Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Edhe pesë ditë afat, Kosova në pritje të formimit të qeverisë së re

Kosova E mërkurë, 22 Tetor 2025 09:41
Edhe pesë ditë afat, Kosova në pritje të formimit të qeverisë së re
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Edhe pesë ditë kanë mbetur afat që Albin Kurti, i mandatuar për kryeministër ta prezantojë qeverinë e re.

Nëse kjo nuk ndodh deri më 26 tetor, atëherë presidentja duhet t’ia jap mundësinë të dytit. Nëse as ai nuk arrin t’i bëjë numrat, vendi shkon në zgjedhje.

Kosova ndodhet në një fazë të paqartësisë politike, ndërsa afati për formimin e qeverisë së re po afron me shpejtësi.

Albin Kurti, i mandatuar për kryeministër, ka edhe pesë ditë kohë për të prezantuar kabinetin e tij qeveritar dhe për të siguruar shumicën parlamentare.

Nëse kjo nuk ndodh deri më 26 tetor, atëherë presidentja Vjosa Osmani duhet t’ia jap mundësinë të dytit, që në këta rast është Partia Demokratike e Kosovës.

Deri më tani kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dhënë vetëm një zotim publik se “do të nisim negociatat”, por pa sinjale konkrete për ndonjë marrëveshje apo shumicë të mundshme.

Zyrtarisht edhe partitë e tjera nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë apo qëndrim se kanë pasur takime dhe biseda për ndonjë koalicion apo marrëveshje për krijimin e qeverisë së re të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, gjendet nën presion të madh për të siguruar mbështetje në Kuvend, pasi zgjedhjet e 9 shkurtit e lanë larg shumicës së nevojshme për të qeverisur e vetme.

Partia e Kurtit ka përjashtuar bisedimet me Partinë Demokratike të Kosovës, e cila doli e dyta në zgjedhje, ndërsa ka lënë të hapur derën për një bashkëpunim të mundshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Një marrëveshje deri tani është lidh mes LDK dhe VV, por në nivel lokal.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka nënshkruar një marrëveshje për koalicion me Vetëvendosjen për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 9 nëntor, kur në balotazh garojnë PDK-ja dhe LVV-ja.

Afati kushtetues prej 15 ditësh për prezantimin e Qeverisë së re skadon më 26 tetor.

Pastaj, presidentja Vjosa Osmani, brenda 10 ditësh, duhet t’i ftojë partitë në konsultim dhe, sipas diskrecionit të saj, t’ia japë mandatin një kandidati tjetër që dëshmon se ka shumicën parlamentare.

Osmani tha të hënën se ka ende kohë për të arritur këtë qëllim, duke kritikuar njëkohësisht Listën Serbe për, siç theksoi, krijimin e pengesave.

“Janë bërë shumë muaj pa qeveri që do të kishte mandat të plotë kushtetues. Është në interes të Kosovës që sa më parë, tash pasi që Kuvendi është konstituar në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, të kemi qeveri me mandat të plotë.

Mund t'ju interesojë

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 6 orësh
Ligji për Specialen nesër në Kuvend, zyra e BE: Shqetësime serioze për detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

Ligji për Specialen nesër në Kuvend, zyra e BE: Shqetësime serioze për detyrimet ndërko...

Para 9 orësh
Kurti në Dublin me Rutte-n: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben paqes dhe sigurisë në rajon

Kurti në Dublin me Rutte-n: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben paqes dhe sigurisë ...

Para 10 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Krijimi i qeverisë varet krejtësisht nga koalicionet e partive politike, unë aty si presidente nuk mund të ndërhyj. Vonesa e krijuar që po tentohet të krijohet nga Lista Serbe i dëmton interesat jo vetëm të Kosovës si shtet, por të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe serbët”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lista Serbe, partia më e madhe e komunitetit serb në Kosovë, dorëzoi javën e kaluar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër zgjedhjes së nënkryetarit serb të Kuvendit, Nenad Rashiq, duke pretenduar shkelje të Kushtetutës dhe të rregulloreve të brendshme.

Ankesa u paraqit më pak se një javë pas konstituimit të Kuvendit, një proces që zgjati pothuajse gjashtë muaj.

Kabineti i propozuar për qeveri duhet të sigurojë të paktën 61 vota në Kuvendin me 120 deputetë për t’u miratuar.

Me 48 ulëse të fituara në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk mund ta sigurojë shumicën e nevojshme pa një partner koalicioni.

Në rast se nuk arrin të mbledhë 61 vota, presidentja Osmani ka detyrën brenda dhjetë ditësh të ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin që ka shanset më të mëdha për të formuar Qeverinë.

Mandatari ka më pas 15 ditë të tjera kohë për të dorëzuar përbërjen e re të kabintetit qeveritar në Kuvend.

Nëse as pas përpjekjes së dytë Qeveria nuk mund të formohet, presidentja Osmani, sipas Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja, që duhet të mbahen brenda 40 ditësh.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 5 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 5 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 5 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 5 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 5 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 9 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 13 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 5 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.