Shpëtim Idrizi: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja e krizës
PDIU është në koalicion qeveritar?
PDIU i është bashkuar koalicionit për zgjedhje vendore. Fillimet e bashkëpunimit ishin, tek flitej dhe përgatitej reforma administrative që ishte aq e nevojshme. Patëm rezultat shumë të mirë në zgjedhjet lokale dhe tani që po flasim jemi në fazën e implementimit të pushtetit vendor. PDIU në radhë të parë ka nevojë të negociojë për një set parimesh, për të vendosur nëse do të jemi pjesë e bashkëqeverisjes. Ky është një moment kur shqiptarëve u është vrarë shpresa. Ne duam të jemi pjesë e një qeverie që ngjall shpresë. Përveç kësaj kemi prioritet çështjen çame, rezolutën për të, çështjen e azilkërkuresve dhe emigrantëve. Ka një sërë problematikash dhe reformash si dekriminalimizi, dekomunistizimi. reforma në drejtësi, të cilat janë të një rëndësie të dorës së parë, ndaj PDIU nuk është një shtojcë e politikës dhe gabon kush e shikon të tillë. Në bazë të setit të parimeve do të kushtëzohet dhe pjesëmarrja në qeveri.
- Pra nuk jeni pjesë e qeverisë?
Jo, nuk jemi. Jemi vetëm në koalicion për pushtetin vendor, megjithëse implementimi i marrëveshjes po ecën shumë ngadalë.
- Një zëvendës-ministër i Jashtëm nga ju bën pjesë në qeveri?
PDIU deri më tani nuk është pjesë e qeverisë. Vetëm zonja Vjollca Braho është në sistemin drejtues të një institucioni të rëndësishëm siç është ISSH-ja, por edhe ajo është përfaqësuese e komunitetit tonë, jo forcës sonë politike, pasi është aty për shkak të punës dhe profesionalizmit të saj.
- Pra, votat e deputetëtve tuaj nuk janë të shumicës?
Votat e deputetëve të PDIU-së do t’i bashkohen mazhorancës vetëm kur për ne të rezultojë se kjo është gjëja më e mirë për popullin.
- Cili është komenti juaj për deklaratat për destabilitet politik?
Termi destabilitiet më duket i tepruar. Shqiptarët po dëgjojnë çdo ditë deklarata të tmerrshme, për miliona euro që nuk dihet se ku kanë përfunduar. Kjo duket si déjà vu, si konspiracion. Sot, është momenti të flitet me emra konkretë. Prokurori i përgjithshëm pas gjithë këtyre deklaratave duhet të kishte thirrur që të nesërmen secilin prej emrave të përmendur në këto afera.
- Kurrë më parë nuk është folur për shuma të tilla, por ju keni një koment për aferën e CEZ?
As unë nuk kam një ide të qartë. Konsumoj edhe unë materialet që dalin në ekrane si pasojë e publikimeve nga mediat apo e deklaratave politike. Palët e përfshira që po dalin përditë duhet të shkojnë të dëshmojnë në prokurori. Por e rëndësishme është tashmë se ka një vullnet shumë të madh për të bërë një hetim ndërkombëtar. Pas 25 viteve është dështim për ne që të na hetojnë të huajt.
- Palët në këtë konflikt politik po e përdorin PDIU-në si armë shantazhi ndaj njëra-tjetrës…
Gjithmonë e kam refuzuar pozicionin e shtojcës. PDIU nuk është derivat i asnjë force politike. Gjithkush që i bën hesapet e tipit “do të shkojë e do të vijë PDIU-ja në koalicion” i bën gabim. PDIU do të përfshihet vetëm në aksione politike pozitive për shqiptarët.
Brenda gjithë vektorëve po hyn në mes dhe reforma për drejtësi dhe ky është një hap cilësor që të rishikohet e gjithë struktura e shtetit shqiptar. Shteti ka nevojë që përveç reformës në drejtësi të rishikohet dhe kushtetuta për të dalë nga shumë ngërçe. Shumë institucione kanë modele të ndryshme europiane, italiane, gjermane. Duhet një lloj formatimi. Nuk po e kuptoni që po lind Republika e dytë?
- Është bërë i njohur një draft i reformës në drejtësika patur një draft që i heq të drejtën kreut të shtetit dhe ministrit të Drejtësisë të jenë pjesë e KLD-së. A keni një opinion për draftin?
