Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Rama dhe qeveria
  • Studentët protestues
  • Përplasja te Katedralja
  • Ujëhedhëse dhe PD
  • Gjykata e Apelit
  • Mediat ndërkombëtare
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Rama dhe qeveria
  • Studentët protestues
  • Përplasja te Katedralja
  • Ujëhedhëse dhe PD
  • Gjykata e Apelit
  • Mediat ndërkombëtare
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tushaj: Kuvendi ka degraduar në një fole pseudopolitikanësh të lidhur me krimin

Intervista E premte, 10 Shtator 2021 03:35
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervista e Deputetit të LSI-së, Viktor Tushaj për Alpe News.

1.Opozita edhe në seancën e ditës së djeshme nuk mori pjesë në parlament. A ju duket vendim i drejtë bojkoti?

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50
Neptun, drejt një kapitulli të ri!

Neptun, drejt një kapitulli të ri!

24 Gusht 2026, 15:24

Në fakt nuk është aspak e drejtë që deputetët e kuvendit të shqipërisë të mos marrin pjesë në seancën kuvendore. Në cdo vend që ka minimumin e normalitetit do të ishte normale që deputetët e kuvendit të ballafaqonin idetë dhe mendimet e tyre për ligje që rregullojne jetën e përditshme dhe të ardhmen e njerzve.
Por kuvendi i Shqiperise sot, fatkeqësisht, ka degraduar në një fole kriminelësh ose pseudopolitikanesh të lidhur ngushtë me krimin e organizuar dhe kokat e tyre, në një vend dallkaukësh injorante ordinere, hajdutësh që nga mgjesi deri në darkë bëjnë aferat e tyre korruptive.
Zgjedhjet e qershorit të 2017, nën terrorin e pushtetit dhe forcën e parave të drogës dhe korrupsionit, prodhuan një mazhorancë kriminale që po dikton dhunshëm me një arrogancë të pashoqe jetën politike dhe ekonomiko sociale të vendit. Forca e arësyes që duhet të mbizotëroje në kuvend është zëvendësuar me forcën e numrave te kartonave qe u detyrohen padronëve të krimit afera, tendera, koncesione e PPP . Kështu që ai vend është kthyer në një vend trafiqesh te pamoralshme dhe duke mos qenë më vendi i debatit kostruktiv për të mirën e njerzve, nuk është dhe nuk duhet te jetë më as vendi i opozitës.

2. Pak ditë më pare kryeministri Rama ka propozuar paketën “antishpifje”. A do ketë rezultat ky vendim?

Me duket shumë e cuditshme se si kryeministri i vendit tim, një pokitikan qe ka mbi 20 vite si aktor kryesor i saj të ketë degraduar kaq rende. Fjala e lirë është themeli i demokracisë. Shqiperia sot nuk është një shtet i së drejtës, biles as shtet pasi pushteti sot i ka hyp në qafë shtetit. Sot pushteti të gjithë shtetin edhe pse gjysmak, e ka në dorë. Asgjesoi gjykatën kushtetuese dhe gjykatën e larte, krijoi nje amulli në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe në prokurori dhe sot, ka qeverinë, mazhorancën dhe parlamentin ku ben ligje antikushtetuese , ka drejtësinë, me gjykata e prokurori, ka parlamentin, dhe i pangopur sic është vetëm ai, kërkon të marrë cdo pushtet tjetër qe i garanton para dhe pushtet. Por nëse tenton edhe ti heqësh lirinë e fjalës shoqërisë dhe mekanizmave te saj si mediave, gazetarvë por edhe opozites ti bie ne diktaturë të plotë. Dhe sot jemi më afër se kurrë.

3. “Xhisiela” ishte tema e cila pati akuza si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita. Çfarë mendoni se fshihet pas kësaj historie?

Pas kesaj historie fshehet arroganca e pushtetit në mbrotje të ithtareve të vet kriminelë.
Ne nuk cuditemi se ka krime te tilla, se ka të rinj kriminelë që nëpërkëmbin dinjitetin e femrave, apo edhe kriminelë të krimit të organizuar apo ordinerë, por habitemi se si mbrohen nga shteti. I mbron policia dhe prokuroria, i mbrojne mediat apo edhe politikanë të rangut të lartë.
Kjo eshte e neveritshme

4. Audiopërgjimi “Babalja” e cili doli i manipuluar nga ekspertiza Angleze. Përse opozita vazhdon ende të këmbëngul?

Një shprehje e urtë e popullit thotë ” ja ujku, mos kërko gjurmët” . Vëllai i ministrit sot është në burg si trafikant lëndësh narkotike kurse ne merremi me babalen. Edhe kjo është çudia e politikës alla shqiptare. Ky vend cdo ditë e me tepër po behet i pajetueshëm. Varfëria po keput familjet shqiptare, papunësia si plagë e rëndë po agravohet, emigracioni është në shifra marramendëse, pasiguria është kryefjala e ditës kudo dhe ne akoma kërkojmë gjurmët e Ramës.

5. Në zgjedhjet e ardhshme lokale, a do të jeni ju një nga kandidatët për bashkinë e Lezhës?

I kam falenderuar zgjedhësit e mi në cdo fushatë që ata më kanë mbështetur mua dhe programin e LSI-së. Në mënyrë të vecantë u kam shprehur mirënjohjen kurbinasve, mirditoreve dhe lezhianëve për mbështetjen e tyre pa kompromis, aq më tepër në kushtet e një terrori shtetëror. Ata, të paepur, votuan dhe më dhanë detyrën fisnike të parlamentarit. Kam qenë në krye të Bashkisë Lezhë dhe kam bërë cdo gjë për përmirësimin e jetës së qytetarëve lezhiane. Janë realizuar projekte pafund në infrastrukturë si rrugë, trotuare, sheshe, ura e shëtitore, janë ndërtuar shkolla të reja dhe rikostruktuar të gjitha të tjerat, janë realizuar projekte sociale dhe kulturore që kanë ndikuar në jetën publike, janë përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve ku ka spikatur furnizimi me ujë te pijshëm jo vetem 24 orë por edhe i një cilësie dhe standarti europian, e të tjera projekte qe unë si kryetar dhe stafi im ndjehemi krenar. Tani do vazhdoj te bej detyren e re që më kanë besuar qytetarët e qarkut Lezhë. Është detyre fisnike dhe do përpiqem të jem në lartësinë e saj.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 7 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 7 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 7 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 10 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 7 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 11 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 7 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 14 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 11 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 10 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 16 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.