Kërcënon federata serbe: UEFA të dënojë Shqipërinë dhe Kroacinë, ose nuk marrim pjesë në Europian

Edhe pse vetë në stadiumet e Gjermanisë kanë provokuar duke thënë në kor ”Kosova është Serbi”, Federata Serbe e Futbollit do t’i kërkojë UEFA-s të dënojë Shqipërinë dhe Kroacinë për këngët që kënduan në kor tifozët shqiptarë dhe kroatë.

Dhe kush ankohet, Serbia! Ata që shkelin çdo rregull dhe moral, ata që djegin flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe bëjnë thirrje antishqiptare, ata që duhet vetë UEFA të mos i pranojë në Europian siç ka bërë me Rusinë.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Serbe të Futbollit, Jovan Surbatoviç, thotë se tifozët shqiptarë e kroatë kënduan dhe bënë thirrje së bashku kundër serbëve. Ai kërkon që dy kombëtaret të dënohen, ose në të kundërt Serbia nuk do të marrë pjesë në Kampionatet Europiane.

“Kjo është skandaloze. Federata do t’i kërkojë UEFA-s që të marrë sanksione. Kjo kërkon dënimet më të rënda në mënyrë që të mos përsëritet më. Do kërkojmë që UEFA të ndëshkojë rëndë grupet e Shqipërisë dhe Kroacisë. Ne nuk do të marrim pjesë në kompeticionin europian nëse nuk dënohen keqbërësit. Presim dënime rigoroze”, tha Surbatoviç.

Ai u shpreh se ka besim që UEFA do të reagojë, njësoj siç bëri me gazetarin nga Kosova që i hoqi akreditimin në Euro 2024 pasi bëri simbole shqiptare kundër serbëve në stadium.

UEFA duhet të dënojë Serbinë, kjo duhet bërë!

SHKARKO APP