët kërkojnë kompensim të plotë të pronës së tyre. Ndërkohë që në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetët e opozitës.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/307352903214397/

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

I pranishëm në protestë deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari, tha se Rama duhet të distancohet njëherë e më parë nga ky terror, sepse qytetarët nuk mund të mbahen nën diktatin e terrorit. Ai tha se Rama është shkaktari kryesor i varfërimit të vendit, dhe në shkaktarin kryesor të dhunimit të banesave të këtij vendi. ‘Edi Rama duhet të tërhiqet nga dhuna dhe terrori ndaj qytetarëve. I bëj thirrje Ramës që të tërhiqet nga kjo dhunë, pasi reagimi qytetar do të jetë edhe më i fortë. Ka rënë përfundimisht bashkëqeverisja me qytetarët. Rama sot qeveris me kriminelët dhe krimin e organizuar’, deklaroi Brahimllari.

Prononcimi i plotë i deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari nga protesta e Unazës së Re:

Është terrori i Edi Ramës mbi këto banorë. Edi Rama po ushtron presione nga më të ndryshmet për të shtypur protestën e banorëve të Unazës së Re, por banorët janë të vendosur për t’i shkuar dert në fund. Janë të vendosur për ta çuar deri në fund sepse i cënohet prona e tyre, të cilën e kanë ndërtuar me gjak në këto 28 vite. Të jeni të bindur që ashtu sikundër ndryshoi vendimin për arrestimin për  z. Ylli, ashtu edhe të gjithë arrestimet e tjera janë të paligjshme. Sepse nuk mund të arrestosh një protestues i cili proteston për të drejtën e tij. Nuk mund të arrestosh një protestues i cili proteston për pronën që ruhet dhe mbrohet me Kushtetutën e vendit. Edi Rama duhet të distancohet njëherë e më parë nga ky terror sepse shteti, qytetarët nuk mbahen dot në diktatin e terrorit, sepse në këtë diktat nuk i kanë mbajtur dot as diktatorë më të mëdhenj e jo më Edi Rama. Sepse shumë herë më e madhe do të jetë goditja e popullit kundra Edi Ramës.

Edi Rama është shkaktari kryesor i varfërimit të vendit. Edi Rama është shkaktari kryesor i mbushjes së Shqipërisë me kanabis. Tani Edi Rama është kthyer në shkaktarin kryesor të dhunimit të banesave të këtij vendi. E kishim planifikuar muaj më parë që pas gjithë këtyre proceseve që Edi Rama ka ndjekur në vend do vidhej prona e shqiptarëve, dhe sot ka ardhur tek prona e banorëve të Unazës së Re. Edi Rama sot po dhunon pronën e banorëve të Unazës së Re për aferën e tij korruptive të oligarkëve dhe për krimin e organizuar me qëllim që në këtë zonë të pastrojë paratë e pista të drogës. Por ne nuk do ta lejojmë. Do të jemi gjithmonë dhe çdo ditë në mbështetje të banorëve të Unazës së Re sepse e vlerësojmë protestën e tyre si legjitime. E vlerësojmë protestën e tyre si një e drejtë themelore. Shikoni ku ka arritur Shqipëria.

Sot nuk protestohet më për një ngjarje tjetër. Sot shqiptarët protestojnë për të drejtën themelore të tyre, për pronën. Ndaj jemi të bindur për të vazhduar në rrugën tonë deri në fund. Do te jemi këtu me banorët dhe qytetarët deri në fund. E shikoni që çdo ditë kjo protestë bëhet më masive, e shikoni që çdo ditë e më shumë këto banorë janë edhe më të motivuar. Sepse ata nuk mund të lejojnë Edi Ramën të dhunojë pronën publike. Ka rënë njëherë e përgjithmonë kauza e Edi Ramës dhe e Partisë Socialiste për bashkëqeverisjen me qytetarët. Kemi parë një show publik 6 muaj më parë në të gjithë vendet e Shqipërisë, ku thoshte publikisht që në bashkëqeverisim me qytetarët. Ka rënë kjo kauzë. Nuk ka bashkëqeverisje me qytetarët. Sepse po të kishte bashkëqeverisje me qytetarët sot Edi Rama do të bashkëqeveriste me këto qytetarë këtu dhe nuk do sillte këtu deputet për ti përçarë dhe për ti futur në sherr me njeri-tjetrin. Edi Rama bashkëqeveris me krimin e organizuar dhe  me oligarkinë, ndaj do të marrë një mesazh shumë të qartë jo vetëm nga qytetarët  e Tiranës por anë e mbanë vendit. Ne jemi të vendosur për të qenë këtu dhe jemi të vendosur për të qenë gjithmonë në mbështetje të kësaj proteste.

Cilësimi nga Gjykata e Tiranës si i jashtëligjshëm arrestimi i z.Ylli, a mos është ndoshta dhe fitorja e parë e këtyre banorëve që protestojnë tashmë prej gati një muaji.

Nuk kam dyshim që këto banorë do fitojnë, sepse janë në të drejtën e tyre. E vërteta është në krahun e banorëve të Unazës së Re. Sepse ka 28 vite që paguajnë  taksa në këtë vend. Është në të drejtën e tyre sepse këtu ka banesa që kanë marrë certifikata pronësie. Ka banorë që kanë paguar faturat e Aluiznit. Nëse kjo do të ishte një zonë studimore, ku nuk lejohet ndërtimi nga institucionet shtetërore, pse duhet që një pjesë të legalizoheshin, një pjesë të procedonin me certifikata pronësie. Pra janë të drejtën e tyre dhe vetë Edi Rama ka ardhur këtu dhe iu ka thënë. Dhe Enver Hoxha të çohet nga varri, shtëpitë tuaja nuk prishen dhe ne do të vazhdojmë me procesin e legalizimit. Pra i mashtrojnë në fushatë, i mori votën dhe tani vjen dhe i dhunon dhe i arreston.

Shpalljes së paligjshme të arrestimit të z.Ylli është vendim shumë i drejtë sepse jo vetëm ky por çdo arrestim tjetër ka qenë i paligjshëm. Janë bërë vetëm për shoë dhe janë bërë vetëm për ti bërë qejfin Edi Ramë. Edi Rama po konsumon  vepër penale me banorët e Unazës së Re  po fut njëherë e përgjithmonë në këtë vend në konflikt policinë e shtetit dhe banorët. Banorët nuk kanë lidhje, nuk e kanë me policinë e shtetit. Banorët e kanë drejtpërdrejt me Edi Ramën dhe me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës që bën shoë me bonuse qeraje. Kanë goditur  dy banesa të cilat kanë qenë të pabanuara dhe tani bën show publik. Banorët janë në të drejtën e tyre dhe Edi Rama po iu bie në qafë. Të jeni të bindur që do të jemi në mbështetje të banorëve të Unazës së Re jo vetëm sot por çdo ditë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 6 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 6 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 6 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 9 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 10 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 6 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

3 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 6 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 13 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 10 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 9 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 15 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.