Isa Mustafa: Kemi rënë dakord me Albin Kurtin për qeverinë e re të Kosovës

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti janë takuar për të koordinur lëvizjet e tyre në kuadër të zhvillimeve politike në Kosovë pas dorëheqjes së  kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Mustafa shkruan se gjatë takimit u ra dakord se jo vetëm që vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje por duhet të rezultojë një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve, veçanërisht rinisë.

Kjo qeveri e re e Kosovës duhet të sillet me përgjegjësi dhe kompetencë në zhvillimin ekonomik, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, në menaxhimin e arsimit dhe shëndetësisë, në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit si dhe në hapjen e rrugës së integrimeve evropiane” shkruan Mustafa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?