Drafti vërtetë u paraqit sot, por për të po punohet prej kohësh. Ky draft ridizenjon sistemin e drejtësisë. Sistemi i drejtësisë deri më tani ka qenë produkt i politikës. Kemi disa segmente që nuk janë aty ku duhet. Kemi një President që zgjidhet me shumicë të thjeshtë, por ai më pas ka kompetenca shumë të mëdha. Komisioni i Venecias ose korpusi i praktikave më të mira do të jetë bazë për reformën në drejtësi.
- Presidentit po i hiqen shumë kompetenca, për çfarë do duhet ky si institucion, për të dhënë medalje?
I zgjedhur me 71 vota Presidenti ka kompetenca sikur është zgjedhur me vota nga populli. Ne madje, saktësisht këtë kërkojmë. Të votojë populli, kështu edhe vetë presidenti do të jetë më i fortë dhe më pak i shantazhueshëm nga politika e ditës apo e numrave. .
- Po krijohet një opinion që do kemi të reja nga prokuroria, sidomos nga prokurori Gjon. Për arrestime politikanësh flas…
Nëse Kodi Penal dedekton vepra të kryera nga politikanët të shkojnë patjetër pas hekurave. Populli e ka humbur besimin sot. Prokurori Gjon ndoshta do të hetojë krime të reja për zyrat e prokurorisë sonë, por të vjetra për veshët e popullit tonë.
- Po krijohet një opinion që Rama dhe Basha kanë gjetur fjalën për një koalicion me bazë të gjerë. Në këtë rast, PDIU ku shkon?
Në këto kohë po flitet shumë për teori konspirative. Realisht, PDIU është tërësisht e painteresuar nëse flitet për inate, por nëse flitet për ndarje parimore, ne nuk kemi frikë që të marrim pozicion. PDIU do të përshëndes çdo ndarje apo bashkim që vjen vetëm për parime. Politikanët nuk duhet të kenë frikë që të shkojnë në zgjedhje të parakohshme dhe të përballën me votuesit. Por nëse historitë kanë nga pas inate të vjetra, apo të reja, këto nuk janë në fokusin e interesit tonë. Duhet të kujtoj se PD-PS kur iu është dashur për interesat e tyre, kanë bërë edhe marrëveshje më të mëdha sesa qeverisja. Ne jemi të vëmendshëm se çfarë po ndodh sot. Politika është në kuotat më të ulëta të saj, ndryshe nuk do të kishte nevojë që të flitej për dekriminalizim dhe dekomunistizim. Nëse do të ketë nevojë për mbështetje kundër dekriminalizmit apo sistemit të drejtësisë, PDIU do të jetë në mbështetje të këtyre proceseve. Por, nëse do të vazhdohet me inatet personale, unë kundër atij, ai kundër atij tjetrit, më mirë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.
- Në këtë studio e kemi thënë shpesh që Kuvendi ka rreth 30 banditë. A ka të drejtë morale ky Parlament të votojë këto reforma të thella?
Dikush i futi këta kriminelë në këtë Parlament. Ata nuk hynë vetëm nga kryetarët e partive, por edhe nga Kodi Zgjedhor. Fjala vjen, përse është ndarë me 12 zona eketorale një vend kaq i vogël i si Shqipëria? Sot flitet që do të shkohet në 6 zona. Unë them se duhej të ishte vetëm një zonë dhe lista të hapura. Në një rast të tillë le të fusnin kryetarët e partive të mëdha kriminelët në lista, por njerëzit do të votonin krejt të tjerë. Ne do të jemi zë për të bërë të mundur dekriminalizim, dekomunistizimin, kodin zgjerdhor apo reformën në drejtësi.
- Si komunikohet brenda koalicionit? Flisni me njëri-tjetrin?
Kur të jemi në qeveri, do të ta heq këtë kërshëri.
- Rama ka deklaruar se nuk do të këtë ndryshime në qeveri?
Kjo qeveri pas dy vitesh punë e ka treguar kumtin e vet, por nuk e ka transmetuar në pritshmëritë e njerëzve. Ekonomia nuk është e qartë. Duhej të kishte patur një plan të mirëfilltë. Vlen për t’u veçuar vetëm reforma në arsim, të tjera janë aksione që janë detyra të qeverisë. Qeveria duhet të ndryshojë rritmin, të rigjejë shënjestrën. Çdo fytyrë e qeverisë, çdo emër i përvetshëm nuk janë më të rëndësishme se ngjallja e shpresës.
- Qeveria ka ndërmarrë një aksion për informalitetin. A është represiv ky aksion?
