Ish-ministri Ilir Beqaj kërkon lirimin nga burgu me garanci pasurore, ofron 5 milionë lekë

Drejtori i Agjencise Shteterore te Programit Strategjik dhe Koordinimit te Ndihmes (SASPAC), Ilir Beqaj duke folur gjate nje seance te komisionit per Ekonomine dhe Financat, i cili shqyrtoi projektligjin "Per ratifikimin e marreveshjes financiare kuader te partneritetit, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Komisionit Evropian. /r/n/r/nDirector of the State Agency for the Strategic Program and Aid Coordination (SASPAC), Ilir Beqaj, speaks during a session of the Committee on Economy and Finance, which considered the draft law "For the ratification of the framework financial partnership agreement, between the Republic of Albania and the European Commission.

Në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) vijon seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj prej më shumë se tre orësh, për caktimin e masës së sigurisë.

Mësohet se Beqaj ka kërkuar të lirohet nga qelia me garanci pasurore me 5 milionë lekë, ndërsa ka kundërshtuar akuzat e SPAK.

Seanca ndaj tij dhe personave të tjerë të dyshuar është ndërprerë me 30 minuta pushim dhe pritet të vijojë derisa të merret një vendim.

Kujtojmë se ish-ministri u arrestua dy ditë më parë nën dyshimet për përfshirje në një skemë korrupsioni për përfitime nga fondet e Agjencisë së koordinimit të ndihmës së huaj (SASPAC), të cilën e drejtonte që prej vitit 2021, si dhe për fshehje të pasurisë.

SHKARKO APP