​Autoritetet ndalojnë vizitat familjare në burg

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka vendosur ndalimin e përkohshëm të vizitave familjare, vizitave të organizatave joqeveritare tek të burgosurit, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë.

Kjo masë ka si synim të parandalojë përhapjen e pandemisë dhe mbrojtjen e shëndetit të burgosurve dhe stafit në institucionet korrektuese. Kjo masë e përkohshme do të zbatohet, duke nisur nga 21 tetori deri në një vendim të dytë. Sipas SHKK-së, komunikimi mes të burgosurve me familjarët por edhe me organizatat do të mundësohet përmes “Skype”.

”Si alternativë do të mundësohen telefonatat dhe sistemi i komunikimit virtual sipas procedurave institucionale. Po ashtu, për shkak të ndalimit të përkohshëm të vizitave, pastrimi i rrobave për të burgosurit do të organizohet në institucione”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?