Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 5 Nëntor 2026, 10:31 Dialogu në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja? Marrëveshje të pazbatuara, dialog i bllokuar politik dhe kritika të reja nga Bashkimi Evropian. Në raportet e sivjetme të progresit, Komisioni Evropian kritikon Kosovën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Champions League
  • Goxhaj dhe Lika
  • Kandidati për Tiranë
  • Erion Veliaj
  • Shpërthimet në pallate
  • Protesta studentore
  • Raporti i BE-së
  • Trump dhe Senati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Champions League
  • Goxhaj dhe Lika
  • Kandidati për Tiranë
  • Erion Veliaj
  • Shpërthimet në pallate
  • Protesta studentore
  • Raporti i BE-së
  • Trump dhe Senati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dialogu në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?

Aktualitet E enjte, 5 Nëntor 2026 10:31
Dialogu në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Marrëveshje të pazbatuara, dialog i bllokuar politik dhe kritika të reja nga Bashkimi Evropian.

Në raportet e sivjetme të progresit, Komisioni Evropian kritikon Kosovën dhe Serbinë për mospërmbushjen e obligimeve në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

Por, edhe vetë dialogu që ndërmjetëson Brukseli nuk ka shënuar përparim të dukshëm politik prej më shumë se tre vjetësh.

Takimi i fundit i nivelit të lartë u zhvillua në shtator të vitit 2023.

Që atëherë, bisedimet kanë vazhduar në nivel kryenegociatorësh, por pa i afruar palët drejt një marrëveshjeje të mundshme.

Prishtina e kushtëzon rikthimin në takimet e nivelit të lartë me dorëzimin e Millan Radoiçiqit, ish-politikanit serb të Kosovës që mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023.

Beogradi, ndërkaq, këmbëngul në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Njohës të procesit vlerësojnë se BE-ja ka ende instrumente politike dhe financiare për t’i nxitur palët drejt normalizimit.

Por, mospajtimet brenda bllokut dhe mungesa e një strategjie të qartë, sipas tyre, e kanë kufizuar ndikimin e saj.

Donika Emini, nga Grupi Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë, thotë se Brukseli mund të përdorë më shumë stimuj për të dyja vendet, krahas masave ndëshkuese.

Për Kosovën, ajo përmend avancimin e aplikimit për anëtarësim në BE, përfitimet nga Plani i Rritjes dhe mbështetjen financiare e politike për integrim.

Për Serbinë, mundësitë lidhen kryesisht me negociatat e anëtarësimit.

“Hapja dhe mbyllja e kapitujve negociues, qasja në fondet evropiane, përfitimet nga Plani i Rritjes dhe avancimi i përgjithshëm në procesin e integrimit mund të kushtëzohen shumë më qartë me përparimin në reformat demokratike, sundimin e ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, thotë Emini për Radion Evropa e Lirë.

Edhe Toby Vogel, nga Këshilli për Demokratizimin e Politikave në Bruksel, vlerëson se BE-ja ka hapësirë për të vepruar, por kërkon një angazhim të mirëfilltë të Serbisë në dialog dhe një perspektivë reale për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme.

Paralelisht, sipas tij, Brukseli duhet ta avancojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim, i cili ka mbetur pa u shqyrtuar që nga dhjetori i vitit 2022.

“Është e tmerrshme që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE gjendet prej vitesh në sirtarët e Brukselit dhe Komisioni nuk e adreson. Askush nuk mund të më bindë se, me vullnetin e duhur politik, nuk mund të gjendet një zgjidhje kreative që t’i lejojë një shteti, të cilin nuk e njohin të gjitha vendet anëtare, të paktën ta nisë procesin e anëtarësimit”, thotë Vogel.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Bashkimit Evropian me pyetje për instrumentet që ka në dispozicion për ta zhbllokuar dialogun, mundësinë e përdorimit të tyre dhe planet për rifillimin e takimeve të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk mori përgjigje.

A mjaftojnë stimujt financiarë?

Për Eminin, vetëm premtimi për fonde dhe asistencë financiare nuk mjafton për t’i bindur palët të angazhohen seriozisht.

BE-ja tashmë ka Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili parasheh mbështetje financiare në këmbim të reformave.

Angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë.

Por, sipas Eminit, përvoja e vitit 2013 dëshmon se stimujt politikë mund të kenë ndikim më të madh.

Pas Marrëveshjes së parë të Brukselit, Serbisë iu hap rruga drejt negociatave për anëtarësim, ndërsa Kosova përparoi drejt Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

“Mendoj se kjo logjikë duhet të rikthehet, por në një mënyrë më të qëndrueshme dhe më substanciale: përparimi real në integrimin evropian duhet të shoqërohet me angazhim real në dialog dhe zbatim të marrëveshjeve”, vlerëson ajo.

Emini kërkon përfshirje më aktive të shteteve kryesore të BE-së dhe një strategji që përcakton qartë se çfarë përfiton secila palë nëse i përmbush obligimet dhe me çfarë pasojash përballet nëse nuk i zbaton ato.

Vogel, megjithatë, e vë në pikëpyetje nëse marrëveshjet ekzistuese mund ta çojnë procesin drejt një zgjidhjeje përfundimtare.

“Më duket se BE-ja i ka humbur levat e ndikimit gjatë viteve të fundit”, thotë ai.

“Edhe nëse këto marrëveshje zbatohen nesër, a na sjellin vërtet më afër marrëveshjes përfundimtare? Nuk jam i sigurt”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

A ka nevojë BE-ja për një qasje të re?
Kritikat ndaj Brukselit nuk lidhen vetëm me efektivitetin e instrumenteve të tij, por edhe me mënyrën se si i ka trajtuar palët në dialog.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në vitin 2023, BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të tensioneve në veri dhe veprimeve të Qeverisë që i cilësoi si të njëanshme. Masat kufizuan bashkëpunimin politik dhe një pjesë të mbështetjes financiare.

