Festohet 139-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka organizuar një konferencë shkencore në 139-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për të përkujtuar këtë ngjarje kulmore të përfaqësimit të interesave shqiptare në momentin kur vendi ndodhej i kërcënuar nga aneksimi dhe copëtimi. Kreu i komunës së Prizrenit  Ramadan Muja, nënvizoi këtë moment të rëndësishëm.

Ramadan Muja: “Shqiptarët në kohën e Lidhjes ishin jo vetëm të privuar për të ushtruar të drejtat e tyre në tokën e tyre pellazgo-ilire, por ishin padrejtësisht të shtypur si nga pushtimi shekullor osman, nga lufta egoiste e fqinjëve sllavë për të coptuar trojet etnike.”

Për të  nderuar këtë ditë në Prizren akademikë, historianë dhe qytetarë të tjerë nga trevat mbarëshqiptare, morën pjesë edhe në konferencën shkencore “Vëllezerit Frashëri – Përmeti dhe Kosova”. Pjesëmarrës në konferencë ishin edhe përfaqësues nga Presheva.

Aktivitetet në ditët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit do të vazhdojnë deri më 12 qershor, kur Prizreni do të kremtojë edhe ditën e çlirimit.

SHKARKO APP