Ne nuk i votuam ndryshimet në ligjin e procedurave tatimore. Informalitetin nuk mund ta amnistojë asnjë lloj qeverie. Sot shoh me keqardhje që janë dhunuar parimet bazë të detyrimeve tatimore. Biznesi duhet të këtë respektin e politikës. Në çdo vend të botës të ardhurat më të mëdha vijnë nga tatimet, ndërsa në vendin tonë vijnë nga doganat. Këto janë deformime të mëdha të sistemit, prandaj nuk duhet të bëhen këto gjëra me aksion. Sistemi fiskal duhet të bazohet në parimin e vetëdeklarimit.
- Sa volum zë në të ardhurat informaliteti në biznesin e vogël?
Dy deri në 4%. Shumë pak. Nuk janë ata evazorët. Në të gjithë Perëndimin përkrahen të vetëpunësuarit, janë një barrë që i ikën shtetit. Duhet t’u themi faleminderit atyre, jo t'i përndjekim. A e dini ju që çdo shitës perimesh tani veç kasës duhet të marrë një njeri t’i mbajë kontabilitetin e hyrje-daljeve?
- Si është informalitetit në vendet perëndimore?
Ne kemi informalitet gati sa Italia 40 deri 45%. Por, duhet mbajtur parasysh se Shqipëria ka pjesën me aktive në emigracion.
Unë po pres që ky aksion të fokusohet tek kompanitë e mëdha. Siç po dëgjojmë këto ditë vetëm një kompani e madhe nafte, ka evazion 3-4 herë më shumë sesa të gjithë të vetëpunësuarit bashkë.
- Gropë e madhe ka krijuar akciza e duhanit. Shqipëria e ka ngritur akcizën pa u koordinuar me vendet fqinj. Tani njerëzit që fusin koli me cigare nga kufijtë tokësorë janë mijëra. Tatimorët ndërkohë kanë marrë fushat se ka ka dalë fjala që humbja vjen ngaqë njerëzit e pinë me të dredhur. Ka një zgjidhje për kontrabandën e duhanit?
Analiza është e saktë. Nuk ndryshohet akciza nëse nuk e koordinon me fqinjët, sepse përndryshe në këtë rast kemi të bëjmë me enë komunikuese.
Por, unë do e parashtroj një zgjidhje që këto ditë PDIU do ta paraqesë edhe si inisiativë ligjore. Kudo që shkon në Perëndim, për fat të keq unë jam duhanpirës, ti i blen cigarette vetëm në dyqanet e specializuara, Tabaccai i thonë në Itali. Nuk e blen duhanin as në supermarket, dyqani i bukës, shitore zarzavtesh apo gjetkë, vetëm në dyqanet e krijuara për këtë qëllim.
Edhe në Shqipëri duhet të ndodhë kjo, të tregtohet duhani vetëm në këto shitore, të cilat kontrollohen shumë lehtë nga shteti për mallin që tërheqin në magazinë dhe mallin që shesin. Ndaj kontrabandisti nuk ka ku ta çojë mallin.
- Unë kam qenë këto kohë disa herë në Çamëri. Të gjithë atje flasin lirshëm shqip, burra, gra, të rinj, pleq. Përse nuk ka një agjendë zyrtare për arsimimin e çamëvë ortodokse?
Kthehemi pak në histori, sepse pa të nuk mundemi dot. Në 1929, Mbreti Zog kërkonte që çamët ortodoksë dhe myslimanë të merrnin statusin e minoritetit dhe të hapeshin shkolla. Sot, ka një rezolutë për çështjen çame, sot ka një program për këtë çështje, por ka rezistencë të hapur nga pala greke.
Fjala vjen, zgjedhja ime si nënkryetar Kuvendi nga ana e grekëve u quajt deri nazizëm, u quajt për mua që kam lindur dhe jam rritur në Tiranë.
Ne e dimë shumë mirë që atje flitet gjuha shqipe me dialektin çam në masë. Tani kanë nisur ta flasin më hapur.
Po të them diçka. Im bir s’ka dy javë që shkoi në Çamëri së bashku me profesorin e tij amerikan. Atje me tha se fliste shqip me banorët, të cilët e kishin shtyrë të shkonte në Margëllëç, nga është origjina e shtëpisë sime. Në njëfarë mënyre im bir u vendos në komunikim me stërgjyshërit.
Ne do të shtyjmë strukturat shtetërore që kur të vijnë këtu përfaqësues të shtetit grek, qeveria të bëjë hapa konkretë.
TVSH