Mund t'ju interesojë

Monika Kryemadhi shkon në GJKKO: Dielli shkëlqen!

Monika Kryemadhi shkon në GJKKO: Dielli shkëlqen!

Para 11 minutash
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, zbulohet arsyeja

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, zbulohet arsyeja

Para 46 minutash
Erjon Vishkulli përgatitet për operacionin vendimtar, ja mesazhi i 28-vjeçarit

Erjon Vishkulli përgatitet për operacionin vendimtar, ja mesazhi i 28-vjeçarit

Para 1 ore

Sipas raportit të progresit për vitin 2026, ato u hoqën pas transferimit të rregullt të pushtetit lokal në veri, pas zgjedhjeve të vitit 2025.

Autoritetet kosovare e kanë kritikuar BE-në për standarde të dyfishta, duke theksuar mungesën e masave ndaj Serbisë pas sulmit në Banjskë – pretendim që BE-ja e ka hedhur poshtë.

Edhe Vogel vlerëson se Brukseli ka ushtruar më shumë presion ndaj Prishtinës sesa Beogradit.

Sipas tij, dialogu është larguar nga synimi për një marrëveshje përfundimtare dhe është përqendruar kryesisht në menaxhimin e krizave.

“BE-ja duhet ta ndryshojë qasjen, të ndryshojë mënyrën se si sillet me të dyja palët dhe të heqë dorë nga ideja se duhet t’i japim diçka Serbisë që ta pranojë pavarësinë e Kosovës, sepse ky nuk është një lëshim, por pranim i realitetit”, thotë Vogel.

Emini, ndërkaq, ia atribuon ngecjen mungesës së vullnetit politik të palëve, bllokadave institucionale në Kosovë dhe qasjes së Brukselit.

“Në njëfarë mënyre, është krijuar përshtypja se Brukseli është kënaqur me vazhdimin e komunikimit në nivel teknik, ndërkohë që dialogu politik është shtyrë vazhdimisht, për shkak të rrethanave të brendshme në të dyja vendet”, thotë ajo.

A mund të sjellin zhvillimet politike një fillim të ri për dialogun?

Zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Serbi mund të ndikojnë në të ardhmen e dialogut, por nuk pritet ta zhbllokojnë menjëherë atë.

Kosova ka tashmë një Qeveri me mandat të plotë katërvjeçar, të udhëhequr nga Albin Kurti, e cila u votua në shtator, pas një periudhe të gjatë bllokadash institucionale.

Në Serbi, zgjedhjet e tetorit sollën ndryshimin e pushtetit.

Lista Studentore, e dalë nga protestat kundër qeverisjes, i dha fund sundimit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiçit.

Ndërsa Serbia është në procesin e formimit të institucioneve të reja, as Emini dhe as Vogel nuk presin takim të nivelit të lartë gjatë pjesës së mbetur të vitit.

Vogel vlerëson se Brukseli duhet të vendosë kontakte me udhëheqjen e re serbe, pa ushtruar menjëherë presion mbi të.

“Do të ishte e çuditshme, në aspektin politik, t’u bësh presion njerëzve që janë më shumë në anën tuaj dhe shumë më konstruktivë – ose të paktën kështu mendojmë se janë – sesa kishim vullnet t’i bënim presion Vuçiqit”, thotë ai.

Megjithatë, sipas tij, do të duhen muaj për të kuptuar orientimin e pushtetit të ri, pasi Lista Studentore përfshin si elemente properëndimore, ashtu edhe proruse e nacionaliste.

Edhe Emini është e rezervuar ndaj pritjeve për ndryshim të politikës së Beogradit ndaj Kosovës.

“Është shumë herët të themi nëse ky ndryshim do të jetë pozitiv apo negativ për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën”, thotë ajo.

Lista Studentore, ashtu si pushteti i deritanishëm në Serbi, e konsideron Kosovën pjesë të territorit serb, ndonëse ajo ka shpallur pavarësinë në vitin 2008.

Bartësi i saj, Ilija Srdanoviç, i ka thënë më herët REL-it se vazhdimi i dialogut për “çështjen e Kosovës dhe Metohisë” është pjesë e planit të saj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur pritjen që udhëheqja e re në Beograd ta ndryshojë qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse stabilizimi institucional në Kosovë dhe ndryshimi i pushtetit në Serbi do të sjellin edhe përparim në dialog.

Për BE-në, kjo do të jetë një tjetër provë e aftësisë për t’i kthyer angazhimet politike në zbatim të marrëveshjeve./ REL

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Dialogu në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?
Para 4 minutash

Dialogu në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?

Monika Kryemadhi shkon në GJKKO: Dielli shkëlqen!
Para 11 minutash

Monika Kryemadhi shkon në GJKKO: Dielli shkëlqen!

Fluturimi Dublin-Romë devijohet në hapësirën ajrore franceze pas një alarmi për bombë në bord
Para 15 minutash

Fluturimi Dublin-Romë devijohet në hapësirën ajrore franceze pas një alarmi për bombë në bord

Astronautët e NASA-s votuan nga hapësira për zgjedhjet në SHBA, ja si mbërrin vota në Tokë
Para 19 minutash

Astronautët e NASA-s votuan nga hapësira për zgjedhjet në SHBA, ja si mbërrin vota në Tokë

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
Para 16 orësh

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Kush është Barack Obama i ri?
Para 13 orësh

Kush është Barack Obama i ri?

3 Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë
Para 11 orësh

Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë

4 Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjigje pa doreza për disa deputetë
Para 12 orësh

Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjigje pa doreza pë...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.