Josa e nis mbarë aventurën me Laçin, shkatërron Tiranën

Mirel Josa e nis me këmbën e mbarën aventurën te Laçi, duke i shkaktuar një humbje 3-0 Tiranës, në duelin e vlefshëm për javën e shtatë në Superiore. Kurbinasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë një goli të shënuar nga sulmuesi Sobowale në minutën e 43-të.

Lojtari dyshohej për pozicion jashtë loje, por pas disa minutave konsultim me VAR, u vendos se goli ishte i rregullt. Në pjesën e dytë Tirana provoi që të gjente golin e barazimit duke ju afruar në disa raste, por fati nuk ishte në anën e tyre.

Në fund, Laçi shënoi edhe dy herë të tjera me Thaleb dhe Manellari, duke vulosur shifrat në 3-0. Kurbinasit me fitoren e sotme ngjiten në vendin e tretë me 10 pikë, po aq sa kanë dhe bardheblutë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?