Fjala e Kryeministrit Kurti që zemëroi aleancën Vuçiç-Thaçi- Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e Sigurisë që u mbajt në Mynih të Gjermanisë ka bërë prezantimin e parë të politikës së tij në raport me Serbinë në arenën ndërkombëtare. Të pranishëm në takim ishin përfaqësuesit më të lartë të diplomacisë së SHBA-së dhe BE-së, liderë të rajonit, si dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, një treshe e lidhur ngushtë me pazarin për të rrëmbyer nga Kosova, aqsa munden, siç ka akuzuar ish-kryeministri Haradinaj.

Në këtë takim të rëndësishëm për negociatat Kosovë-Serbi, kryeministri Kurti ka mbajtur një qëndrim që ka bërë jehonë në Prishtinë dhe Tiranë, por ka acaruar shumë veta. Kurti ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë, por duhen patur parasysh tri parime për t’i shëruar plagët e planit të dështuar. Kurti ka përcaktuar tre pika kryesore ku duhet të bazohet vazhdimi i negociatave me Serbinë. Sipas tij, nuk ka marrëveshje pa dialog, nuk ka dialog me harta, dhe pa presidentë rreth hartave.

Kurti ka replikuar me presidentin e Serbisë, Vuçiç dhe kanë pasur debate të forta. Ajo që nuk kuptohet nga ky takim i rëndësishëm është se përse fjalimi i Albin Kurtit ka shkaktuar pakënaqësi te Hashim Thaçi dhe Edi Rama.

Albin Kurti ka goditur dhe idenë e mini-shengenit të mbështetur nga Edi Rama dhe Vuçiç. Ai tha se vendet e Ballkanit duhet të hyjnë të gjitha në BE, në të njëjtën kohë, ndryshe ata që do hyjnë më herët do pengojnë të tjerët.

Kjo ideja e Mini-Shengenit nuk është shumë e qartë për mua, nuk kam parë shumë dokumente, është një ide e pa projektuar për implementim. Besoj se duhet të hyjë në procesin e Berlinit, kështu do të ishte më së miri, kur të gjashta shtetet janë në tavolinë. Njëjtë sikurse Plani Marshall, që u hartua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Luftës së Dytë Botërore, tani neve na duhet një Mini-Marshall Plan për shtetet e Ballkanit Perëndimor”,- tha Albin Kurti.

Në videon më poshtë mund të ndiqni pjesën kryesore të fjalimit të Albin Kurtit:

Lexoni edhe

Çfarë ndodhi në Mynih?
Albin Kurti për fjalimin që e bëri në Munih, ishte inspiruar nga Ukshin Hoti
Andi Bejtja: Tre parimet e Albinit që u ngulën si gozhda në Mynih

SHKARKO APP