12-vjetori i Pavarësisë, Osmani: Mirënjohje të gjithë, veçanërisht SHBA-ve

Në Kuvendin e Kosovës, këtë të hënë është mbajtur një seancë solemne me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë. Kryetarja e parlamentit, Vjosa Osmani u shpreh shumë e nderuar në këtë përvjetor të 12-të Kosovës duke mos harruar asnjë nga ata që kontribuan në pavarësinë e Kosovës. Osmani pati një falenderim të veçantë për ShBA, me cilën Kosova ka miqësi të hershme e të përhershme.

”Ndjehem tepër e lumtur që në këtë ditë solemne ndodhem para jush dhe që më është dhënë mundësia e jashtëzakonshme që nga foltorja e demokracisë, tua përcjell urimet më të mira me rastin e 12-të të shtetit tonë të dashur, Republikës së Kosovës. Sot vendi ynë ka mbushur 12 vjet. Kujtojmë të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e këtij vendi. Mendojmë çdo ditë e çdo natë bashkë me nënat e të pagjeturve që janë bashkë me ne sot. Kujtojmë të gjithë martirët, njerëzit e mirë të këtij vendi që sakrifikuan çdo gjë për lirinë tonë. Ta nderojmë gjeneratën e deputetëve të këtij Kuvendi që në vitin 1990 e shpallën deklaratën e pavarsisë akt themeltar të shtetit të Kosovës dhe më pas kushtetutën e parë, atë të Kaçanikut”.

Nga ana tjetër, tha se ”Ta nderojmë gratë e burrat e këtij Kuvendi të cilin në këtë datë të vitit 2008 e deklaruan botërisht vullnetin tonë për të jetuar të pavarur duke na kthyer neve evropianët e vjetër në shtetarët më të rinj. Këtë rrugëtim e bëmë bashkë me miqtë tanë të shumtë të cilëve do u jemi përjetësisht mirënjohës. ”

Po ashto, Osmani shtoi edhe se ”Ne i lusim ata që të qëndrojnë pranë nesh edhe në synimet tona të tona të përbashkëta, për integrim të shpejtë, për zhvillim ekonomik, dhe për prosperim të përgithshëm të vendit. U jemi mirënjohës vende dhe popujve evropianë me të ciklët ne ndajmë të njëjtat hapësira gjeografike ppor dhe të njëjtat vlera. Në veçanti u jemi mirënjohës SHBA, popullit të lirë amerikan me të cilët ruajmë miqësi të hershme e të përhershme. Pavarësia e Kosovës e ka vulosor edhe fatin e lirinë e popujve në Ballkan”.

SHKARKO APP