Erion Veliaj pret kryetarin e Komisionit të Ligjeve të Kuvendit të Kosovës: Tirana ka një hapësirë të veçantë për të rinjtë nga Kosova

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti ditën e sotme kryetarin e Komisionit të Ligjeve të Kuvendit të Kosovës, Adnan Rrustemi, i cili së bashku me zv/kryetarin dhe anëtarët e këtij Komisioni po kryen një vizitë pune në vendin tonë. Veliaj u shpreh i lumtur për bashkëpunimin në nivel parlamentar dhe lokal mes dy vendeve.

Jam shumë i lumtur që Adnani, Kryetari i Komisionit të Ligjeve të Parlamentit të Kosovës dhe miqtë e tjerë që përfaqësojnë krejt spektrin politik të Kosovës, janë në Tiranë. Mezi pres që këtë eksperiencë të mirë ta transferojmë edhe në nivel lokal, ku edhe legjislatorët tanë, pra anëtarët e Këshillave Bashkiakë, të mësojnë nga njëri-tjetri. Ka shumë gjëra që në Kosovë janë bërë shumë mirë, ka shumë gjëra që këtu janë bërë shumë mire, dhe nëse secili mëson, atëherë rritemi bashkë edhe jemi më të fortë,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi së ky vit është një shans për Shqipërinë, por dhe Kosovën, për të prezantuar në Europë vlerat e kombit tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?