Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Situata mund të dalë jashtë kontrollit. Dhe jo vetëm për Ramën”

Intervista E mërkurë, 15 Shtator 2021 14:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pedagogun Arlind Qori që militon brenda Lëvizjes për Universitetin shpjegon kërkesat që kanë studentët dhe pohon se pas kësaj vale proteste një e ardhme e re po lind në zemër të të sotmes sipas tij.

“Kanë frikë se nëse nuk i plotësojnë në kohë të gjitha kërkesat studentëve situata mund të dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar kështu jo vetëm qeverinë, por krejt sistemin politik në Shqipëri” – thotë pedagogu në bisedën me gazetaren e DITA, Entela Resuli.

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

Më poshtë, intervista e botuar në numrin e sotëm të DITA:

-Arlind, studentët kanë dalë në rrugë për protestë, cilat janë kërkesat konkrete të tyre?

Kërkesat janë të shumta, por ato mund të përmblidhen në një: Qeveria duhet të rrisë buxhetin për arsimin e lartë publik. Nga rritja e buxhetit mund të sigurohet edhe ulja serioze e tarifave, edhe investimet e duhura për ta mëkëmbur jetën universitare. Problemi është i thjeshtë: Kush duhet të paguajë për arsimimin e lartë të lules së rinisë shqiptare: Buxheti i shtetit nëpërmjet taksimit të të privilegjuarve apo studentët dhe familjet e tyre të thjeshta? Ne jemi fort për të parën.

-Kur është vendosur VKM-ja e tarifave dhe a është kundërshtuar në atë kohë?

VKM daton në maj të këtij viti. Asokohe ajo ka kaluar pa u ndjerë dhe pa u bërë publike. Përhapja rastësore e lajmit tre ditët e fundit duket se ishte pika e fundit që e derdhi gotën e zemëratës studentore.

-Ditën e djeshme ministrja Nikolla pati një komunikim me imediat ku ka deklaruar se është tërhequr nga qëndrimi i qeverisë dhe ka pranuar kërkesat e studentëve, a jeni të kënaqur më këtë?

Qeveria shumë vonë ka marrë në konsideratë vetëm njërën prej kërkesave: atë më të lehtën për të nga pikëpamja financiare. Zemra e problemit janë tarifat e larta në të gjitha nivelet e studimeve. Duhet ta ndajmë mendjen një herë e mirë: Ose do ta konsiderojmë arsimin privilegj që gëzohet sipas xhepit ose të drejtë që u garantohet pa asnjë kushtëzim ekonomik të gjithë studentëve meritorë?

-Çfarë do të ndodh me tej me protestën?

Protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

-A e shihni ministren Nikolla të frikësuar nga kjo protestë?

Të frikësuar shoh gjithë qeverinë me Ramën në krye. Ata janë shastisur nga masiviteti dhe entuziazmi i paprecedent i protestës studentore. Besoj se kanë frikë se nëse nuk i plotësojnë në kohë të gjitha kërkesat studentëve situata mund të dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar kështu jo vetëm qeverinë, por krejt sistemin politik në Shqipëri.

-Nëse plotësohen kërkesat do të kërkoni dorëheqjen e saj apo do të ndërprisni protestën?

Nuk jam në gjendje të flas për një masë të madhe dhe të larmishme studentore. Koha do ta tregojë se cilat do të jenë hapat që do të hidhen.

-Në gjykimin tuaj, si është Lindita Nikolla si ministre?

Edhe për faj të saj, edhe për faj të politikave arsimore që janë përcaktuar nga qeveria, Lindita Nikolla do të hyjë në historinë e Shqipërisë për keq. Ligji klientelist i arsimit të lartë, që parashikon financimin e universiteteve private me paratë e popullit, ka qenë pika e humbjes së çfarëdo autoriteti moral nga ana e qeverisë dhe ministres Nikolla.

-Këta student, akuzohen,  në disa shkrime që kanë dal në rrjet si student ngelës që refuzojnë të paguajnë tarifat e provimeve për lëndët ku janë mbetës, si është e vërteta?

Të ishin ngelës nuk do të përmbytej Tirana dje dhe sot. Madje shumë prej tyre nuk vijnë thjesht për çështjen e provimeve të mbartura, por sepse u ka ardhur në majë të hundës nga politika arsimore që studentin e konsiderojnë bisht kavalli. Ose studentët bëhen qendra e politikave arsimore, ose universitetet nuk kanë arsye të ekzistojnë.

Për sa u përket “ngelësve”, qeveritarët gojëprishur ndoshta nuk e dinë se sa shumë studentë detyrohen të punojnë. Për pasojë shtyrja e provimeve është e vetmja mundësi që kanë për të studiuar sistematikisht. Po jeta në luks e qeveritarëve i ka shndërruar në qenie të një planeti tjetër. Prandaj flasin rromapërtoma.

-Pse mendoni se shpërndahen këto lajme?

Janë pjesë e propagandës së qeverisë për të përçarë solidaritetin e popullit me studentët. Por siç është dukur këto dy ditë, propaganda ka dalë huq.

-Nga ana tjetër, për herë të parë shohim kaq shumë studentë të indinjuar dhe të bashkuar në kërkesat e tyre, si e shihni këtë moment të të rinjve?

Unë ende nuk po e besoj realitetin që po bashkëjetoj me mijëra të tjerë. Jemi si në ëndërr, ku një e ardhme e re po lind në zemër të të sotmes.

-A mund të shfrytëzohet kjo energji e protestës së studentëve, edhe për një kërkesë më tepër për të ndryshuar mënyrën se si qeveriset Shqipëria?

Për momentin lumi i protestës mbetet tek universiteti. Po jam i sigurt që pas fitores së kërkesave studentore, shumëkush do të frymëzohet për të kërkuar të drejtat e mohuara. Kështu që me hir apo pahir do të ndryshohet edhe mënyra se si jemi qeverisur këtë çerek shekulli.

-Shumë prej të rinjve po zgjedhin të largohen, a është kjo protestë një kërkesë për të studiuar dhe punuar në vendin e tyre?

Askush nuk largohet me dëshirë nga vendi i vet. Lëvizja studentore e këtyre ditëve do të ringjallë besimin te fuqia e popullit dhe potencialet e Shqipërisë. Dita.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 5 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 5 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 5 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 8 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 9 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 5 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

3 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 12 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

4 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 5 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

5 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 23 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 9 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 8 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 14 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.