Ish-ministri Peka: Basha na dha dajak! Largoi 50 mijë demokratë se nuk e votonin
Ish-zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka thotë se Lulzim Basha ka nisur punën për të krijuar partinë e re që vjet në mars kur përjashtonte nga takimet e veta demokratët.
Sipas tij, Basha largoi nga partia 50 mijë demokratë kur bëri zgjedhjet në korrik se e dinte që nuk e votonin.
“Kam thënë që Basha po krijon partinë e vet që vjet në mars kur bënte takime dhe nuk linte militantët e PD të futeshin në takim, po thoshte jeni të Berishës, dilni jashtë. Në kohën kur si kryetar i partisë i largon votuesit e tu edhe nga takimet edhe nga votimet…zgjedh kryetarin e partisë dhe thua që 70 për qind e demokratëve nuk lejohen të votojnë, ajo që i ngelet është kush do ta marrë logon e PD”, tha Peka në ”Euronews Albania”.