Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 10:02 Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bëri thirrje shteteve anëtare të miratojnë brenda një viti një kuadër multilateral për menaxhimin e rreziqeve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama në BBC: Hapja e negociatave jetike për ne, anëtarësimi më vonë

Intervista E shtunë, 7 Gusht 2021 05:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

”Anëtarësimi në BE i Shqipërisë, përfaqëson mbrojtjen e vetes nga fantazmat e të shkuarës, duke garantuar që nuk do të përballemi sërish në të ardhmen me atë që u përballëm në të shkuarën e afërt”, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë në programin radiofonik “Today” të “BBC”. Kreu i qeverisë shqiptare thekson se ”ne po kërkojmë hapjen e negociatave, të cilat nuk kanë asnjë kosto për BE-në, por janë jetike për ne”.

”Retorika e frikës rreth fluksit të emigracionit, që ka të bëjë aspak më shumë se me lëvizjen e lirë të njerëzve në tregun e lirë të punës minon vetë vlerat dhe principet e botës sonë europiane”, u shpreh Rama në përgjigje të shqetësimeve lidhur me emigrimin dhe largimin e mundshëm të shqiptarëve drejt vendeve të pasura të Unionit.

Përsa i përket të ashtuquajturës banda shqiptare e identifikuar nga Agjencia Kombëtare e Krimeve në Britaninë e Madhe, kryeministri tha se: ”Kam dëgjuar shumë nga këto teori gjatë fushatës së “Brexit”, por siç të dhënat zyrtare flasin qartë, shumë prej tyre janë vetëm ekzagjerime për qëllime të caktuara politike”.

”Unë nuk po e mohoj këtë problem, por e kemi dëgjuar këtë lloj etiketimi edhe më parë në histori. Një herë e një kohë, italianët në Amerikë shiheshin vetëm si picierë dhe mafiozë, por e vërteta ishte shumë më komplekse. Nuk duhet të harrojmë që krimi i organizuar nuk është një fenomen kombëtar, i kufizuar brenda kufijve shtetërore. Është një fenomen mbarëkombëtar. Kriminelët kanë Bashkimin e tyre Europian, kjo është arsyeja përse Bashkimi ynë Europian duhet të jetë sa më i fortë dhe i ndërlidhur që të jetë e mundur, për të luftuar në mënyrë të suksesshme kundër krimit”, nënvizoi Rama për BBC.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sa i përket anëtarësimit në BE dhe zgjerimit të Unionit, kryeministri deklaron se: ”Tani për tani, ne po kërkojmë vetëm atë që kemi arritur me reformat dhe përpjekjet tona: hapjen e negociatave. Anëtarësimi për ne dhe për vendet e tjera të rajonit do të ndodhin më vonë, jo sot”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Intervista e plotë

Çfarë do të përfaqësonte anëtarësimi në BE për Shqipërinë?

Pikë së pari, ka të bëjë me mbrojtjen e vetes nga fantazmat e të shkuarës, duke garantuar që nuk do të përballemi sërish në të ardhmen me atë që u përballëm në të shkuarën e afërt. Ju jeni në dijeni se një pjesë e shqetësimit që shumë persona në BE ndiejnë rreth anëtarësimit të mundshëm të Shqipërisë lidhet me paratë që BE duhet të shpenzojë për të mbështetur vendin tuaj. Por, gjithashtu me emigrimin dhe largimin e mundshëm të shqiptarëve drejt vendeve të pasura të Unionit.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Ne po kërkojmë hapjen e negociatave, të cilat nuk kanë asnjë kosto për BE-në, por janë jetike për ne. Retorika e frikës rreth fluksit të emigracionit, që ka të bëjë aspak më shumë se me lëvizjen e lirë të njerëzve në tregun e lirë të punës minon vetë vlerat dhe principet e botës sonë europiane.

Ju flisni për flukset e emigracionit dhe për lëvizjen e lirë, por duhet të jeni në dijeni se në Britaninë e Madhe, Agjensia Kombëtare e Krimeve ka identifikuar një problem të posaçëm në lidhje me të ashtuquajturat banda shqiptare të krimit të organizuar.

A mund të bëjë diçka më shumë vendi juaj për të luftuar këtë fenomen?”.

Kam dëgjuar shumë nga këto teori gjatë fushatës së “Brexit”, por siç të dhënat zyrtare flasin qartë, shumë prej tyre janë vetëm ekzagjerime për qëllime të caktuara politike.

Numrat, ashtu siç thoni ju janë të ulët, por impakti i tyre është i lartë. Përsëri, a ka diçka që mund të bëjë qeveria juaj për të luftuar këtë fenomen?.

Unë nuk po e mohoj këtë problem, por e kemi dëgjuar këtë lloj etiketimi edhe më parë në histori. Një herë e një kohë, italianët në Amerikë shiheshin vetëm si picierë dhe mafiozë, por e vërteta ishte shumë më komplekse. Nuk duhet të harrojmë që krimi i organizuar nuk është një fenomen kombëtar, i kufizuar brenda kufijve shtetërore. Është një fenomen mbarëkombëtar. Kriminelët kanë Bashkimin e tyre Europian, kjo është arsyeja përse Bashkimi ynë Europian duhet të jetë sa më i fortë dhe i ndërlidhur që të jetë e mundur, për të luftuar në mënyrë të suksesshme kundër krimit.

Ju shpresoni që t’i bashkoheni Bashkimit Europian brenda disa viteve të ardhshme. Çfarë mendoni se do t’i ofronit Europës?

Janë të shumtë ata që frikësohen se zgjerimi i mëtejshëm i Unionit shërben vetëm për të fragmentarizuar edhe më tej BE-në, duke mbirë ndasi të reja. Tani për tani, ne po kërkojmë vetëm atë që kemi arritur me reformat dhe përpjekjet tona: hapjen e negociatave. Anëtarësimi për ne dhe për vendet e tjera të rajonit do të ndodhin më vonë, jo sot.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti
Para 28 minutash

Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti

Kritika të ashpra ndaj Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, është kthyer në problem për Al Nassr
Para 35 minutash

Kritika të ashpra ndaj Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, është kthyer në problem për Al Nassr

PS e PD bien dakord për mocion me debat, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e diskutimeve në Kuvend
Para 43 minutash

PS e PD bien dakord për mocion me debat, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e diskutimeve në Kuvend

Gustavo Varela vendos rekord historik në Seria A
Para 51 minutash

Gustavo Varela vendos rekord historik në Seria A

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 13 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 15 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 12 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.