Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shezai Rrokaj: Qeveria ka humbur busullën, është kapur prej oligarkëve

Intervista E martë, 14 Shtator 2021 05:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervistë e deputetit të LSI-së, Shezai Rrokaj në ”Channel One”

Protesta e banorëve të Astirit përballë Parlamentit, përballje fizike me forcat e policisë, disa të lënduar, megjithatë Kryeministri ishte i prerë, nuk ka dëmshpërblim për ata që nuk kanë titull pronësie.

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

Prej disa ditësh banorët e Unazës së Re, po protestojnë, sepse në të drejtën e tyre ata duhet të dëmshpërblehen, pasi këto ndërtime janë bërë në rrjedhë të viteve, atëherë kur shteti nuk ishte shtet dhe kur individët nuk e respektonin shtetin. Nuk është se shteti ka pasur gjithmonë të drejtë dhe ka zbatuar ligjin, sepse po të ishte kështu nuk kishte pse shteti të përfshihej në gjithëproces legalizimesh kudo ku kanë ndodhur. Disa janë nëproces legalizimi, disa janë legalizuar, disa kanë mbetur pa u legalizuar. Por në momentin që ndërmerret një vepër publike, që me të drejtë duhet bërë, ndonëse opozita ka dyshimet e veta për çmimin e këtij transformimi urban, qeveria ka  dy të drejta, ndaj publikut dhe ndaj opozitës.

E para, të tregojë si përligjet ky çmim prej 40 milionë euro për 2 km rrugë.  Dhe nga ana tjetër, të dëmshpërblejë pa kushte çdo centimetër të banesës që do të shembet, sepse shteti në radhë të parëështë shtet social dhe para habitatit, banesës së individit, nuk ka ligj të thotë se nuk do shpërblehesh ti për shtëpinë tënde. Po flasim për banesat. Për banesat është tjetër gjë dhe për bizneset është tjetër gjë. Banesat duhet të dëmshpërblehen, sepse dëmshpërblimi i banesës lidhet drejtpërdrejt me gjetjen e një banese tjetër.

Ku do t’i lëmë qytetarët në rrugë? Por është gjithë kaosi i këtij tranzicioni, ku shteti e kishte të pamundur të tregohej shtet, për të mos i lejuar individët të ndërtonin në vende ku planifikoheshin vepra urbane.  Vetë liderët politikë në kohë të ndryshme, qoftë dhe nga Rama, qoftë dhe nga e djathta, herë është thënë që kjo zonë nuk do të dëmshpërblehet, herëështë thënë që do të dëmshpërblehen. Dhe mendoj që vepra publike është e nevojshme të bëhet dhe në këtë pikë opozita është plotësisht dakord por opozita nuk mund të pranojë që qeveria të bëhet kokëfortë përballë të drejtës për habitat, për shtëpi.

Përballë të drejtës për shtëpi, qoftë edhe sikur të jetë pa shtëpi, ty qeveria duhet të gjejë banim, kështu që këta banorë për shtëpitë e tyre duhet të dëmshpërblehen në çdo qindarkë, kurse për bizneset duhet të ketë një formulë tjetër. Qytetarët duan të dinë dhe opozita do të jetë më e qartë, se cili ështëfizibiliteti i këtij aksi urban, në pikëpamje të çmimeve dhe të kostove.

Liderët e opozitës duhet të ishin sot në protestë?

Opozita sot kishte dy momente madhore, paralelisht me gjithë atë kor të zbukuruar brenda Kuvendit, ku pretendohej se ishte buxheti më i mirë, më i arrirë ndonjëherë nga një forcë politike me vepra të mëdha etj., u përpoq t’u shpjegonte shqiptarëve se çfarë është realisht ky buxhet, që po kalon në sallëne Kuvendit.

Pra opozita nuk mund të ishte dekor i Kuvendit për njëpseudobuxhet, sepse atje dihet që numrat qëmazhoranca i ka, por nga ana tjetër ,ajo donte të tregonte që ky buxhet nuk është një buxhet për qytetarët, sepse ky buxhet fundos qoftë nëpërmjet taksave, qoftë nëpërmjet PPP, koncesione, fundos akoma më shumë borxhin publik, duke e shpënë atë mbi 80%, qëështë një shifër që krijon pasiguri të mëdha në pikëpamje të kostove dhe në pikëpamje të përballimit nga qeveritë e ardhshme. Aksioni i opozitës, ishte në radhë të parë që paralelisht me mazhorancën t’u tregonte shqiptarëve, buxhetin që i pret për vitin që vjen dhe nga ana tjetër të mbështeste gjithë protestën e qytetarëve tëAstirit.

