Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 11:37 Alarm në Stamboll para Galatasaray-Aston Villa, dyshohet se një luan është arratisur, policia nis kërkimet Një ngjarje e pazakontë ka trazuar Stambollin në prag të sfidës mes Galatasarayt dhe Aston Villas në UEFA Champions League. Policia turke dhe autoritetet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sa e ka rrogën Blendi Fevziu, rrëfehet gazetari: Paguhem shumë, por …

Intervista E shtunë, 8 Maj 2021 16:44
Sa e ka rrogën Blendi Fevziu, rrëfehet gazetari: Paguhem shumë, por …
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prej dy dekadash qëndron në ekran me debate e intervista ekskluzive për çështjet më të rëndësishme të ditës, çka e bën atë figurën më të njohur për publikun. Por sot Blendi Fevziu ka lënë rolin e intervistuesit për t’u ulur në këndin e të intervistuarit. Shumë vite punë si gazetar, duke drejtuar pyetje mbi problematikat që ndeshim çdo ditë, autor i disa librave, dhe plot pasione për udhëtimet, sot ai ka provuar si është të jesh në rolin e të intervistuarit në këndin e ekselencës në “Vila 24” në “News 24”.

Si është të jesh në rolin e të intervistuarit?
Nuk bëj dallim mes atij që intervista është gjinia më e komplikuar e gazetarisë. Është më e vështirë të bësh pyetje, sesa të përgjigjesh. Shpesh herë mund të dështosh me zgjedhjen e personazheve. Shpesh herë harxhon orë të tërë me telefonata për të ditur se çfarë opinione kanë për çështje të ndryshme, apo që ndodhin gjatë ditës. I monitorojnë qasjet e personazheve të ndryshme në rrjetet sociale. Po ndodh që ndryshe shkruajnë në rrjete sociale një ditë më parë, e tjetër qëndrim kanë për të njëjtën ngjarje një ditë më pas.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Do ta ndërronit me ndonjë profesion tjetër?
Unë kam pasione të tjera. Do të shkruaja. Ashtu siç bëj edhe tani. Mund të bëja reportazhe shumë të mira, sidomos udhëtimesh, gjë që unë e kam ushtruar. Më pëlqejnë shumë udhëtimet, dhe mund të isha bërë një agjent udhëtimesh. Mund të bëhesha në “tour guide” shumë i mirë në Shqipëri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Çfarë ju ka mbetur në mendje nga udhëtimet?
Çdo vend ka të bukurën e vet. Ne kemi qenë vend në izolim, dhe kemi filluar të lëvizim vonë. Unë jam ulur për herë të parë në një avion kur isha 20 vjeç,. Deri atëherë unë kisha bërë vetëm rrugën Tiranë-Durrës, edhe për këto udhëtime angazhohej gjithë familja. Të bënte gati bukë të merrje me vete, se po udhëtoje jashtë Tiranës. (qesh)

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58

Udhëtoni vetëm apo me familjen?
Varet nga vendet ku shkoj dhe nëse jam apo jo për punë.

Festat ku keni menduar t’u kaloni?
Diku në Europë dhe me një grup miqsh.

A shpenzoni shumë në udhëtime?
Nuk harxhon kurrë shumë në udhëtime, nëse di si të shpenzosh. Shqipëria ka çmimet më të larta të udhëtimit, kemi biletat me çmimet më të larta të udhëtimit. Dhe kjo vjen për arsye të monopoleve. Por po dole nga Shqipëria udhëtimet nuk janë kaq të shtrenjta.

Njerëzit janë të interesuar sa e keni rrogën?
Rroga është një kontratë personale. Lidhet me rrethanat. Unë kam qenë ndër gazetarët e parë në Shqipëri që nuk kam qenë dakord me një kontratë standarde, por në varësi të reklamave që sjell. Pra nuk paguhem njësoj në çdo vit. Jam ndër gazetarët që rri në çdo moment në vëmendje të matjes së audiencës. Unë e kam raportin drejtpërdrejt më shikuesin. Unë paguhem shumë. Standardi im i jetesës nuk vjen vetëm nga rroga, por nga një lloj trashëgimie nga familja ime. Edhe nga librat e mi kanë ardhur fitime. Librin nuk e kontrollon dot sa shiti, si u shit. Por unë kam patur një kontratë fillimisht me blerësin.

Sa libra shitet në panair?
Diku 5 mijë kopje.

Pasioni me librin kur ka nisur?
Dy prindërit e mi ishin mësues letërsie dhe unë jam rritur me librat. Pasioni im me librin ka nisur “që kur kam hapur sytë”, në kuptimin kur kam krijuar vetëdijen time. Në shtëpinë time nuk ka munguar kurrë biblioteka. Kam filluar të lexoj që i vogël, kam lexuar një novelë të një shkrimtari rus për herë të parë, pas librave me përralla për fëmijë, dhe më ka pëlqyer shumë..

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarm në Stamboll para Galatasaray-Aston Villa, dyshohet se një luan është arratisur, policia nis kërkimet
Para 11 minutash

Alarm në Stamboll para Galatasaray-Aston Villa, dyshohet se një luan është arratisur, policia nis kërk...

Pio Esposito shkëlqen te Interi, Chivu përballë dilemës së sulmit
Para 15 minutash

Pio Esposito shkëlqen te Interi, Chivu përballë dilemës së sulmit

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin e PD
Para 16 minutash

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin e PD

Zelensky: Inteligjenca tregon për sulme të reja ruse ndaj Ukrainës
Para 16 minutash

Zelensky: Inteligjenca tregon për sulme të reja ruse ndaj Ukrainës

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 14 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

3 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 16 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 13 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.