“Shën Thanasi”, Historiani: Kisha arsye përplasjesh mes katolikëve e ortodoksëve

 

Ndonëse godina që shërbente si kishë e Shën Thanasit në Dhërmi u shëmb, debatet vijojnë të jenë të pranishme.

Një ndër historianët më të vjetër të Vlorës, njëkohësisht studiues dhe njohës të mirë të zonës së Himarës, Novruz Bajrami, rrëfen për Ora News historinë e kishës së vjetër, brenda së cilës ka qenë i varrosur Nilo Katalano, murgu  që e shndërroi objektin e kultit, në shkollë të gjuhës shqipe.

Si është historia e kishës së Shën Thanasit?

Novruz Bajrami: “Vetëm në Dhërmi janë gjithësej 28 kisha dhe 2 manastire duke mos numëruar kishën e Shën Thanasit, që në të vërtetë ka qënë një kishë shumë e mirë. Ajo është një ndërtim i mesit të shekullit të 15 dhe me piktura murale brenda.

Në 1972 në të famshmin revolucion kulturor edhe kjo kishë pësoi fatin e shumë kishave të tjera, u shemb. Nga vetë fshatarët dhe komuniteti i zonës u kthye në një depo gjatë kësaj periudhe. Në vitet 1992-1993 themi se kisha u ringrit, por jashtë cdo lloj kushti teknik, estetik dhe studimor.

Përsa i përket problemeve të fundit për këtë kishë, si specialist, kam mendim që ajo kërkonte patjetër një projekt studimi qoftë edhe nga Kisha Ortodokse, se si ka qënë kisha si ka qenë e ndërtuar, çfarë objektesh ka pasur brenda, pikturat murale etj.

Për këtë kishë do ishtë mirë të ishte rindërtuar ashtu siç kishte qënë, të rikthehej në origjinalitet. Ndoshta specialistët e kanë një mendim të tillë për të ringritur kishën e Shën Thansit duke i rikthyer vlerat historike të kishës.

Për mendimin tim kjo kishë bën pjesë në historinë e krishtërimit në Shqipëri dhe mendoj që ajo duhet të çohet përsëri në vend. Është mirë për atë pjësë të vlerave dhe ndikimit që ka patur në fillim të shekullit 17 deri në shekullin 18 dhe kjo pjesë e historisë të dali qartë, nuk mund të tjetërsohet nuk mund të mohohet.”

Sipas tij, vet kisha ortodokse duhet të kishte projekt për nxjerrjen në pah të historisë, dhe jo për mbulimin e saj.

Novruz Bajrami:  “Përveç vlerave të veta historike ka dhe vlera të tjera shumë të mëdha. Vetë Nilo Katalano kishte rëndësi sepse predikonte në gjuhën shqipe. Vetë ai kishtë studiuar në një nga kishat më të njohura afër Romës në Itali ku ruhet një koleksion i jashtëzakonshëm me shënime dhe shkrime duke filluar që nga shekulli 14. Atje kam parë edhe të famshmin Kodik të Labërisë të ruajtur nga këta priftërinjë.

Gazetarja: A ka qënë realisht i varrosur brenda në kishë Nilo Katalano?

Novruz Bajrami:Po në vitet 1693 është varrosur brenda kishës Nilo Katalano. Kryepeshkopi i Durresit ka qënë mesues i gjuhes shqipe për rreth 42 fshatra të Himarës. Edhe në shkrimet e tyre thuhet se po vijnë fëmijë nga Tërbaçi për të mësuar dhe predikuar gjuhën shqipe.  Varrimi i tij është bërë brenda kishës atje ku varroseshin njerëzit e shenjtë, Por kuptohet që lufta midis Kishës Katolike dhe asaj ortodokse ka bërë që në këtë kishë të këtë shumë probleme 

Thuhet se varri ka qene grabitur a qëndrojnë këto pretendime?

“Në vitin 1942 është hapur për herë të parë varri dhe është bërë shkatërrimi i tij dhe thuehj se, e padokumenr kjo, peshkopi varrosej bashkë më objekte të çmuara.

Bajramaj shpjegon se nëse kisha e vjetër do ishte ende në këmbë, sot do ishte monument i mbrojtur.

Novruz Bajrami: “Ekziston një fotografi para 1972 e berë në kishën e Shën Thanasit ku tregohet një kishë me këmbore madhështore, me tre kambana. Pothuajse e ngjashme me kishën Ipapnore në Vuno apo dhe kishave të tjera si të Qeparoit. Ka qenë një kishë e madhe me tre koridore dhe me piktura murale. Po të ishtë sot ajo kishë do të ishtë pjesë e në listës së monumenteve të kulturës.”

Sipas përfaqësuesve të qeverisë, kisha e Shën Thanasit do të rindërtohet duke u bazuar në arkitekturën e mëparshme, duke vazhduar të kryejë funksionin e saj.

SHKARKO APP