Unë kam qenë në krah të një 60-vjeçareje, e cila u rrëzua dhe çdo njeri i lënduar, qoftë nga ana e forcave të rendit, qoftë nga ana e qytetarëve, Kryeministri duhet t’i trajtojë në të njëjtën mënyrë. Kryeministri duhet ta kuptojë që, sado që mund të ketë problematika, po ashtu edhe njerëz që mund të kenë shpërdoruar, qëndrimi i Kryeministrit duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Qoftë t’u sigurojë banim në qoftë se i shpërngul nga ai vend ku ata jetojnë, dhe nga ana tjetër, të trajtojë në pikëpamje qytetare, qoftë edhe forcat e rendit, sepse edhe ata janë bij të popullit dhe kryejnë një detyrë, por qoftë edhe qytetarët, të cilët janë në po aq të drejtën e tyre të protestojnë për kërkesat që ata kanë, sepse po largohen nga vendi ku ata banojnë prej vitesh tashmë.

Edhe pasditen e kësaj të enjteje, sikurse çdo pasdite në orën 17:00, ata janë mbledhur tek Unaza e Re për të protestuar, por megjithatë duket sikur kjo situatë nuk ka zgjidhje, apo jo? Është i kotë vijimi i protestës nga ana e tyre, duke parë qëndrimin e Kryeministrit?

Unë them që qytetarët duhet ta çojnë deri në fund protestën e tyre, sepse është një e drejtë legjitime. Besoj që Kryeministri duhet ta ketë në fund të fundit ndjeshmërinë ndaj qytetarëve të vet. Nuk mund t’i tregohet qytetarit ligji tani, ndërkohë që ligjin e kanë shkelur me të dyja këmbët si qytetarët, ashtu edhe vetë shteti, i cili kishte detyrimin të zbatonte ligjin nëpërmjet organeve të veta, siç janë Policia e kështu me radhë.

Pra, këtu nuk po flasim për një shtet normal, që është ndërtuar normalisht në këtë periudhë tranzicioni. Shteti dhe vetë aksioni i qytetarëve në kërkim të një jete më të mirë kanë lëshuar pak nga ajo që quhet zbatimi i ligjit. Për pasojë, të thënit se do të zbatojë ligjin tani, unë them që tani e tutje po, por jo për çfarë ka ardhur deri tani, sepse përndryshe gjithë procesi i legalizimeve, urbanizimeve, i këtij kaosi urban, që ka ndodhur në tërë këto vite tranzicioni, që po i kushton jashtëzakonisht shumë Shqipërisë, ky kaos urban duhet të marrë gradualisht zgjidhje.

Pra, stop deformimeve të ligjit, por zgjidhje hap pas hapi i problematikave të qytetarit, sepse, në fund të fundit, shteti për kë është, është për qytetarët, edhe një qytetar që mund të mbetet aty jashtë ka të drejtë, se nuk mund t’i thuhet atij se do të jap banesë sociale për tri vite, po pas tri vitesh ku do të shkojë ai. Nuk janë qytetarë që gëlojnë miliona dhe nuk kanë ku i çojnë, janë qytetar që e kanë ndërtuar jetën e tyre në rrjedhë të viteve.

Tani edhe këtë e pretendon Kryeministri, sepse tha që kanë nga 7-8 shtëpi, apo biznese në jug shumë prej atyre banorëve që protestojnë, madje i paralajmëroji ata sot nga salla e Kuvendit.

Ata mund t’i kenë realisht, unë nuk e vë në dyshim atë që thotë Kryeministri, ajo që unë vë në dyshim është kjo që e para, nuk janë të gjithë ashtu; dhe e dyta, çdo ndërtim i pa kundërshtuar nga shteti në rrjedhë të viteve është bërë legjitim. Edhe një gjobë po të vendoset po të kalojnë 2 vjet zërohet, ndërsa kjo ka njëzet e kusur vite

Tani ato ndërtime janë legjitime, i ka legjitimuar koha, i ka legjitimuar mosfunksionimi i shtetit dhe iniciative pa koncept e qytetarëve, qytetari në momentin e mungesës së shtetit i bindet të drejtës natyrore, ku gjen bën. Pra këto shtëpi janë të legjitimuara nga vetë kaosi në të cilin ka kaluar ky tranzicion dhe nuk mund të përmendet ligji, por tani e tutje duhet të zbatohet ligji, por për çka rrjedhur deri tani mendoj që gjithmonë duhet gjetur zgjidhje që të kënaqin të dyja palët ose të dyja palët duhet lëshojnë deri aty sa mes tyre të ketë një kompromis.

Unë e ftoj Kryeministrin që të ulë tonet, të kuptojë që edhe një qytetar ka të drejtë për një habitat, në radhë të parë ata që nuk kanë një banesë, por në radhë të dytë çdokush që ka ndërtuar diçka për të banuar, për çështjet e bizneseve duhet të ketë një kompromis tjetër, i pranuar edhe ky nga të gjitha palët.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 6 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 6 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 6 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 9 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 10 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 6 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

3 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 6 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 13 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 10 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 9 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 15 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.